Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Being an European Citizen- Empower Civic Participation

18 Shtator 2019…
Mirëpritëm në Roskovec delegacionin slloven, i përbërë nga 10 anëtare , përfaqësuese të pushtetit qendror, vendor dhe shoqërisë civile në Slloveni.
Dita filloi me një takim zyrtar në zyrën e Kryetares zj. Majlinda Bufi , për t’i uruar mirëseardhjen në qytetin tonë  
Kryetarja , zj. Bufi u shpreh se Bashkia Roskovec është gjithmonë e hapur për bashkëpunime të tilla, të cilat sjellin më afër jo vetëm institucionet, por dhe qytetarët, për të shkëmbyer eksperienca dhe shëmbuj nga praktikat më të mira të vendeve evropiane.
”Ne jemi të angazhuar të edukojmë komunitetin me vlerat dhe parimet e BE-së, t’i njohim dhe informojmë me praktikat evropiane, për një Shqipëri më të mirë, për një Shqipëri pjesë e familjes së madhe të BE-së”- u shpreh mbi të gjitha
zj. Bufi 
Tema e takimit ishte fuqizimi i pjesëmarrjes qytetare, kryesisht grave dhe të rinjëve, si një mjet për promovimin e qeverisjes së mirë dhe transparente.
Takimi vijoi në ambientet e Qendrës Social Komunitare me një workshop, ku anëtaret e delagacionit prezantuan disa nga praktikat e Sllovenisë për rritjen angazhimit të qytetarëve në vendimmarrje.
Të pranishëm në këtë takim ishin anëtarët e Këshillit Bashkiak Roskovec dhe punonjës stafi i Bashkisë Roskovec.
Gjatë këtij workshopi u bë një prezantim i hollësishëm i iniciativave të Bashkisë Roskovec për nxitjen e pjesëmarrjes qytetare, si element themelor për rritjen e cilësisë së ofrimit të shërbimeve si dhe transparencës së bashkisë. ✔️
Këto takime zhvillohen në kuadër të projektit të Bashkisë Roskovec “Të jesh një qytetar evropian- rritja e pjesëmarrjes qytetare” në bashkëpunim me organizatën sllovene “Rrjeti Evropian për Barazi Gjinore – Zyra e Lubjanës ”,financuar nga Bashkimi Evropian 

0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
Facebook
Facebook
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x