Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Author: bashkiaroskovec

Vijon puna për rikonstruksionin e shkollës “Adem Vrapi”

Mirëmëngjes miq,
Në vijim të punës për përmirësimin e kushteve të mësimit për nxënësit e të gjitha institucioneve arsimore, Bashkia e Roskovecit ka nisur rikonstruksionin e shkollës së mesme “Adem Vrapi”.
Ky rikonstruksion, i cili do të zgjasë për një periudhë kohore deri në 6 muaj, është i domosdoshëm për shkak të nevojës për ndërhyrje në të gjithë strukturën e kësaj shkolle.
#ArsimCilësor
#BashkiaRoskovec
[lsvr_gallery images=”10447,10446,10445,10444,10443″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Festa verore e Vidhishtës

Festa verore e Vidhishtës
Përsëri mbrëmja e djeshme na mblodhi së bashku për të festuar për vitin e tretë festën e Vidhishtës, një festë e organizuar me iniciativën e veçantë të Kryetares së Bashkisë Roskovec zj.Majlinda Bufi.
Fjalën përshëndetëse e mbajti Zv.Kryetari i Bashkisë z. Isa Hoxha, i cili falenderoi të gjithë ata qytetarë që këtë fundjavë vendosën ta kalojnë në Vidhisht dhe e cilësoi këtë festë si një mundësi të mirë për të nxitur dhe zhvilluar jetën sociale në zonat rurale.
Të tjera aktivitete të bukura na presin, pasi roskovecarët meritojnë më shumë.
Të punojmë së bashku për Roskovecin që duam!
[lsvr_gallery images=”10436,10437,10438,10439″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Mos mungoni në Festën e Vidhishtës

Këtë fundjavë mos e humb festën e Vidhishtës!
Festa verore e Vidhishtës, tashmë një festë e kthyer në traditë, për të qënë sërish së bashku. 
Festa e Vidhishtës por dhe festat e tjera të organizuara në fshatrat e Bashkisë Roskovec janë një nismë për të zhvilluar jetën në zonat rurale.
Nesër, më datë 4 Gusht, ora 20.30, mos planifiko asgjë tjetër. 
Eja në Vidhisht.
Merr një mik, shok, familjarë dhe festojmë së bashku.[lsvr_gallery images=”10433″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Shkolla verore në Roskovec

[lsvr_gallery images=”10424,10425,10426,10427,10428,10429,10430″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]Dita e sotme shënon fundin e ciklit të dytë të shkollës verore për të rinjtë e Roskovecit.
Një eksperiencë e veçantë dhe e vlefshme për të gjithë të rinjtë të cilët u bënë pjesë e kësaj nisme të ndërmarr nga Kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda Bufi.
Kjo nismë e Bashkisë Roskovec, një shkollë verore cilësore dhe falas, bënë pjesë në përgjegjësinë sociale të institucionit tonë për të investuar për të rinjtë e Roskovecit.
Zv.Kryetari i Bashkisë z. Isa Hoxha uroi të gjithë të rinjtë për përkushtimin e treguar gjatë gjithë ditëve të shkollës verore dhe shpërndau çertifikata në shenjë mirënjohje.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe Sekretarja e Përgjithshme zj. Evisa Mustafaj, Përgjegjëse e Burimeve Njerezore Olta Brahushaj, Kryeinspektore e Arsimit zj. Eralda Duraj si dhe stafi i organizativ i shkollës verore, i cili ka bërë një punë të veçantë në përgatitjen e kësaj hapësire të programit për ta bërë sa më të larmishme, me vlerë argëtuese, por dhe edukative, të kombinuara me lojra të shkurtëra, interactive dhe kreative.
#Riniabënndryshimin
#Investojmëpërtëardhmen
#ShkollaVerore

Rehabilitimi i bllokut nr.2

Roskoveci po ndryshon pamje 😊
Rehabilitimi i bllokut nr.2 në Roskovec tashmë është përqendruar edhe drejt rikonstruksionit të fasadave.
Bashkia Roskovec ka nisur transformimin e kësaj zone duke i dhënë jo vetëm një pamje të re por edhe një impuls ekonomik gjithë kësaj zone.👏👏
#RehabilitimUrban
#BashkiaRoskovec[lsvr_gallery images=”10417,10416,10415,10420,10419,10418″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Mbledhja e parë e Këshillit të Bashkisë Roskovec.

📌Sot u zhvillua mbledhja e parë e Këshillit të Bashkisë Roskovec me mandat 2019-2023.
📌Në këtë mbledhje u zgjodhën organet drejtuese dhe përfaqësuese të këtij Këshilli.
Me shumicë votash Kryetar i Këshillit Bashkiak u zgjodh z.Kadri Hyska dhe Zv/ Kryetarë u zgjodhën z. Leksi Goga dhe z. Genci Hoxha.
Gjithashtu u verifikua dhe u miratua mandati i çdo anëtari të Këshillit Bashkiak.
📌Pas verifikimit dhe betimit të Këshilltarëve të rinj të KB Roskovec, Kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda Bufi, e rikonfirmuar për herë të dytë, bëri betimin dhe ritheksoi edhe njëherë se puna e saj dhe e stafit të Bashkisë Roskovec do të udhëhiqet nga përmirësimi i shërbimeve ndaj qytetarëve tanë, për të zhvilluar qytetin në të mirë të jetës sonë të përbashkët 👏👏
📌Anëtarët e Këshillit Bashkiak në votim të fshehtë votuan për përfaqësuesit e Bashkisë Roskovec në Këshillin e Qarkut Fier.
Nga ky votim rezultuan fitues z. Kudret Kuka, z. Hekuran Beqiraj dhe z. Rrapi Hazizi.
Në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak morën pjesë: Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Gramoz Ruçi, Deputet të Qarkut Fier zj. Antoneta Dhima, zj. Adelina Rista, Z. Anduel Xhindi, Prefekti i Qarkut Fier z. Baki Bala si dhe qytetarë .
I urojmë suksese Kryetares së Bashkisë Roskovec zj. Majlinda Bufi dhe Këshillit Bashkiak Roskovec në këtë mandat të ri.
[lsvr_gallery_cpt gallery=”154″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”][lsvr_gallery images=”10406,10404,10403,10401″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Dita Ndërkombëtare e Miqësisë

