Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: August 2019

Atje ku janë fëmijët, është festë.

Festë sot tek këndi i lojrave në Roskovec. 
Dhjetra fëmijë të shoqëruar nga prindërit dhe gjyshër kanë festuar sot me animator, muzikë e lojra‍♂️‍♂️, me rastin e inagurimit të këtij këndit.
Këndi i lojrave është një investim i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Hollandës në bashkëpunim me Bashkinë Roskovec dhe fondacionin FLAG.
Të pranishëm në këtë event ishin zj. Maïta van der Mark, Eksperte e Akademisë së Hollandës, z. Naz Feka dhe z. Arlind Lugji, ekspert të fondacionit FLAG dhe Zv. Kryetari i Bashkisë Roskovec z. Isa Hoxha.
Fillimisht një takim zyrtar në ambientet e Bashkisë Roskovec për diskutuar mbi ecurinë e projektit. Gjatë takimit z. Hoxha theksoi se investimi më i mirë për të ardhmen e qytetit është puna që bëhet me fëmijët, për t’i nxitur ata të merren me aktivitete fizike.
Ekspertët në vijim vizituan këndin e lojrave nën atmosferën e gëzueshme që krijonin vogëlushët me lojrat dhe kërcimet e tyre.‍♂️‍♂️
Zv. Kryetari gjatë fjalës së tij u shpreh se investime të tilla jo vetëm për fëmijët por për të gjithë komunitetit, të cilat ndikojnë në përmirësimin e sigurisë publike, do të jenë në vëmendje të stafit të Bashkisë Roskovec.
[lsvr_gallery images=”10807,10808,10809,10810,10811″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

76 Vjetori i formimit të batalionit partizan “Tofik Lapani”

Ashtu dhe siç ka qenë traditë, sot u përkujtua me nderim 76 vjetori formimit të batalionit partizan “Tofik Lapani” në fshatin Suk 1, njësia Strum 🙏
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin :
Deputeti i Roskovecit z. Anduel Xhindi, Zv. Kryetarët e Bashkisë Roskovec z. Maksim Goga dhe z. Isa Hoxha,
Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇ z. Odise Porodini, pjesëtarë të famijeve të veteranëve dhe të familjeve të dëshmorëve, përfaqësues të pushtetit lokal, intelektualë dhe banorë të zonës➡️
Në përkujtim të kësaj ngjarjeje, pranë lapidarit u vendosën kurora me lule në emër të Bashkisë Roskovec, Komitetit Zonal Roskovec dhe Komitetit të Veteranëve Roskovec.
Sot është momenti të përulemi me respekt dhe mirënjohje të thellë para Dëshmorëve ,të cilët dhanë gjithçka për lirinë e Shqipërisë.🙏🙏🙏
#Kujtojmë_të_shkuarën
#Lavdi_Dëshmorëve
[lsvr_gallery images=”10582,10583,10584,10585″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Vijon puna nga Ndërmarrja e Pastrim Gjelbërimit

Aktualisht, në të gjithë territorin e Bashkisë Roskovec, vazhdon puna për ofrimin e shërbimeve publike prej Ndërmarrjes së Pastrim Gjelbërimit.
📌Në Njësinë Administrative Strum, përkatësisht ne fshatin Suk 1, pranë lapidarit të ngritur në përkujtim dhe nderim të batalionit partizan “Tofik Lapani”, ka përfunduar sistemi i lulishtes, si dhe pastrimi total i ambienteve përreth tij.
📌Ndërkohë, në fshatin Arapaj, ka nisur mbushja dhe sistemimi i pjesës anësore të trotuarit.
Për Ndërmarrjen e Pastrim Gjelbërimit puna do të vazhdoj me po të njejtat ritme pavarësisht temperaturave të larta të stinës, duke garantuar një shërbim cilësor për çdo banorë të komunitetit.
#NdërmarrjaePastrimGjelbërimit
#Shërbimepublikedhepunëcilësore
#Punavazhdon
[lsvr_gallery images=”10814,10815,10816,10817″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Forcat zjarrëfikëse ndërhyjnë në shuarjen e zjarrit në Kuman

Një sipërfaqe me ullinj është përfshirë nga flakët, ditën e sotme, në fshatin Kuman.
Nga zjarri fatmirësisht nuk ka patur të lënduar dhe raportohet se nuk rrezikohen banesa.
Ndërkohë forcat zjarrëfikëse 🚒🚒të Bashkisë Roskovec kanë mbërritur në vendngjarje dhe po ndërhyjnë për shuarjen e flakëve të zjarrit .
Një falenderim sot për djemtë zjarrfikës të bashkisë, të cilët po punojnë me përkushtim të madh duke vënë në kontroll flakët e zjarrit për të minimizuar dëmet.🙏🙏🙏[lsvr_gallery images=”10560,10561,10562,10563″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Mbledhja e Këshillit Bashkiak për muajin Gusht.

