Mbledhja e Këshillit Bashkiak,muaji Qershor

Në mbështetje të ligjit Nr.139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”,të ligjit Nr.107/2016 “Për Prefektin”,📍Ditën e sotme u zhvillua mbledhja e Këshillit të Bashkisë, për muajin Qershor, me rend dite si më poshtë :
1. Miratimi i rendit të ditës së mbledhjes.
2.Për disa shtesa në Vendimin Nr.88 Datë 02.12.2020 “ Për Paketën Fiskale për vitin 2021”.
3. Për dhënien e Ndihmës Ekonomike nga fondi i kushtëzuar deri në 6% për periudhën 1-31 Maj 2021.
4. Për miratimin e Projektit me objekt “Riveshje e rrugës Qëndër Velmish-Drejtim Donofrosës, fshati Velmish (shtesë).
5. Për miratim dhe transferim fondesh në buxhetin e Bashkisë Roskovec për vitin 2021.
6.Për miratimin e dokumentit të Parë për programin buxhetor afatmesëm 2022-2024.
7.Për një ndryshimin në listën e inventarit të pronave të Njësisë Administrative Kuman, miratuar me VKM Nr. 1210, datë 11.12.2009 dhe VKB Nr.50, datë 29.06.2020.
8. Për një ndryshimin në listën e inventarit të pronave të Bashkisë Roskovec, miratuar me VKM, Nr.770, datë 24.09.2010 dhe VKB Nr.48, datë 29.06.2020.
9. Për miratimin e dokumentit të rishikimit të planit të përgjithshëm vendor të Bashkisë Roskovec.
10.Për miratimin e nismës për rishikimin të planit të përgjithshëm vendor, për Bashkinë Roskovec.
11. “Për anullim të VKB Nr. 38 datë 31.05.2021 “Për rishikimin e pjesshëm të dokumentit të planit të përgjithshëm vendor me procedurë të përshpejtuar, për bashkinë Roskovec.
12.Diskutime dhe komente të qytetarëve.

Mbrëmje festive nën tingujt e muzikës turke

Nën moton “Muzika dhe arti bashkojnë njerëzit” mirëpritëm mbrëmjen e djeshme në sheshin qëndror para Bashkisë grupin nga Turqia “Hayal Trio”.🎵🎶
Nën kujdesin e vecantë të Kryetares së bashkisë Roskovec Znj.Majlinda Bufi dhe deputetit të zonës Z.Baftjar Zeqo, angazhohemi ta kthejmë Roskovecin në destinacionin e aktiviteteve artistike dhe kulturore.

Romacted faza e dytë

24 Qershori, Dita Nderkombetare e Ballkano-Egjiptianeve➡️ vendosur nga Asambleja e parë e Egjiptianëve e mbledhur në 1990 në Ohër.
↔️Ditën e djeshme bashkë me Znj.Orsiola Kurti, Z. Adriatik Hasantari, Znj.Xhesika Korra dhe Z.Sead Kazanxhi u prezantua në bashki fillimi i fazës së dytë të ROMACTED Znj.Majlinda Bufi rikonfirmoi angazhimin e Bashkisë Roskovec në përfshirjen sociale të komunitetit Rom në nivel vendor .
Tashmë, Bashkia Roskovec , fal angazhimit të përbashkët ka :
✅Planin Vendor të Integrimit të Pakicave Rome dhe Egjiptiane të Bashkisë Roskovec,
✅Udhëzuesin ROMACTED,
✅Udhëzuesin për Bashkitë për Buxhetimin e Përgjithshëm për Pakicat Rome dhe Egjiptiane dhe ROMACTED në një vështrim për Bashkinë Roskovec.

Mbrëmje festive nën tingujt e muzikës Jazz

Mirmbrema
📍Ditën e djeshme Kisha e “Shën Kollit” në Kurjan, mirëpriti qytetarët nën tingujt e një rryme muzikore bashëkohore sic është Jazzi.🕺💃
Artistët e njohur Italian, Demian Cabaud, Domenico Caliri, Mirco Mariottini, Stefano Tamborrino, 🎷🎺🎻nën kujdesin e vecantë të Kryetares së bashkisë Roskovec, znj.Majlinda Bufi dhe deputetit të zonës së Roskovecit z.Baftjar Zeqo dhuruan disa momente relaksi për të pranishmit.🎶🎵

Gëzuar “1 Qershorin”

Një super atmosferë mbushi sot sheshin qendror të qytetit të Roskovecit në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, “1 Qershorit” 🤹‍♂️🎈🎈🎈☺🎈🎈🤹‍♂️
📍Bashkia Roskovec në bashkëpunim me ZVA –në, kopshtet dhe shkollat 9-vjecare të qytetit dhe Njësive Administrative organizuan një sërë aktivitetesh me këngë, valle, recitime e shfaqje artistike.🤹‍♂️💃🕺👯‍♂️🎈
“Le të jetë dashuria dhe mirësia që na dhurojnë çdo ditë fëmijët tanë shtysa, shpresa dhe besimi për të bërë gjithçka që e ardhmja e tyre të jetë më e mirë dhe e gëzuar”…
Në fund të aktivitetit tollumbacet shumëngjyrëshe pushtuan qiellin.🎈🎈🎈🎈🎈🎈🎈🎈🎈🎈