Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Bashkia

Dita e dytë e fushatës kundër dhunës me bazë gjinore

Në ditën e dytë të #fushatës së aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore🧡
🙏Nën kujdesin e vecantë të Kryetares së Bashkisë znj.Majlinda Bufi patëm kenaqësine të mirëprisinim në Roskovec Menaxheren e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim PNUD Znj. Edlira Papavangjeli,
🙏Në bashkëpunim me Qëndrën për Nisma Ligjore Qytetare (QNL) dhe me pjesëmarrjen e përfaqësueseve, Koordinatorëve Vendore, Administratorëve shoqëror dhe anëtarëve të Mekanizmit të Koordinuar të referimit në Bashkitë Roskovec, Patos dhe Fier.
➡️Me mbështetjen e UNDP Shqipëri në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u organizua aktiviteti me temë: ✅“Roli i Njësive Administrative në identifikimin, referimin dhe rehabilitimin e viktimave të dhunës në familje”.
Projekti; “Mbështetje Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje në bashkitë Patos, Roskovec dhe tre Njësi Administrative të Bashkisë Fier.

Celja e fushatës së aktivizmit kundër dhunës ndaj grave.

25 Nëntori shënon celjen e fushatës së aktivizmit kundër dhunës ndaj grave,
#Bashkia Roskovec i bashkohet kësaj fushate me aktivitetin e parë 🧡”Shëno Portokalli, Të ndalim dhunën ndaj grave Tani;🧡
🙏Sport dhe jo dhunë ishte mesazhi që u përcoll përgjatë dy ndeshjeve miqësore në volejboll mes të rinjve të shkollës “Adem Vrapi” dhe qytetarëve nga komuniteti .
👉Ndeshjet përfunduan me rezultatet 1 me 1 ,
✅1 fitore për ekipin e vajzave të gjimnazit , dhe 1 fitore nga ekipi i djemëve të komunitetit.








Aksioni i pastrimit masiv

Në kuadër të Planit Kombëtar të Pastrimit dhe planit të veprimit miratuar nga Bashkia Roskovec për “Pastrimin rrënjësor të Bashkisë Roskovec
Filloi sot aksioni i pastrimit masiv.
Falenderojmë punonjësit, Qëndrën Shëndetësore Roskovec dhe nxënësit qe iu bashkuan nismës sonë.
Aksioni do të vazhdojë,









Mjedisi është shtëpia jone e përbashkët, Eja dhe ti

Programi i “Punëve publike në komunitet”

Në kuadër të programit të “Punëve publike në komunitet” në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, ➡️#ofrojmë një mundësi individëve të pafavorizuar në tregun e punës për shkak të mungesës së arsimimit.
Kryetarja e Bashkisë Roskovec znj.Majlinda Bufi nënshkroi sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit dhe Kontratat Individuale të punës me 15 punëkërkues të papunë të cilët do të jenë përfitues të programit të punësimit në komunitet për një vit.




Dita Ndërkombëtare kundër Varfërisë

Sipas Kombeve të Bashkuara, 17 tetori shënon”Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë”
🙏Në përpjekje për të ndikuar sadopak në lehtësimin e vështirësive të kësaj kategorie, falenderojmë Z.Arbër Arapi që ju bashkua thirrjes së bashkisë Roskovec.




Komedia “V”3

Dje në Pallatin e Kulturës Roskovec u shfaq komedia pikante
“V”3 me një interpretim aq real dhe shumë domethënës për realitetin nga 3 (tre) aktorët Miola Sitaj, Mim Marjanaku, Ina Nallbani dhe me regji brilante të Bruno Shllakut !
➡️Një përpjekje për të sjellë ca momente kënaqësie➡️
Sot ishim kaq 😔🔛po herën e ardhme ?
Ne na takon të bëjmë përpjekjet tona 🙏mentaliteti nuk është e lehtë të ndryshojë…




Rikostruksioni i rrugës së “Kooperativës” në Roskovec.

Një tjetër segment i rehabilituar.
➡️Përfundoi rikostruksioni i rrugës së “Kooperativës” në Roskovec.
📌Rikontruksioni përfshiu :
✅Gërmim dhe prishje të mureve ekzistues
✅Mbushje me cakull
✅Shtresë stabilizanti
✅Shtresë asfaltbetoni




Fushata kundër trafikimit të qënieve njerëzore .

Bashkia Roskovec, Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve, Shërbimi Social Shtetëror & përfaqësues të Policisë së shtetit organizuan sesione informimi ℹ️ në shkollën 9-vjecare “7-Dëshmorët”, Strum dhe në shkollën e mesme “Adem Vrapi” Roskovec në mbështetje të fushatës kundër trafikimit të qënieve njerëzore .
ℹ️ Sensibilizimi dhe pjesëmarrja aktive e të gjithë shoqërisë në luftën kundër këtij fenomeni, ishin qëllimi i takimeve .
➡️Nxënësit u njohën me konceptet e trafikimit;
✅Mënyrat e rekrutimit të viktimave dhe shfrytëzimit nga trafikantët.
✅Migracioni i pa rregullt ,
✅si dhe ku
duhet të drejtohen për ndihmë në rast se njohin persona të tjerë që janë apo ndihen të rrezikuar.









Pastrimi i kanaleve kulluese dhe vaditëse.

Pastrimi i kanaleve kulluese dhe vaditëse, ✅një punë e përditëshme për të shmangur cdo rrezik të mundshëm në përmbytjen e tokave bujqësore gjatë stinës së Vjeshtës dhe Dimrit.
📌Jemi në Njësinë Administrative Strum, fshati Suk1 dhe do të vazhdojmë me pastrimin për të mundësuar përmirësimin e cilësisë së tokave bujqësore në cdo fshat.



Dëgjesat publike në Roskovec dhe me Komunitetin Rom

Në bazë të ligjit Nr.146/2014 “Për njoftim dhe konsultim publik”, ligjit Nr.139/2015 datë 17.12.2015 “Për Vetqeverisjen Vendore” neni 18, të Rregullores së Këshillit Bashkiak për konsultimet publike,
U zhvillluan Dëgjesat e fundit publike në Roskovec, Jagodinë dhe me qytetarë të komunitetit Rom nè Roskovec, për “Hartimin e Buxhetit dhe Paketës Fiskale 2022”.