Rikualifikimi i qendrës së Bashkisë Roskovec
🔛Vazhdon intensivisht puna për rikualifikimin e qendrës së Bashkisë Roskovec[lsvr_gallery images=”10553,10554,10555,10556″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
🔛Vazhdon intensivisht puna për rikualifikimin e qendrës së Bashkisë Roskovec[lsvr_gallery images=”10553,10554,10555,10556″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, zhvilloi mbledhjen Këshilli Bashkiak i ri i Bashkisë Roskovec. Në këtë mbledhje të muajit Gusht u diskutuan dhe miratuan vendimet e më poshtme:
1. Miratimi i mandateve të anëtarëve të Këshillit Bashkiak Roskovec.
2. Krijimi i Komisioneve të Përhershëm të Këshillit
3. Miratimi i fondit të pagesës së personave me aftësi të kufizuar dhe invalidëve të punës për përiudhën 1- 31 Gusht 2019.
4. Propozim për dhënien e ndihmave ekonomike për periudhën 1-31 Gusht 2019.
5. Dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar deri në 6% për periudhën 1-31 Korrik 2019.
Qytetarë, informohuni për mbledhjet e Këshillit Bashkiak.
#MbledhjeKëshillitBashkiak[lsvr_gallery images=”10506,10507,10508,10509,10510,10511″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
📌Kryetarja e Bashkisë ka inspektuar punimet që janë duke vazhduar për rikonstruksionin dhe rehabilitimin e hapësirave dhe fasadave të pallateve në qendër të Roskovecit.
📌Ky është një investim që ndryshon njëherë e përgjithmonë jo vetëm pamjen e kësaj zone .
📌Kryebashkiakia zj. Bufi është shprehur : “E gjithë kjo zonë është projektuar të rikualifikohet duke krijuar një ambient ndryshe , me parametra urbanë dhe shlodhës për qytetarët e kësaj zone[lsvr_gallery images=”10498,10499,10500,10501,10502″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Të nderuar qytetarë,
Në zbatim të nenit 48 të ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” , Ju njoftojmë se ditën e martë, datë 20.08.2019 , ora 10.00, pranë sallës së mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, do të zhvillohet mbledhja e radhës e këshillit të Bashkisë Roskovec.
Ju ftojmë të bëheni pjesë.
#MbledhjaeKëshillitBashkiak
#BashkiaRoskovec
Youth in ActiON 🇪🇺🇦🇱🇪🇺🇦🇱
Njësitë e Integrimit Evropian në Bashkitë Roskovec, Belsh dhe Elbasan zhvilluan në datat 13-14 Gusht një tur dy ditor në këto tre Njësi të Qeverisjes Vendore me një grup të rinj dhe të rejash gjimnazistë👫👭👬 nga secili qytet i sipër përmendur.
Aktivitetet filluan nga qyteti i Belshit dhe Elbasanit, për të përfunduar ditën e sotme në qytetin e Roskovecit, ku rreth 30 të rinj dhe të reja, të udhëhequr nga Koordinatorët e BE të këtyre bashkive, të cilat përfshinë:
📌Dëgjesa me kryetarët e bashkive të secilës bashki të përfshirë në këtë nisëm, në lidhje me plotësimin e kërkesave të të rinjve për standarte evropiane të cilësisë së jetës, mjedisit, shkollimit, shërbimeve publike dhe rekreacionit.
📌Mundësitë që Bashkimi Evropian ka për të rinjtë
📌Nxitja e të rinjëve drejt vullnetarizmit dhe nxitja e lidershipit.
Të rinjtë patën një bashkëbisedim interaktiv me Kryetarët e bashkive Roskovec dhe Elbasan, zj. Majlinda Bufi dhe z.Gledian Llatja.
Ky tur u konceptua në formën e një udhëtimi eksperiencash dhe ndarje shqetësimesh me autoritetet vendore për një Shqipëri evropiane. Itineraret e këtyre të rinjve të përzgjedhur, në këtë tur që zgjati dy ditë, përfshin njohje realitetesh të përbashkëta, të vlerave kulturore dhe traditat e qyteteve, njohja e praktikave më të mira në nivel bashkiak të shqetësimeve të të rinjve, në njësi të tjera të qeverisjes vendore përvec qytetit ku ata banojnë, si dhe njohja me realitete dhe destinacione të tjera.
Ky tur, ishte një rast shumë i mirë për të gjithë këta të rinj për t’u socializuar me të tjerë të rinj dhe të reja në disa qytete, dhe për të diskutuar me ta edhe në momente rekreacioni, ide dhe mendime për një Shqipëri evropiane 🇪🇺🇪🇺🇪🇺që zhvillimin e pret pikërisht nga gjenerata e re.
Ky aktivitetet u realizua në bashkëpunim me bashkitë e qyteteve të përfshira në këtë nismë dhe mbështetjen e plotë të projektit “Bashkitë për në Evropë”.[lsvr_gallery images=”10485,10486,10487,10488,10489,10490,10491,10492″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Ditën e sotme kishim një vizitë të veçantë pranë Qendres Social Komunitare nga vajzat nga Mbretëria e Bashkuar, të cilat janë pjesë e programit GOLD (Guiding Opportunities linked with development).
Qellimi i këtij takimi ishte informimi i të rinjëve, kryesisht vajzave rreth programeve edukuese dhe mundësive për vetë-zhvillim dhe shkëmbime ndërkombëtare me organizatat e Scout/Guide simotra në Evropë dhe më gjërë.
Kjo është vizita e dytë e ekipit të GOLD në Roskovec, të shoqëruar edhe nga Komisionerja Ndërkombëtare e Vajzave Udhëheqëse të Shqiperisë zj. Lusiana Mailaj, për të mbështetur krijimin dhe fuqizimin e një grupi vajzash scout /udhëheqëse në Roskovec në bashkëpunim me Bashkinë Roskovec dhe vullnetaren e Korpusit të Paqes zj. Cheyenne Tardie.
Vajzat Udhëheqëse të Shqipërisë është një organizatë e dedikuar për zhvillimin e vajza në Shqipëri për potencialin e tyre të plotë si liderët dhe qytetarët aktivë.[lsvr_gallery images=”10477,10478,10479,10480,10481″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Kryetarja e Bashkisë Roskovec zj.Majlinda Bufi dhe Drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Roskovec zj. Brikena Hajdini kanë inspektuar vazhdimin e punimeve në shkollën “ Zylyftar Veleshnja”, Velmish dhe ” Ajet Toska” Suk 2.
🔛Rikonstruksioni i plotë i këtyre shkollave dhe ndërtimi i ambienteve sportive janë ndër projektet më të rëndësishme në infrastrukturën arsimore që po zhvillohen në Bashkinë e Roskovecit.
Këto investime padyshim do të përmirësojnë cilësinë e arsimit.👏[lsvr_gallery images=”10470,10471,10472,10473,10474″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
📌Një mundësi e mirë për të gjithë👏👏
#investopërtëardhmentënde
#Ndryshotëardhmentënde
PO KËRKON TË NDËRTOSH TË ARDHMEN PROFESIONALE PËRMES PUNËSIMIT APO VETË-PUNËSIMIT?
Takimet me komunitetin janë praktikë e përhershme e punës sonë.👏
Ishte Zv. Kryetari i Bashkisë Roskovec z. Isa Hoxha, i cili takoi dhe sqaroi qytetarët për problematikat dhe shqetësimet e tyre.
Takimet ballë-për-ballë me komunitetin janë kthyer tashmë një një traditë në Roskovec. ✅
#Transparencëndajkomunitetit[lsvr_gallery items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”][lsvr_gallery images=”10460,10461,10462,10463,10464″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
📌Po përmirësojmë çdo ditë e më shumë infrastrukturën rrugore në çdo fshat të Bashkisë Roskovec.
🔛Jemi duke vazhduar punimet për ndërtimin e trotuarit në segmentin rrugor nga rrethrrotullim “Vajza Myzeqare” deri në Marinëz.
Në këtë mënyrë rritet cilësia e jetesës së qytetarëve.
Më shumë punë në dobi të komunitetit.👏
#BashkiaRoskovec[lsvr_gallery images=”10451,10452,10453,10454,10455″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]