Në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, zhvilloi mbledhjen Këshilli Bashkiak i ri i Bashkisë Roskovec. Në këtë mbledhje të muajit Gusht u diskutuan dhe miratuan vendimet e më poshtme:
1. Miratimi i mandateve të anëtarëve të Këshillit Bashkiak Roskovec.
2. Krijimi i Komisioneve të Përhershëm të Këshillit
3. Miratimi i fondit të pagesës së personave me aftësi të kufizuar dhe invalidëve të punës për përiudhën 1- 31 Gusht 2019.
4. Propozim për dhënien e ndihmave ekonomike për periudhën 1-31 Gusht 2019.
5. Dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar deri në 6% për periudhën 1-31 Korrik 2019.
Qytetarë, informohuni për mbledhjet e Këshillit Bashkiak.
#MbledhjeKëshillitBashkiak[lsvr_gallery images=”10506,10507,10508,10509,10510,10511″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rikonstruksioni i fasadave

📌Kryetarja e Bashkisë ka inspektuar punimet që janë duke vazhduar për rikonstruksionin dhe rehabilitimin e hapësirave dhe fasadave të pallateve në qendër të Roskovecit.
📌Ky është një investim që ndryshon njëherë e përgjithmonë jo vetëm pamjen e kësaj zone .
📌Kryebashkiakia zj. Bufi është shprehur : “E gjithë kjo zonë është projektuar të rikualifikohet duke krijuar një ambient ndryshe , me parametra urbanë dhe shlodhës për qytetarët e kësaj zone[lsvr_gallery images=”10498,10499,10500,10501,10502″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Youth in ActiON

Youth in ActiON 🇪🇺🇦🇱🇪🇺🇦🇱
Njësitë e Integrimit Evropian në Bashkitë Roskovec, Belsh dhe Elbasan zhvilluan në datat 13-14 Gusht një tur dy ditor në këto tre Njësi të Qeverisjes Vendore me një grup të rinj dhe të rejash gjimnazistë👫👭👬 nga secili qytet i sipër përmendur.
Aktivitetet filluan nga qyteti i Belshit dhe Elbasanit, për të përfunduar ditën e sotme në qytetin e Roskovecit, ku rreth 30 të rinj dhe të reja, të udhëhequr nga Koordinatorët e BE të këtyre bashkive, të cilat përfshinë:
📌Dëgjesa me kryetarët e bashkive të secilës bashki të përfshirë në këtë nisëm, në lidhje me plotësimin e kërkesave të të rinjve për standarte evropiane të cilësisë së jetës, mjedisit, shkollimit, shërbimeve publike dhe rekreacionit.
📌Mundësitë që Bashkimi Evropian ka për të rinjtë
📌Nxitja e të rinjëve drejt vullnetarizmit dhe nxitja e lidershipit.
Të rinjtë patën një bashkëbisedim interaktiv me Kryetarët e bashkive Roskovec dhe Elbasan, zj. Majlinda Bufi dhe z.Gledian Llatja.
Ky tur u konceptua në formën e një udhëtimi eksperiencash dhe ndarje shqetësimesh me autoritetet vendore për një Shqipëri evropiane. Itineraret e këtyre të rinjve të përzgjedhur, në këtë tur që zgjati dy ditë, përfshin njohje realitetesh të përbashkëta, të vlerave kulturore dhe traditat e qyteteve, njohja e praktikave më të mira në nivel bashkiak të shqetësimeve të të rinjve, në njësi të tjera të qeverisjes vendore përvec qytetit ku ata banojnë, si dhe njohja me realitete dhe destinacione të tjera.
Ky tur, ishte një rast shumë i mirë për të gjithë këta të rinj për t’u socializuar me të tjerë të rinj dhe të reja në disa qytete, dhe për të diskutuar me ta edhe në momente rekreacioni, ide dhe mendime për një Shqipëri evropiane 🇪🇺🇪🇺🇪🇺që zhvillimin e pret pikërisht nga gjenerata e re.
Ky aktivitetet u realizua në bashkëpunim me bashkitë e qyteteve të përfshira në këtë nismë dhe mbështetjen e plotë të projektit “Bashkitë për në Evropë”.
[lsvr_gallery images=”10485,10486,10487,10488,10489,10490,10491,10492″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Vizitë e vecantë pranë Qendrës Social Komunitare

Ditën e sotme kishim një vizitë të veçantë pranë Qendres Social Komunitare nga vajzat nga Mbretëria e Bashkuar, të cilat janë pjesë e programit GOLD (Guiding Opportunities linked with development).
Qellimi i këtij takimi ishte informimi i të rinjëve, kryesisht vajzave rreth programeve edukuese dhe mundësive për vetë-zhvillim dhe shkëmbime ndërkombëtare me organizatat e Scout/Guide simotra në Evropë dhe më gjërë.
Kjo është vizita e dytë e ekipit të GOLD në Roskovec, të shoqëruar edhe nga Komisionerja Ndërkombëtare e Vajzave Udhëheqëse të Shqiperisë zj. Lusiana Mailaj, për të mbështetur krijimin dhe fuqizimin e një grupi vajzash scout /udhëheqëse në Roskovec në bashkëpunim me Bashkinë Roskovec dhe vullnetaren e Korpusit të Paqes zj. Cheyenne Tardie.
Vajzat Udhëheqëse të Shqipërisë është një organizatë e dedikuar për zhvillimin e vajza në Shqipëri për potencialin e tyre të plotë si liderët dhe qytetarët aktivë.
[lsvr_gallery images=”10477,10478,10479,10480,10481″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook