Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Bashkia

Ushqyerje e shëndetshme

“Ushqyerje e shëndetshme”
Kjo ishte tema me të cilët u prezantuan prindërit e vogëlushëve të kopshteve të Kumanit dhe Vidhishtës.
Aktivitete të organizuar nga punonjësit e sektorit të Arsimit dhe Shëndetësisë z. Ervin Agaçi dhe znj. Manjola Vrapi.
Qellimet e këtyre takimeve ishin informimi dhe sensibilizimi i prindërve për efektet anësore e konsumimit të ushqimeve jo të shëndetëshme. Zëvendësimi i këtyre të fundit me ushqime të shëndetshmë ishte fokusi i diskutimit të ndërsjelltë midis prindërve dhe inspektores së shëndetësisë.

#Sensibilizohemi_për_shëndetin_e_fëmijëve_tanë
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”7361,7362,7363,7364,7365,7366,7367″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Mbill dhe Ti pemën tënde!

Mbill dhe Ti pemën tënde!
Bashkohu dhe Ti me ne në fushatën e gjelbërimit, më 5 Mars, ora 11:00, pranë digës së liqenit Kurjan.
Bëhet fjalë për gjelbërimin e qytetit!
Së bashku për shtëpinë tonë të përbashkët. 
 

Mbledhja e Këshillit Bashkiak

Ditën e sotme u zhvillua mbledhja e rradhës e Këshillit Bashkiak.
Në rendin e ditës u diskutuan këto çështje:
1. Miratimi i fondit për pagesën e personave me aftësi të kufizuar dhe invalideve të punës për periudhën 1- 28 Shkurt 2018.
2. Propozim për dhënien e Ndihmave Ekonomike për periudhën 1-28 Shkurt 2018. (Skema e re)
3. Miratimin e bursave të shtetit për nxënësit e arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike për vitin shkollor 2017- 2018 .
4. Miratimi i transferimit të fondeve dhe ndryshime në buxhetin e Bashkisë për vitin 2018.
5. Shtesë në vendimin e Këshillit të Bashkisë nr. 37 datë 24.11.2017 “Për miratimin e Paketës Fiskale për vitin 2018”.
6. Shfuqizimi i linjave rrethqytetëse ekzistuese, miratimin e linjave të reja dhe çmimet e biletave.
#Informohuni
#Mbledhja_e_Këshillit_Bashkiak
[lsvr_gallery images=”7273,7274,7275,7276,7277,7278,7279,7280″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Urbanizim i shpejt dhe i sigurt!

Shumë shpejt do të shohim rezultatet e punimeve në rrugën “Ish Ndërmarrja Bujqësore”. 👏
Jemi drejt ndërtimit të trotuarit, për të vazhduar më pas me shtrimin e rrugës dhe vendosjen e të gjithë elementeve urban.
Për një #urbanizim sa më të shpejt e të sigurt.
[lsvr_gallery images=”7283,7284,7285,7286,7287″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rikonstruksioni i Qendrave Shëndetësore

Ka filluar puna për investimin më të ri në Roskovec. 
Rikonstruksioni i plotë i Qendrës Shëndetësore Roskovec, bashkëpunim ky midis Bashkisë Roskovec dhe Projektit Shëndet për të Gjithë (HAP), me financim të këtij të fundit. 
Proçesi i rehabilitimit do të përfshijë punime në çati, dysheme, ndriçim dhe sistemin hidraulik, lyerje, instalim të sistemit të ngrohjes dhe ftohjes, rrethim me mur, recepsion, dhomë mjeku dhe infermieri, urgjencë, magazinë dhe tualete.
Projekti Shëndet për të Gjithë do të investoi dhe në Qendrat Shëndetësore Strum dhe Kurjan.
Të përmirësojmë shërbimet shëndetësore është synimi ynë.
#Rehabilitimi_i_Qendrave_Shëndetësore
#Përmirësojmë_cilësinë_e_shërbimeve
#Bashkia_Roskovec

[lsvr_gallery images=”7299,7300,7301,7302,7303,7304,7305″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Tradita vazhdon…

Tradita vazhdon 
Takime periodike me komunitetit për t’i sqaruar dhe për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme. 
Këto takime kanë rritur transparencën dhe përgjegjshmërinë, duke ndryshuar kështu natyrën e ndërveprimit midis pushtetit vendor dhe qytetarit.
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”7290,7291,7292,7293,7294,7295,7296″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rehabilitim i bujqësisë

Duke vazhduar punën për rehabilitimin e kanalit kullues K 35/2, me gjatësi 880 metra, në Njësinë Administrative Strum.
Do të vazhdojmë proçesin e pastrimit të kanaleve kulluese dhe vaditëse në të gjithë territorin e bashkisë, për një bonitet më të mirë të tokës.
#Rehabilitimi_i_bujqësisë
[lsvr_gallery images=”7318,7319,7320,7321,7322″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Përgatisim të rinjtë

Tashmë janë kthyer në traditë takimet e z. Robert White, përfaqësues i “Peace Corps”, në shkollat e bashkisë.
Ishim me vogëlushët e Luarit dhe Marinzës.
Nxënës të përgatitur dhe të etur për më shumë dije.
[lsvr_gallery images=”7187,7188,7189,7190,7191,7192,7193″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  
 

Investime në Infrastrukturën rrugore

A ju kishim thënë se Rilindja Urbane do të jepte rezultatet e saj edhe në lagjet e brendshme të bashkisë sonë?
Tashmë rezultati do të jetë i dukshëm dhe në lagjen “Ish sektori i ndërmarrjes bujqësore” në Roskovec.
Puna ka nisur!
Koha është ajo që do të jap rezultatin.
[lsvr_gallery images=”7196,7197,7198,7199,7200″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Formalizim Ekonomik

Drejtoria Ekonomike ka organizuar takime me bizneset që nuk kanë paguar detyrimet tatimore në vite , në të gjitha Njësitë Administrative të Bashkisë Roskovec.
Të pranishëm në këto takime ishin Administratori i përgjithshëm
z.Kadri Hyska, Drejtori Ekonomik. z. Selman Çepele dhe znj. Ditmira Goga përgjegjëse e sektorit të Tatim- Taksave.
Gjatë këtyre takimeve u diskutua mbi problematikat që i kanë bërë këto biznese debitore;
në pamundësinë për të mos paguar taksat vendore në kohë si një detyrim ligjor i tyre.
Gjetja e një rruge të përbashkët , të ndërmjetme të lehtësuar ishte në fokus të diskutimeve !

 [lsvr_gallery images=”7207,7208,7209,7210,7211,7212,7213,7214″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]