Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Kulturë

Vizitë në fshatin Luar nga studentët e Akademisë së Arteve

📌Sot në Luar , i përzgjedhur në
“ 100 fshatrat turistikë” për bashkinë Roskovec
📌Me studentët e Akademisë së fshatrave turistikë dhe kryetarin e fshatit Luar
#Egjithëvëmendjatekqytetarët
#BashkiaRoskovec[lsvr_gallery images=”9116,9117,9118,9119,9120,9121″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Takim pune

Pasqyrimi i një takimi pune me drejtuesit e shkollave të Bashkisë Roskovec.
E pranishme në këtë takim ishte dhe drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Rajonale Fier zj. Yllka Beci.
Kryebashkiakia zj. Majlinda Bufi uroi një vit të mbarë mësimor për të gjithë mësuesit të cilët çdo ditë përçojnë dijen dhe edukojnë brezat.
Zj. Bufi u bëri me dije drejtuesëve të shkollave vendimin e Këshillit Bashkiak për rimbursimin e vlerës së paketës së librave për të gjithë fëmijët e klasës së pestë. 📚
Po ashtu Kryetarja theksoi se arsimi është dhe do të jetë në vëmendje të Bashkisë Roskovec përmes investimeve të vazhdueshme në infrastrukturën shkollore, duke krijuar kushtet që stafet pedagogjike dhe nxënësit meritojnë.✅
[lsvr_gallery images=”8769,8770,8771,8772,8773,8774,8775,8776,8777″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Dita Botërore e Pastrimit

Në Ditën Botërore të Pastrimit kemi një qytet më të pastër fal aksionit të sektorit të pastrim- gjelbërimit të zhvilluar ditën e sotme.
Aksioni ka në fokus ndotjen e mjedisit dhe pastrimin nga mbeturinat urbane, sensibilizimin e popullatës për problematikën e mbetjeve dhe zhdukjen e fenomenit “Verbëria Ndaj Mbeturinave”.
Por sot duhet të kujtojmë se nuk është vetëm detyrë e punonjësve të sektorit të pastrim-gjelbërimit por është obligim i të gjithë komunitetit.
Të gjithë bashkë ne mund të bëjmë të mundur që ajri që thithim, uji që pijmë dhe mjedisi ku ne jetojmë të jetë i pastër.
#BashkohudheTi
#Kujdesupërmjedisin
#BashkiaRoskovec
[lsvr_gallery images=”9352,9353,9354,9355,9356,9357″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Vendosja e sinjalistikave në qytet

Bashkia Roskovec ka filluar me vendosjen e sinjalistikave horizontale dhe vertikale në ato segmente rrugore, të cilat i janë nënshtruar rikonstruksionit të plotë.
Sot jemi duke punuar në fshatin Arapaj.
Të respektojmë sinjalistikat për një jetesë më të sigurt.
#ZbatojmëSinjalistikat
#Jetesëesigurt[lsvr_gallery images=”9368,9369,9370,9371″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Dita Ndërkombëtare e Tokës

Sot, më 22 Prill, në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, kujtojmë se kemi përgjegjësi që kalojnë përtej shtëpive tonë. Është një ditë e veçantë për ti shprehur mirënjohjen tonë Planetit Tokë, e cila mbështet të gjitha format e jetës.
Sot, sektori i shërbimeve vazhdoi pastrimin e zonave më të ndotura në fshatrat nën juridiksionin e Bashkisë Roskovec.
Të gjithë bashkë ne mund të bëjmë të mundur që ajri që thithim, uji që pijmë dhe mjedisi ku ne jetojmë të jetë i pastër.
#DitaNdërkombëtareTokës
#PastrojmëTokënQëDuam
#BashkiaRoskovec

[lsvr_gallery images=”7862,7863,7864,7865,7866″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rikonstruksioni i Kishës “Shën Koll”

Ministrja e Kulturës znj. Mirela Kumbaro sot në Kurjan së bashku me Kryetaren e Bashkisë znj. Majlinda Bufi vizituan kishën 700 vjeçare të Shën Kollit.
Ky monument kulture do t’i nënshtrohet restaurimit me fonde të bashkisë , projekt ky i përbashkët i Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë Roskovec.
Pas rastaurimit , kjo zonë jo vetëm do të kthehet në një destinacion të rëndësishëm për turistët, por do t’i japë dhe një hov zhvillimit ekonomik gjithë zonës.
#KishaShënKollit
#TrashëgimiKulturore
#BashkiaRoskovec

[lsvr_gallery images=”7870,7871,7872,7873,7874,7875,7876,7877,7878″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Më prano, më kupto, më dua!

“Më prano, më kupto, më duaj”
Kjo ishte motoja e këtij aktiviteti sensibilizues për fëmijët autik, të organizuar nga mësuesja Borana Kuka, në shkollën Alush Grepcka.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin drejtoria e shkollës, përfaqësues nga Bashkia Roskovec , prindër dhe nxënës.
Qëllimi i aktivitetit ishte që të pranohen këta persona në shoqëri sepse dhurata më e madhe për ta është “ndjenja e të qenurit të barabartë”.
[lsvr_gallery images=”7635,7636,7637,7638,7639,7640″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Këndi i BE-së Roskovec

Takimet informuese rreth këndit të BE-së në Roskovec vazhdojnë.🇦🇱🇪🇺
Sot ishim me vogëlushët e klasës së tretë të shkollës “Alush Grepcka” me mësuesen Irma Bardhi, në një orë të hapur mësimi, ku përveç informacioneve bazike për BE ata u edukuan për një ushqyerje të shëndetshme.
Falenderojmë në mënyrë të veçantë prindërit të cilët kontribuan me gatimet e tyre në këtë aktivitet.
[lsvr_gallery images=”7705,7706,7707,7708,7709,7710,7711,7712″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Takime me të rinjtë

Nxënës të talentuar dhe të etur për më shumë dije.📖📚
Këto cilësi ka vënë re vullnetari i “Peace Corps” z. Robert White, në të gjithë nxënësit e shkollave të Bashkisë Roskovec.
Takimet përmbyllëse të këtij cikli të parë ishin në shkollat “Alush Grepcka” dhe “Adem Vrapi”.
Së shpejti të tjera aktivitete na presin.
[lsvr_gallery images=”7744,7745,7746,7747,7748,7749″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Facebook
Facebook