Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Author: bashkiaroskovec

Analiza e punës për 6-mujorin e parë të 2019-tës

Bashkia Roskovec zhvilloi ditën e djeshme analizën e punës për 6 mujorin e parë.
Në takimin e drejtuar nga Kryetarja e Bashkisë Roskovec, znj. Majlinda Bufi, ishin drejtorë dhe përgjegjës të sektorëve të Bashkisë.
Materiali i analizës evidentoi punën e bërë për realizimin e detyrave të ngarkuara, treguesit kryesorë të arritur gjatë këtij viti, si dhe u përcaktuan synimet dhe objektivat kryesore për muajt në vijim.
Znj. Majlinda Bufi u shpreh se analiza duhet të shërbejë si motiv në përmirësimin e mëtejshëm të punës.
Gjithashtu gjatë takimit u theksua se takime të tilla të bëhen në mënyrë periodike duke vepruar në formën e fokus grupeve me agjenda të përcaktuara.
#Transparencë[lsvr_gallery images=”10316″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
#BashkiaRoskovec

Takim me komunitetin Rom në lagjen e Liqenit të Kurjanit

Kryetarja e Bashkisë Roskovec zj. Majlinda Bufi në takim me banorët e komunitetit Rom, të cilët jetojnë në zonën pranë Liqenit të Kurjanit.
Në takim ishte i pranishëm dhe konsulenti i Romaced, z. Sead Kazanxhiu, i cili bashkëpunon ngushtësisht me Bashkinë Roskovec për ti dhënë zgjidhje problematikave që komuniteti ka.
Kryebashkiakia zj. Bufi nuk i ka ndalur asnjëherë takimet me qytetarët.
Qellimi i këtij takimi ishte njohja më nga afër e problemeve të përditshme të këtij komuniteti.
Zj. Bufi menjëherë pasi u njoh me problematikat, i siguroi për zgjidhjen e tyre.
Gjithashtu në takim u prezantuan dhe familjet përfituese të komunitetit Rom nga programi për rehabilitimin e banesave të familjeve në nevojë, program,i cili financohet nga Qeveria Shqiptare në bashkëpunim me Bashkinë Roskovec.
#TransparencëLlogaridhënie
#PromovimiQeverisjessëMirë
#Romacted
#BashkiaRoskovec

Ndeshja Kuman – Roskovec

Mirëmëngjes miq,
Mirëmëngjes të gjithë sportdashësve,
Ndeshja e radhës për kupën “24 Korriku” midis Roskovecit dhe Kumanit u zhvillua më datë 13 Korrik, ndeshja e cila doli në barazim 2-2. ⚽️⚽️
Kjo ndeshje përcaktoi ekipet finaliste të kupës “24 Korriku” , Kumanin dhe Roskovecin.
Ndeshja e radhës do të zhvillohet më datë 20 Korrik, midis ekipit të Kurjanit dhe Strumit.
Finalja e madhe do të zhvillohet më datë 24 Korrik, ku do të përcaktohet dhe ekipi fitues për vitin 2019.

 
[lsvr_gallery images=”10087,10088,10089,10090″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Marrëveshja për sistemin e ujitjes

Sot, marrëveshja për zbatimin e projektit “Asistencë Teknike për Përmirësimin e Përformancës, Monitorimit dhe Vlerësimit të Ujitjes, projekt ky i financuar nga Banka Botërore .
Synohet të krijohen modele të mirëmenaxhimit të ujitjes, të cilat do të zbatohen më pas në të gjitha bashkitë e vendit ➡️
Tashmë , në bashkinë tonë , ne kemi 5000 hektarë tokë që vaditen falë rehabilitimit të kanaleve ujitës
Tani kemi hyrë në fazën që duhet t’i përdorim me sa më shumë efiçencë këto burime të krijuara.👉
#BashkiaRoskovec
[lsvr_gallery images=”10098,10099,10100,10101″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Në ndihmë të fermerëve

Puna vazhdon çdo ditë me qellimin e vetëm të përmirësimit të jeses së qytetarëve tanë.
Sektori i Bordit të Kullimit është duke punuar intesivisht për t’i dhënë fund vuajtjeve të fermerëve për sigurimin e ujit për vaditjen e prodhimeve të tyre.
Angazhimi dhe puna jonë do të vazhdojë në të të gjithë territorin e Bashkisë Roskovec , duke garantuar siguri dhe cilësi të prodhimeve bujqësore dhe investimeve të fermerëve.
#PranëFermerëve
#BashkiaRoskovec
 
[lsvr_gallery images=”10104,10105,10106,10107″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Ndeshja Strum -Kuman

Ndeshja Strum- Kuman, ndeshje e cila u zhvillua ditën e shtunë, në fushën e sportit në Suk 1, përfundoi me rezultatin 1 me 2.⚽️⚽️
Takimi i rradhës midis Roskovecit dhe Kumanit do të zhvillohet më datë 13 Korrik, në Roskovec në orën 17: 00.
Deri më tani nga ndeshjet e zhvilluar kemi rezultatet si më poshtë:
Kuman – 6 pikë
Roskovec – 4 pikë
Strum – 1 pikë
Kurjan – 0 pikë

 
[lsvr_gallery images=”10131,10129,10128,10127″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rikonstruksioni i plotë i shkollës “ Adem Vrapi”

Mirëmbrema miq,
Me lajmin e mirë se ka filluar rikonstruksioni i plotë i shkollës “ Adem Vrapi”, ju urojmë një javë të mbarë. 😊
Ky projekt synon rehabilitimit e plotë të shkollës dhe ndërtimin e ambienteve sportive të hapura dhe të mbyllura .
Investimi do të krijojë ambiente bashkëkohore për një proçes arsimor sa më të mirë të nxënësve dhe përmirësimin e kushteve të punës të mësuesve, me qëllim rritjen e cilësisë së mësimdhënies në shkollë me standarde bashkëkohore.👏
Palestra do të plotësojë të gjitha standardet, duke bërë në këtë mënyrë që edhe një tjetër shkollë në Roskovec të jetë model për sa i përket infrastrukturës.
Ky projekt financohet nga Bashkia Roskovec në bashkëpunim me Fondin e Zhvillimit të Rajonit.
#përmirësiminfrastrukturësarsimore
#BashkiaRoskovec

[lsvr_gallery images=”10156″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Shkolla verore

Ditën e sotme filloi cikli i parë i shkollës verore me të rinjtë e të rejat e Bashkisë Roskovec. 👫👬👭
Gjatë gjithë ciklit të rinjtë do të përfshihen në të ndryshme të tilla, si: lojëra dinamike, sfida, argëtuese, dinamika grupi etj.
➡️Është viti i dytë që Bashkia Roskovec organizon shkollën verore me qellim nxitjen e të rinjëve në jetën sociale por dhe për t’ju ofruar një mundësi më shumë për të kaluar një kohë cilësore dhe efektive.
➡️Po ashtu këta të rinjtë ushqehen me frymën e vullnetarizmit për të mos reshtur asnjëherë për të kryer punë në shërbim të komunitetit ku jetojmë.
#RiniaAktive
#RoskoveciJetON
#ShkollaVerore
#BashkiaRoskovec

[lsvr_gallery images=”10137,10138,10139,10140,10141,10142,10143″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rikualifikimi urban i lagjes tek spitali

Mirëmëngjes miq,
Puna në Roskovec nuk ka ndalur asnjë ditë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe cilësisë së jetës së qytetarëve tanë.
Ka nisur puna për rikualifikimin urban të lagjes tëk spitali, rruga e Kodrës.
Ndërhyrja në këtë zonë është e plotë dhe konsiston në :
📌kanalizimet e ujrave të bardha- KUB,
📌shtresat asafaltike
📌trotuar
📌hapësira publike
📌ndriçimin
Investimi nga të ardhurat e Bashkisë Roskovec , me vlerë 13.6 milion lekë të reja, do ta kthej këtë bllok banimi në një bllok model.

 
[lsvr_gallery images=”10161,10162,10163″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Në ndihmë të familjeve në nevojë

Mirëdita miq,
Ju urojmë një mbrëmje të mbarë me lajmin e mirë se familja e Afife Kasës, në fshatin Suk 2, tashmë do të jetoj në një banesë me kushte optimale.
Bashkia Roskovec në bashkëpunim me emisionin “Boom”, OSHEE dhe televizionit “Apollon” ka arritur të ndërtoj një shtëpi të sigurt dhe komode për të jetuar.
Familja e Afife Kasës është familja e pestë e cila është ndihmuar nga Bashkia Roskovec me ndërtimin e një banese krejtësisht të re.
Ne besojmë shumë se duke punuar së bashku ne mund të japim një zgjidhje për ato familje, për ato nëna të cilat duan ti shohin fëmijët e tyre të jetojnë në një banesë të sigurt, të integruar dhe të denjë për veten dhe shoqërinë.
Ne s’do ndalojmë.
Ne do jemi në krah të familjeve në nevojë, për ti dhënë mbështetjen dhe përkrahjen tonë, për ti lehtësuar sadopak nga vështirësitë e jetës.✔
[lsvr_gallery images=”10021,10020,10023,10022″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]