Festë sot tek këndi i lojrave në Roskovec. 
Dhjetra fëmijë të shoqëruar nga prindërit dhe gjyshër kanë festuar sot me animator, muzikë e lojra‍♂️‍♂️, me rastin e inagurimit të këtij këndit.
Këndi i lojrave është një investim i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Hollandës në bashkëpunim me Bashkinë Roskovec dhe fondacionin FLAG.
Të pranishëm në këtë event ishin zj. Maïta van der Mark, Eksperte e Akademisë së Hollandës, z. Naz Feka dhe z. Arlind Lugji, ekspert të fondacionit FLAG dhe Zv. Kryetari i Bashkisë Roskovec z. Isa Hoxha.
Fillimisht një takim zyrtar në ambientet e Bashkisë Roskovec për diskutuar mbi ecurinë e projektit. Gjatë takimit z. Hoxha theksoi se investimi më i mirë për të ardhmen e qytetit është puna që bëhet me fëmijët, për t’i nxitur ata të merren me aktivitete fizike.
Ekspertët në vijim vizituan këndin e lojrave nën atmosferën e gëzueshme që krijonin vogëlushët me lojrat dhe kërcimet e tyre.‍♂️‍♂️
Zv. Kryetari gjatë fjalës së tij u shpreh se investime të tilla jo vetëm për fëmijët por për të gjithë komunitetit, të cilat ndikojnë në përmirësimin e sigurisë publike, do të jenë në vëmendje të stafit të Bashkisë Roskovec.

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).