Youth in ActiON 🇪🇺🇦🇱🇪🇺🇦🇱
Njësitë e Integrimit Evropian në Bashkitë Roskovec, Belsh dhe Elbasan zhvilluan në datat 13-14 Gusht një tur dy ditor në këto tre Njësi të Qeverisjes Vendore me një grup të rinj dhe të rejash gjimnazistë👫👭👬 nga secili qytet i sipër përmendur.
Aktivitetet filluan nga qyteti i Belshit dhe Elbasanit, për të përfunduar ditën e sotme në qytetin e Roskovecit, ku rreth 30 të rinj dhe të reja, të udhëhequr nga Koordinatorët e BE të këtyre bashkive, të cilat përfshinë:
📌Dëgjesa me kryetarët e bashkive të secilës bashki të përfshirë në këtë nisëm, në lidhje me plotësimin e kërkesave të të rinjve për standarte evropiane të cilësisë së jetës, mjedisit, shkollimit, shërbimeve publike dhe rekreacionit.
📌Mundësitë që Bashkimi Evropian ka për të rinjtë
📌Nxitja e të rinjëve drejt vullnetarizmit dhe nxitja e lidershipit.
Të rinjtë patën një bashkëbisedim interaktiv me Kryetarët e bashkive Roskovec dhe Elbasan, zj. Majlinda Bufi dhe z.Gledian Llatja.
Ky tur u konceptua në formën e një udhëtimi eksperiencash dhe ndarje shqetësimesh me autoritetet vendore për një Shqipëri evropiane. Itineraret e këtyre të rinjve të përzgjedhur, në këtë tur që zgjati dy ditë, përfshin njohje realitetesh të përbashkëta, të vlerave kulturore dhe traditat e qyteteve, njohja e praktikave më të mira në nivel bashkiak të shqetësimeve të të rinjve, në njësi të tjera të qeverisjes vendore përvec qytetit ku ata banojnë, si dhe njohja me realitete dhe destinacione të tjera.
Ky tur, ishte një rast shumë i mirë për të gjithë këta të rinj për t’u socializuar me të tjerë të rinj dhe të reja në disa qytete, dhe për të diskutuar me ta edhe në momente rekreacioni, ide dhe mendime për një Shqipëri evropiane 🇪🇺🇪🇺🇪🇺që zhvillimin e pret pikërisht nga gjenerata e re.
Ky aktivitetet u realizua në bashkëpunim me bashkitë e qyteteve të përfshira në këtë nismë dhe mbështetjen e plotë të projektit “Bashkitë për në Evropë”.

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).