Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Çlodhje

Aktivitete verore argëtuese

Cfarë planesh keni për sonte ?…
↔️Ne jemi në sheshin qëndror përpara bashkisë me atmosferë festive dhe muzikë te mirë.🎼🎵🎹🎼🎶
👉 Eja dhe ti.[lsvr_gallery images=”13343,13344,13345,13346″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

kadikoy moto kurye umraniye moto kurye tuzla moto kurye atasehir moto kurye moto kurye moto kurye moto kurye beykoz moto kurye moto kurye uskudar moto kurye sile moto kurye

Mbrëmje festive nën tingujt e muzikës turke

Nën moton “Muzika dhe arti bashkojnë njerëzit” mirëpritëm mbrëmjen e djeshme në sheshin qëndror para Bashkisë grupin nga Turqia “Hayal Trio”.🎵🎶
Nën kujdesin e vecantë të Kryetares së bashkisë Roskovec Znj.Majlinda Bufi dhe deputetit të zonës Z.Baftjar Zeqo, angazhohemi ta kthejmë Roskovecin në destinacionin e aktiviteteve artistike dhe kulturore.[lsvr_gallery images=”13315,13316,13314,13313″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

kadikoy moto kurye umraniye moto kurye tuzla moto kurye atasehir moto kurye moto kurye moto kurye moto kurye beykoz moto kurye moto kurye uskudar moto kurye sile moto kurye

Mbrëmje festive nën tingujt e muzikës Jazz

Mirmbrema
📍Ditën e djeshme Kisha e “Shën Kollit” në Kurjan, mirëpriti qytetarët nën tingujt e një rryme muzikore bashëkohore sic është Jazzi.🕺💃
Artistët e njohur Italian, Demian Cabaud, Domenico Caliri, Mirco Mariottini, Stefano Tamborrino, 🎷🎺🎻nën kujdesin e vecantë të Kryetares së bashkisë Roskovec, znj.Majlinda Bufi dhe deputetit të zonës së Roskovecit z.Baftjar Zeqo dhuruan disa momente relaksi për të pranishmit.🎶🎵[lsvr_gallery images=”13302,13303,13304,13305″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Festojmë së bashku për të katërtin vit Festën e ullirit

📍Një aktivitet jo vetëm promovues për të katërtin vit .
📍Një festë për të gjithë . Edhe në
kushte pandemie në respekt të rregullave , përsëri u bëmë bashkë .
📍Faleminderit pjesëmarrësve , fermerëve, prodhuesve të vajit të ullirit ,vajzave dhe grave të produkteve ushqimore;
Specialistëve të shijimit të vajit ekstra i virgjër ; Vajzave , djemve dhe mësueve të gjimnazit “Adem Vrapi “ .
📍Një mundësi e mirë për çdo kënd që vjen për herë të parë në “Festa e Ullirit “ , te kisha e Shën Kollit dhe në Roskovec 😀
#festaeullirit
#kishaeshënkollit
#BashkiaRoskovec
#MinistriaeTurizmiteMjedisit
#ShoqataPërAutonomiVendore [lsvr_gallery images=”11838,11839,11840,11841,11842″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Një tjetër hapsirë për vogëlushët e Roskovecit

Në bashkëpunim më projektin e GIZ, tashmë fëmijve të Roskovecit kanë një tjetër hapësirë të dedikuar për të kaluar kohën e lirë.
Një nga prioritetet e Bashkisë Roskovec është përmirësimi i hapësirave të gjelbëruara dhe rikrijuese për fëmijët dhe moshat e treta.
Inaguruam këndin e lojrave në qendër të qytetit.
Të tjera hapësira rikrijuese do të ndërtohen në vijim, për t’i ofruar një ambient të sigurt fëmijëve por jo vetëm.
#GIZ
#BashkiaRoskovec [lsvr_gallery images=”11767″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”][lsvr_gallery images=”11766″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”][lsvr_gallery images=”11765″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Në qendrën e qytetit

Në qendrën e qytetit,[lsvr_gallery images=”11070,11071,11072,11073″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”] ➡️aty ku vijon puna për ndërtimin e shatërvanit ,
➡️për t’i ofruar qytetarëve tanë mjedisin jo vetëm infrastrukturor që meritojnë.
Dita ditës drejt një hapësirë zhvillimi ekonomik e social dhe shërbimesh dinjitoze për qytetarët.
#RilindjeUrbane
#BashkiaRoskovec

“Festa e Ullirit”

