Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Bashkia

Ushqehemi shëndetshëm

Vazhdojnë takimet me temën “ Ushqehemi shëndetshëm” në kopshtet e Bashkisë Roskovec.
Të mirëedukojmë vogëlushët dhe të rrisim një brez të mirëinformuar është qellimi i këtyre takimeve. 
[lsvr_gallery images=”7694,7695,7696,7697,7693″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Takime sensibilizuese

Në kuadër të projektit të financuar nga IADSA , Youth ACT dhe Bashkia Roskovec , ditën e djeshme u organizuan dy takime.
Takimi i parë u zhvillua në shkollën “Adem Vrapi” me temën “Edukimi shëndetësor për të rinjtë”.
Tema e cila mblodhi në një takim diskutimi gratë e Roskovecit ishte “ Mbrojtja e të drejtave të grave në tregun e punës”.
Të tjera takime do të organizohen në ditët në vazhdim në kuadër të këtij projekti.
[lsvr_gallery images=”7675,7676,7677,7678,7679,7680,7681,7682,7683″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  
 

Shtëpi e re për fëmijët Myftaraj

Fëmijët Myftaraj në Vlosh shumë shpejt do të kenë shtëpinë e tyre të re Sot filluam me instalimet elektrike.
Gjithashtu do të vazhdojmë punimet  dhe në shtëpinë e familjes Hime, Njësia Administrative Strum.
Të jemi pranë qytetarëve tanë është prioriteti ynë.
[lsvr_gallery images=”7700,7701,7702″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme

Tema që mblodhi në një tavolinë diskutimi personelin shëndetësor dhe nxënësit e shkollës “Adem Vrapi” ishte : “Sëmundjet seksualisht të transmetueshme”
Qëllimi i këtij takimi i organizuar nga Inspektoria e Shëndetësisë dhe Arsimit pranë Bashkisë Roskovec znj. Manjola Vrapi, ishte sensibilizimi dhe informimi i të rinjve rreth sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe orientimi i tyre drejt një jete të shëndetshme.
#Edukojmë_brezat_e_rinj
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”7729,7730,7731,7732,7733″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rikualifikimi urban

Në rrugën “Xhemal Lamo”.
Vazhdon rikualifikimi urban në brendësi të lagjeve, riorganizimi i tyre për të përmirësuar standartin e jetesës së banorëve.
[lsvr_gallery images=”7736,7737,7738,7739,7740,7741″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Bashkitë për në Evropë

Vizitë në Këndin e BE-së në Bashkinë Roskovec.
Sot Këndi i BE-së u vizitua nga disa nxënës të shkollës “Adem Vrapi”, për tu informuar më shumë rreth kësaj zyre të re që është hapur në bashkinë tonë.
Të rinjtë u informuan rreth projektit “Bashkitë për në Evropë” dhe se çfarë ata mund të përfitojnë nga ky projekt.
Jeni të mirëpritur për tu informuar rreth çdo teme për Bashkimin Evropian.
[lsvr_gallery images=”7752,7753,7754,7755,7756″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Këndi i BE-së në Roskovec

Vizitë në Këndin e BE-së në Bashkinë Roskovec.
Sot Këndi i BE-së u vizitua nga disa nxënës të shkollës “Adem Vrapi”, për tu informuar më shumë rreth kësaj zyre të re që është hapur në bashkinë tonë.
Të rinjtë u informuan rreth projektit “Bashkitë për në Evropë” dhe se çfarë ata mund të përfitojnë nga ky projekt.
Jeni të mirëpritur për tu informuar rreth çdo teme për Bashkimin Evropian.
[lsvr_gallery images=”7526,7527,7528,7529″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Dita Ndërkombëtare e Pyjeve

Sot në ditën ndërkombëtare te pyjeve, liqenit të Kurjanit u shtuan më shumë pemë të reja🌳🌳, më shumë oksigjen për shtëpinë tonë të madhe.
Nismës së Bashkisë Roskovec iu bashkuan dhe nxënësit e shkollës “Didin Bishani”, Kurjan.
Bashkohu dhe ti nismës tonë!
[lsvr_gallery images=”7771,7772,7773,7774,7775,7776″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Dita Ndërkombëtare kundër Diskriminimt Racial

Sot është ditë e parë e pranverës, por është edhe dita kur në mbarë botën kremtohet Dita Ndërkombëtare kundër racizmit. Është një datë e shënuar, e përcaktuar nga Kombet e Bashkuara për të kujtuar një nga masakrat e shumta të historisë së njerëzimit që kanë për bazë idenë se qeniet njerëzore nuk janë të gjitha të barabarta.
Bashkia Roskovec në kuadër të kësaj dite organizoi një aktivitet ndërgjegjësues, pranë Pallatit të Kulturës. Të pranishëm ishin drejtues të shkollave të Bashkisë Roskovec, mësues, nxënës dhe komunitet.
Kjo veprimtari kishte për qellim reflektimin dhe për mbrojtjen e të drejtave njerëzore.
Jemi të gjithë të barabartë!
STOP Diskriminimit!
[lsvr_gallery images=”7535,7536,7537,7538,7539,7540,7541,7542,7543″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]