Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Bashkia

Mbledhja e Komisioneve të Këshillit Bashkiak

Ditën e djeshme, më datë 20 dhjetor, në sallën e mbledhjeve të Këshillit u mblodh Komisioni Ekonomik i Buxhetit dhe Komisioni për Zhvillimin e Urbanistikës dhe Ndërtimet.
Në këtë takim u diskutua rreth rendit të ditës të mbledhjes së fundit të Këshillit Bashkiak për e cila do të zhvillohet ditën e premte, ora 15:00.
Pikat më kryesore të cilat u diskutuan ishin:
– Projekt buxheti i bashkisë Roskovec për vitin 2018
– Numri maksimal i punonjësve në bashki.
[lsvr_gallery images=”6960,6961,6962,6963″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Njeriu i Vitit 2017

Mbrëmje Gala.
Gala nga vetë rëndësia e kësaj mbrëmjeje, shpallja për 10 profesionistët më të spikatur për vitin 2017.
Tashmë e kthyer në një traditë në bashkinë tonë, një traditë e cila na bën të reflektojmë se sa shumë kapacitete njerëzore ne kemi.
Një aktivitet i organizuar për vitin e dytë rradhazi, nën kujdesin e veçantë të Kryetares së Bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi.
Të ftuar të veçantë të mbrëmjes ishin personalitete me emër nga fusha të ndryshme. 
Të pranishëm ishin përfaqësues të pushtetit qendror dhe vendor: Deputetja e Fierit znj. Antoneta Dhima, Deputeti i zonës z. Anduel Xhindi, Prefekti i qarkut Fier z. Baki Bala, Kryetarja e bashkisë Patos znj. Rajmonda Balilaj, Kryetarja e bashkisë Ura Vajgurore znj. Juljana Memaj, përfaqësues të USAID-it, përfaqësues nga projekti “ Bashkitë për Evropën”, përfaqësues të medias dhe ekspertë të pushtetit vendor.
Përshëndetja e Kryebashkiakes ishte ajo që e hapi mbrëmjen. Në fjalën përshëndetëse Kryetarja shprehu një falenderim shumë të madh dhe mirënjohje për të gjithë të pranishmit, por jo vetëm.
Znj. Bufi pohoi se do të jetë gjithmonë e gatshme për të promovuar qytetin tonë, vlerat, kulturën dhe kapacitetet njerëzore që nuk janë të pakta në Roskovec. Nën tingujt e muzikës filluan të shpërndahen dhe çmimet.
Çmimin e parë, atë të mirënjohjes e dha Kryetarja e bashkisë për
z. Hamad Ben Abdennabi, Drejtuesi i Shoqatës “Gjysmë Hëna e Kuqe”, për kontributin e tij të madh në Roskovec, duke financuar kopshtin me ushqim “Lulet e Jetës”. Gjithashtu çmimi i mirënjohjes i’u dhurua z. Ramiz Sheme, për pëcielljen, promovimin e vlerave dhe traditave ndër vite dhe z. Skënder Zoga për punën e tij të palodhur si mekanizator.
Përfaqësuesit e medias:
znj. Iris Luarasi, znj. Anila Basha, znj. Alma Çupi dhe z. Ilirjan Gjika shpërndanë çmimet për median dhe reportazhet më të mira. Këto çmime i shkuan z. Flamur Çepele, z. Kristaq Dhano dhe znj. Valbona Daci.
Por cila është ajo që presim me kureshtje të madhe të gjithë???
Çmimet për “ Njeriu i Vitit 2017”