Të rinjtë e “Kampit Veror” në bashkëpunim me Njësinë e Integrimit Evropian🇪🇺🇪🇺 pranë Bashkisë Roskovec, organizuan një aktivitet në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Miqësisë.
Qellimi i këtij aktiviteti ishte promovimi i miqësisë, respektit të ndërsjelltë dhe jetës së shëndetshme.
Dhjetra fëmijë shpërndanë në qytet mesazhe për rëndësinë që ka miqësia në jetën e njeriut, si dhe transmetuan tek të gjithë qytetarët vlera të rëndësishme njerëzore si barazi, respekt për kultura të ndryshme dhe bashkëjetesë paqësore, vlera të cilat i mbart çdo qytetarë evropian. 🇪🇺🇦🇱🇪🇺🇦🇱
#DitaNDërkombëtareMiqësisë
#KampiVeror
#KëndiBE[lsvr_gallery images=”10353,10352,10351,10350″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]BashkiaRoskovec

Sektori i zjarrëfikses në gadishmëri

[lsvr_gallery items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”][lsvr_gallery items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”][lsvr_gallery items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]➡️Një falenderim sot për djemtë zjarrfikës të bashkisë 👨‍🚒🚒
Edhe pse e kanë detyrë ligjore shuarjen e zjarreve dhe mbrojtjen e jetës njërëzore apo pronave;
përsëri ata u gjendën aty , ku flakët përpinin kashtën dhe u afroheshin serave ,
në kohë dhe me përkushtim ☑️
📌Bashkia do të zbatojë të gjitha penalizimet ligjore ndaj personave që në mënyrë të qëllimshme vënë zjarrin 👍

Festa e 24-korrikut

Një mbremje madhështore ditën e djeshme. 😃
Çdo vit një format ndryshe për të festuar “24 Korriku-n”.
Të gjithë banorët u bashkuan për të festuar këtë traditë të bashkisë sonë.
Ishte menduar për çdo detaj: muzika , zbukurimet, spektakli festiv.
Festa filloi me finalen e madhe të kampionatit të kupës “24 Korriku”.
Një ndeshje e cila dhuroi emocione të forta tek të gjithë spotdashësit e pranishëm gjatë ndeshjes.
Edhe këtë vit kupën “24 Korriku” e fitoi ekipi i Roskovecit, një fitore e vështirë pasi ekipi i Kumanit luajti me profesionalizëm dhe korrektësi.
Ndeshja shkoi me penallti dhe doli me rezultatin 5-4.⚽️⚽️
Ishte Zv. Kryetari i Bashkisë z. Isa Hoxha, i cili i dorëzoi kupën kampionëve 🏆🏆dhe shpërndau çertifikata mirënjohje futbollistëve për seriozitetin e treguar gjatë gjithë kampionatit.
Mbrëmja vijoi me një koncert nga fëmijët e talentuar të bashkisë Roskovec, të cilët asnjëherë nuk i mungojnë skenës për t’i dhuruar qytetarëve emocione me performancat e tyre.
Dhe eventi i shumëpritur “Miss Roskoveci 2019”. 👑👑👑
Spektakli vjen për herë të dytë në qytetin e Roskovecit, tashmë për të rinjtë, me iniciativën e veçantë të Kryetares së Bashkisë Roskovec zj. Majlinda Bufi dhe produksion të agjensisë së spektakleve “Albania Event Production” me producente Albana Çakshiri.
20 konkurente nga mosha 15- 25 vjeçe kanë performuar jo vetëm bukurinë trupore të tyre por janë treguar edhe aktore të vërteta në skenën garuese për prezantimin e bukurisë me inteligjencën e tyre.
Ky event u ndërthur me koncertin që dhuruan këngëtarët:
Silva Gunbardhi, Petrit Lulo, Entela Agaci, Vani TPN dhe Erioli.
Juria e përbërë nga shtatë anëtarë, kryesuar nga Deputeti z. Anduel Xhindi, me një vendim unanim shpallen fituese të titullit “Miss Roskoveci 2019”, Paola Dosti👑
S’ka fjalë që mund të përshkruajnë atmosferën e ditës së djeshme. Fotot flasin vetë😃
Ta gëzojmë ndër vite këtë festë !
Ta kujtojmë brez pas brezi historinë tonë !
 [lsvr_gallery images=”10329,10328,10326,10325,10324″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”][lsvr_gallery images=”10329,10328,10326,10325,10324″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”][lsvr_gallery images=”10329,10328,10326,10325,10324″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]