Komuniteti
Dita Kombëtare e Rinisë
Gëzuar Ditën e Çlirimit.
Celja e fushatës së aktivizmit kundër dhunës ndaj grave.
25 Nëntori shënon celjen e fushatës së aktivizmit kundër dhunës ndaj grave,
#Bashkia Roskovec i bashkohet kësaj fushate me aktivitetin e parë 🧡”Shëno Portokalli, Të ndalim dhunën ndaj grave Tani;🧡
🙏Sport dhe jo dhunë ishte mesazhi që u përcoll përgjatë dy ndeshjeve miqësore në volejboll mes të rinjve të shkollës “Adem Vrapi” dhe qytetarëve nga komuniteti .
👉Ndeshjet përfunduan me rezultatet 1 me 1 ,
✅1 fitore për ekipin e vajzave të gjimnazit , dhe 1 fitore nga ekipi i djemëve të komunitetit.
Aksioni i pastrimit masiv
Në kuadër të Planit Kombëtar të Pastrimit dhe planit të veprimit miratuar nga Bashkia Roskovec për “Pastrimin rrënjësor të Bashkisë Roskovec
Filloi sot aksioni i pastrimit masiv.
Falenderojmë punonjësit, Qëndrën Shëndetësore Roskovec dhe nxënësit qe iu bashkuan nismës sonë.
Aksioni do të vazhdojë,
Mjedisi është shtëpia jone e përbashkët, Eja dhe ti
Programi i “Punëve publike në komunitet”
Në kuadër të programit të “Punëve publike në komunitet” në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, ➡️#ofrojmë një mundësi individëve të pafavorizuar në tregun e punës për shkak të mungesës së arsimimit.
Kryetarja e Bashkisë Roskovec znj.Majlinda Bufi nënshkroi sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit dhe Kontratat Individuale të punës me 15 punëkërkues të papunë të cilët do të jenë përfitues të programit të punësimit në komunitet për një vit.
Komedia “V”3
Dje në Pallatin e Kulturës Roskovec u shfaq komedia pikante
“V”3 me një interpretim aq real dhe shumë domethënës për realitetin nga 3 (tre) aktorët Miola Sitaj, Mim Marjanaku, Ina Nallbani dhe me regji brilante të Bruno Shllakut !
➡️Një përpjekje për të sjellë ca momente kënaqësie➡️
Sot ishim kaq 😔🔛po herën e ardhme ?
Ne na takon të bëjmë përpjekjet tona 🙏mentaliteti nuk është e lehtë të ndryshojë…
Dëgjesat publike në Roskovec dhe me Komunitetin Rom
Në bazë të ligjit Nr.146/2014 “Për njoftim dhe konsultim publik”, ligjit Nr.139/2015 datë 17.12.2015 “Për Vetqeverisjen Vendore” neni 18, të Rregullores së Këshillit Bashkiak për konsultimet publike,
U zhvillluan Dëgjesat e fundit publike në Roskovec, Jagodinë dhe me qytetarë të komunitetit Rom nè Roskovec, për “Hartimin e Buxhetit dhe Paketës Fiskale 2022”.