“Shkolla më e mirë ” – “Didin Bishani” Kurjan
” Mësuesi/ja më i/e mirë” – Rronjë Mejdani
“Nxënësi/ja më i/e mirë ” – Krisja Kola
“Infemieri/ja më i/e mirë “- Klementina Marku
“Fermeri/ja më i/e mirë ” – Nebi Caushi
“Blegtori/ja më i/e mirë ” –Bledar Metushi
“Sipërmarrësi/ja më i/e mirë”- Pastiçeri “Bleta”
“Kryetari më i mirë i fshatit ” – Dashnor Hazizi
“Punonjësi/ja më i/e mirë e Bashkisë” – Vjollca Zeqo
“Sportisti/ja më i/e mirë ” – Eldison Kapo
Këta ishin profesionistët e zgjedhur nga votimi i komunitetit.
Qytetarët model të vitit 2017 në Bashkinë Roskovec !
#Vlera_më_e_madhe_e_një_qyteti_janë_banorët_e_tij
#Njeriu_i_Vitit_2017
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”6864,6865,6866,6867,6868,6869,6870,6871,6872,6873,6874,6875,6876,6877,6878,6879,6880,6881,6882,6883,6884,6885,6886″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rikonstruksioni i rrugës “Qazim Hoxha”

Përmirësimi i infrastrukturës rrugore jo vetëm segmentet kryesore por dhe ato dytësore ka qënë dhe mbetet një nga prioritetet kryesore të bashkisë Roskovec.
Sot po punohet në rrugën ” Qazim Hoxha”.
Pas kanalizimeve, ndërtimit të trotuatit dhe krijimit të hapësirave publike për të gjithë banorët e asaj zone, ka filluar shtrimi me çakull, për tu pasuar nga asfalitimi i saj.
Kështu i japim zgjidhje përfundimtare problemeve të banorëve në rrugën “Qazim Hoxha”.
[lsvr_gallery images=”6791,6792,6793,6794″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Trajnime për të rinjtë

Sot më datë 11 Dhjetor, pranë Pallatit të Kulturës, u zhvillua takimi i organizuar nga Youth Act dhe Bashkia Roskovec, në kuadër të projektit “ SociAL Qendër Komunitare”. Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues të Youth Act, të rinj dhe të reja të cilët shfaqën interes të madh mbi çka u diskutua në këtë takim. Temat e trajtuara në këtë takim ishin kryesisht sociale dhe problematikat reale që hasen gjatë përditshmërisë.
Të informosh, integrosh dhe të rrisësh kapacitetin e këtyre të rinjëve, do të thotë se ke realizuar një investim shumë të madh për të ardhmen e vendit.
Sepse këta të rinj janë e ardhmja jonë.
[lsvr_gallery images=”6806,6807,6808,6809,6810,6811,6812,6813″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rehabilitimi i kanaleve kulluese

Puna e mirë e bashkisë Roskovec në rehabilitimin e kanaleve kullues në të gjithë territorin e bashkisë, ishte e dukshme në periudhën me rreshjeve të dendura shiu që sapo kaluam. 
Por puna jonë nuk ndal këtu.
 Sot jemi në Arapaj duke punuar në kanalin kullues K 349.
Në Arapaj sot, nesër tjetër kund.
[lsvr_gallery images=”6821,6820,6819,6818,6817,6816″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

NJERIU I VITIT 2017

“NJERIU I VITIT 2017”
Bashkia Roskovec organizon për herë të dytë aktivitetin “ Njeriu i Vitit 2017”. Këto janë çmime të përvitëshme të cilat do tu jepen figurave më përfaqësuese, që kanë kontribute të veçanta në fusha të ndryshme të jetës.
Për të bërë një zgjedhje sa më objektive, të gjithë banorët e bashkisë Roskovec janë të lutur dhe të lirë të japin propozimet e tyre për “Njeriu i Vitit 2017”, në stendat dhe kutitë e vendosura pranë : Bashkisë Roskovec dhe Njësive Administrative Kuman, Kurjan, Strum.
Votimi fillon sot më datë 7 Dhjetor dhe mbyllet në datën 15 Dhjetor.
Bëhuni pjesë e këtij votimi!
Kujdes! Votohet vetëm NJË herë!