Bashkia e Roskovecit është bërë mikpritësja e “Festës së Ullirit”, në vitin e 4-të të organizimit të saj.
“Festa e Ullirit”, organizuar me iniciativën e veçantë të Kryetares së Bashkisë Roskovec zj. Majlinda Bufi, ka synim promovimin e prodhimit vendas, por edhe të traditës e monumenteve të kulturës.
Zona e Kurjanit është e njohur për rritje të bimëve të ullinjve dhe prandaj Bashkia Roskovec me qellim promovimin e ullinjëve si një nga vlerat më të rralla të kësaj zone, organizon për herën e katërt “Festën e Ullirit”,si një ngjarje e rëndësishme lokale dhe është e angazhuar plotësisht për të rritur ndërgjegjësimin për ruajtjen e vlerave natyrore dhe trashëgimisë kulturore dhe për t’i kthyer këto burime në një burim të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit.
📌Këtë vit “Festa e Ullirit” filloi me mini-maratonën 🏃‍♂️🏃‍♀️pranë qendrës së prodhimit të Sapunit Organik, me pjesëmarrjen masive të rinjëve dhe të rejave, dashamirës të sportit.
📌Mini-maratona u organizua nga organizata “Social Deveplopment Investment”, organizatë e cila zbaton në Roskovec projektin “Sapuni Organik Roskoveci”.
➡️Eventi vijoi në ambientet e rikonstrukturuara të Kishës 700-vjeçare “Shën Kolli”, nën tingujt e muzikës nga këngëtarët e njohur të zonës dhe panairin me produkte vendase të përgatituara me kujdes të veçantë nga banorët dhe nxënësit e shkollës “Didin Bishani”, Kurjan. 🙏
Në këtë aktivitet ishin të pranishëm përfaqësues nga institucionet qendrore dhe vendore, përfaqësues të projekteve të ndryshme të cilat zbatohen në Bashkinë e Roskovecit, intelektual dhe qytetarë të shumët.
📌Në fjalën përshëndetëse Kryetarja e Bashkisë zj. Bufi u shpreh se synon mbështetjen e prodhuesve lokalë, në përmirësimin, diversifikimin dhe promovimin e produkteve autoktone, për zhvillimin e turizmit, si një element kryesor për zhvillimin e qendrueshëm të ekonomisë.✔️
#FestaUllirit
#FestëLokale
#ZhvillimiQendrueshëmTurizmit
#MiniMaratonë #SDI #Relaod
#BashkiaRoskovec
[lsvr_gallery images=”10769,10770,10771,10772,10773″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Siguria Publike në Nivel Vendor

➡️Në kuadër të projektit “Siguria Publike në Nivel Vendor”, projekt i cili financohet nga Ministria e Jashtme e Hollandës, Akademia e Hollandës dhe FLAG, u zhvilluan disa takime, në të cilat patëm nderin të kishim të pranishme Ambasadoren e Hollandës në Shqipëri zj. Guusje Korthals Altes.🇦🇱🇳🇱
📌Vizita filloi në zyrën e Kryetares së Bashkisë zj. Majlinda Bufi, nje ekspoze e punës dhe iniciativave që Bashkia Roskovec ka ndërmarr në përmirësimin e sigurisë publike.
📌Takimi u pasua me një vizitë pranë këndit të lojrave në Roskovec, investim i kryer në kuadër të projektit “Siguria Publike në Nivel Vendor”.
Gjithashtu gjatë kësaj dite u diskutuan çështje të pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje dhe iniciativat që duhet të ndërmerren për të rritur përfaqësimin e tyre në çdo fushë.
Ambasadorja u shpreh e kënaqur nga takimet më përfaqësueset e Këshillit Bashkiak por dhe më gratë dhe vajzat, aktore kyç në rritjen e barazisë gjinore në Roskovec dhe angazhimit qytetarëve në terësi.
Ambasadorja gjithashtu inkurajoi punën dhe përpjekjet që Bashkia Roskovec ka ndërmarrë në lidhje ngritjen e vetëdijes rreth proçeseve të pjesëmarrjes qytetare në fushën e sigurisë publike si dhe zbatimi i këtyre elementeve në politika efektive dhe të përgjegjshme të sigurisë publike.
#SiguriaPublikenëNivelVendor
#FLAG
#BashkiaRoskovec
[[lsvr_gallery images=”10738,10737,10736,10735,10734,10733,10732,10731,10730,10729,10728,10727″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Atje ku janë fëmijët, është festë.

Festë sot tek këndi i lojrave në Roskovec. 
Dhjetra fëmijë të shoqëruar nga prindërit dhe gjyshër kanë festuar sot me animator, muzikë e lojra‍♂️‍♂️, me rastin e inagurimit të këtij këndit.
Këndi i lojrave është një investim i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Hollandës në bashkëpunim me Bashkinë Roskovec dhe fondacionin FLAG.
Të pranishëm në këtë event ishin zj. Maïta van der Mark, Eksperte e Akademisë së Hollandës, z. Naz Feka dhe z. Arlind Lugji, ekspert të fondacionit FLAG dhe Zv. Kryetari i Bashkisë Roskovec z. Isa Hoxha.
Fillimisht një takim zyrtar në ambientet e Bashkisë Roskovec për diskutuar mbi ecurinë e projektit. Gjatë takimit z. Hoxha theksoi se investimi më i mirë për të ardhmen e qytetit është puna që bëhet me fëmijët, për t’i nxitur ata të merren me aktivitete fizike.
Ekspertët në vijim vizituan këndin e lojrave nën atmosferën e gëzueshme që krijonin vogëlushët me lojrat dhe kërcimet e tyre.‍♂️‍♂️
Zv. Kryetari gjatë fjalës së tij u shpreh se investime të tilla jo vetëm për fëmijët por për të gjithë komunitetit, të cilat ndikojnë në përmirësimin e sigurisë publike, do të jenë në vëmendje të stafit të Bashkisë Roskovec.
[lsvr_gallery images=”10807,10808,10809,10810,10811″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook