Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: October 2021

“Tetori Rozë”

Njësia e Integrimit Evropian, Bashkia Roskovec dhe Qëndra Shëndetësore Roskovec organizuan aktivitetin “🎀Mos Neglizho, Koha është tani”🎀.
💖Përmes këtij aktiviteti u synua të rritet ndërgjegjësimi përmes promovimit të kulturës parandaluese , shëndetësore dhe çështjet shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me trajtimin mjekësor të pacientëve me kancer gjiri.
📌Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Znj.Majlinda Bufi dhe doktoresha e Qendrës shëndetësore Znj.Ina Turhanaj , ndanë mesazhe të inkurajimit me thirrjen që çdo grua të marrë pak kohë për kontrollin e gjirit.







Dëgjese publike “Për Projekt Buxhetin Afatmesëm (PBA) 2022-2024 “

Në bazë të ligjit Nr.146/2014 “Për njoftim dhe konsultim publik” të rregullores së funksionimit të Këshillit Bashkiak dhe të rregullores “Për konsultim publik” ligjit Nr.139/2015 ” Për vetqeverisjen vendore”.
➡️ Këshilli Bashkiak dhe Komisioni i Ekonomisë së Këshillit të Bashkisë Roskovec 📌Zhvilluan sot, në ambientet e Pallatit të Kulturës Dëgjesën Publike me temë: “Për Projekt Buxhetin Afatmesëm (PBA) 2022-2024 ” me pjesëmarrjen e qytetarëve të Roskovecit të cilët shprehën kërkesat, sugjerimet dhe mendimet e tyre në lidhje me Projekt Buxhetin.






Takim me shkollat komunitare të bashkisë Roskovec

Me fillimin e vitit të ri shkollor 2021-2022, i japim vlerë nismës së Ministrisë, “ Shkolla si Qendër Komunitare “,- një shkollë miqësore për të gjithë. 👏
✅Kryetarja e bashkisë Roskovec organizoi një takim me drejtuesen e ZVAP-së dhe drejtuesit e shkollave komunitare në juridiksionin e bashkisë Roskovec, me qëllimin jo vetëm në nxitjen e bashkëpunimit mes bashkisë dhe shkollave por edhe në planifikimin e një kalendari të përbashkët aktivitetesh për t’i kthyer këto shkolla komunitare në vatër aktivitetesh argëtuese dhe ndërgjegjèsuese me të rinjtë e shkollave dhe komunitetin në terësi.




Dita Botërore e të Moshuarëve

Sot në, “Ditën Botërore të të Moshuarëve”, Bashkia Roskovec dhe Njësia e Integrimit Evropian zgjodhën një formë ndryshe të urimit dhe ndërgjegjësimit publik.
✅Në ambientet e “Kafes me Gjyshin” përfaqësues të kësaj grupmoshë , kaluan disa momente të këndshme në shoqërinë e njeri-tjetrit .
📌Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Znj.Majlinda Bufi, 🙏uroi në këtë ditë të vecantë duke e venë theksin tek mbështetja dhe iniciativat për të ndërtuar një shoqëri ku gjithësecili prej tyre jeton në mënyrën që ndihen dhe jo në vitet që kanë .
🤗Moshim nuk do të thotë paaftësi, #1Tetori i këtij viti të shërbejë për të mundësuar dhe përhapur kontributet e të moshuarve në familje, komunitet dhe në gjithë shoqërinë.
Në përfundim të aktivitetit për të moshuarit u shpëndanë certifikata për pjesëmarrjen dhe angazhimin aktiv të tyre në jetën sociale.






Facebook
Facebook