Festat po afrojnë!

Edhe në qytetin tonë ka nisur të ndihet “aroma” e Krishtlindjeve.
Tradita nuk harrohet as në Roskovec. 6 dhjetori është dita kur përkujtohet Shën Nikolla dhe zbukurohet pema e Krishtlindjeve, një nga zakonet më të përhapura të Krishtlindjeve, duke shënuar kështu fillimin “zyrtar” të festave të fundvitit.
Prej pak ditësh në qytet është ndjerë “aroma” e Krishtlindjeve. Shumë nga dyqanet e qytetit, që në fund të muajit nëntor, i kanë kthyer bizneset e tyre në tregtime mallrash festive . Të shumta janë edhe reklamat në rrugë të cilat i shtohen atmosferës festive me muzikën e Krishtlindjeve.
Së fundi edhe Roskoveci po shkëlqen nga dritat e Pemës së Krishtlindjeve.
Dritat festive të qytetit u ndezën.
I pranishëm në momentin e ndezjes së dritave ishte N/ Kryetari i bashkisë Roskovec z. Isa Hoxha. Emocionet më të mëdhaja i ndjenin fëmijët e vegjël që prisnin me padurim shkëlqimin e pemës.

[lsvr_gallery images=”6832,6833,6834,6835,6836,6837″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Projekti ReLOaD

Pranë Pallatit të Kulturës, sot u zhvillua takimi me Organizatat e Shoqërisë Civile OSHC të cilat operojnë jo vetëm në territorin e bashkisë Roskovec. Ky takim u organizua në kuadër projektit “ReLOaD” i cili financohet prej Bashkimit Europian dhe në partneritet midis Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim ( PNUD) dhe bashkisë Roskovec. Të pranishëm në takim ishin Kryetarja e bashkisë znj. Majlinda Bufi, znj. Misela Dervishi dhe znj. Eglantina Gollaj përfaqësuese të stafit të projektit ReLOad, përfaqësues të organizatave të ndryshme si “ Gruaja, Komuniteti dhe Mjedisi”, “Qendra Sociale Murialdo”, “Enigm-Project Coordinator”, Shoqata “Njerëzit të Parët” dhe staf i administratës.
Gjatë këtij takim u diskutua mbi përzgjedhjen e prioriteteve për Thirrjen e Parë #1 që do të lançohet prej bashkisë Roskovec së shpejti.

[lsvr_gallery images=”6840,6841,6842,6843,6844,6845,6846″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Për një bujqësi të zhvilluar

T’i lehtësojmë punën fermerëve, është një nga prioritetet e punës sonë.
Puntorët e bashkisë Roskovec po punojnë paralelisht në Marinëz për rehabilitimin e kanalit vaditës dhe në Suk 2 për rehabilitimin e kanalit kullues K36.
Për një #Bujqësi_të_zhvilluar
[lsvr_gallery images=”6718,6719,6720,6721,6722,6723″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Takim me nxënësit

Kryetarja e bashkisë Roskovec zj. Majlinda Bufi e filloi ditën me një takim me nxënësit e Senatit të shkollës “Adem Vrapi” Roskovec.
Nxenësit shprehën të gjitha problemet aktuale të cilat krijojnë vështirësi në mbarëvajtjen e proçesit mësimor.
Kryebashkiakia dëgjoi me vëmendje dhe mbajti shënim të gjitha problemet e ngritura gjatë takimit.
Zj. Bufi siguroi nxënësit se problemet më kryesore do të marrin zgjidhje shumë shpejt.
Do të vazhdojmë punën deri në standardizimin e godinave arsimore në të gjithë territorin e Bashkisë Roskovec, duke nxitur njëkohësisht përsosjen e shërbimeve.
Për #Kushte_Bashkëkohore #Arsim_Cilësor.

[lsvr_gallery images=”6687,6688,6689,6690,6691,6692,6693″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook