Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: August 2019

Infrastruktura arsimore prioritet

Kryetarja e Bashkisë Roskovec zj.Majlinda Bufi dhe Drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Roskovec zj. Brikena Hajdini kanë inspektuar vazhdimin e punimeve në shkollën “ Zylyftar Veleshnja”, Velmish dhe ” Ajet Toska” Suk 2.
🔛Rikonstruksioni i plotë i këtyre shkollave dhe ndërtimi i ambienteve sportive janë ndër projektet më të rëndësishme në infrastrukturën arsimore që po zhvillohen në Bashkinë e Roskovecit.
Këto investime padyshim do të përmirësojnë cilësinë e arsimit.👏[lsvr_gallery images=”10470,10471,10472,10473,10474″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Një mundësi e mirë për të ndërtuar të ardhmen

📌Një mundësi e mirë për të gjithë👏👏
#investopërtëardhmentënde
#Ndryshotëardhmentënde
PO KËRKON TË NDËRTOSH TË ARDHMEN PROFESIONALE PËRMES PUNËSIMIT APO VETË-PUNËSIMIT?

Nëse je një:
1. Migrant i kthyer ose person në veshtirësi social-ekonomike;
2. I papunë;
3. 18 deri 40 vjec;
4.I motivuar për të ndryshuar të ardhmen;
5. Me njohuri në shkrim dhe lexim.
Tashmë zgjidhja vjen përmes Programit “Këshillimi drejt Punësimit” C4E të zbatuar nga Swisscontact dhe Organizata IRCA financuar nga Qeveria Gjermane përmes GIZ. Swisscontact është një organizatë Zvicerane prezente në shqipëri që në 1994 përmes programeve të formimit profesional dhe punësimit për të rinjtë. Kjo metodë po zhvillohet që prej vitit 2010 dhe afro 4000 të rinj kanë përfituar nga shërbimet dhe nxitja e punësimit. Përmes bashkëpunimit me organizatën IRCA programi synon ndryshimin e jetesës së përsonave të kthyer nga migracioni apo atyre në vështirësi. Ky program siguron 60% sukses në punësueshmërinë e përsonave të përfshirë.
Programi kalon nëpër elementët e mëposhtëm:
1. Eksplorim idesh, dëshirash dhe nevojash;
2. Eksplorim tregu dhe profesionesh;
3. Analizë e profesioneve;
4. Ndërtimi i një plani zhvillimi;
5. Kurse dhe praktikë profesionale;
6. Plane biznesi;
7. Lehtësim në punësim apo vetë-punësim.
.. Progami ju ndihmon të arrini:
1. Zhvillim personal;
2. Zhvillim profesional;
3. Punësim dhe vetë-punësim të qendrueshëm;
Të interesuarit të kontaktojnë në:
Cel: 0694882119
Email: marjusveizi.irca@gmail.com
ose ne mesazh ne facebook

Takimet me komunitetin – Praktikë transparence

Takimet me komunitetin janë praktikë e përhershme e punës sonë.👏
Ishte Zv. Kryetari i Bashkisë Roskovec z. Isa Hoxha, i cili takoi dhe sqaroi qytetarët për problematikat dhe shqetësimet e tyre.
Takimet ballë-për-ballë me komunitetin janë kthyer tashmë një një traditë në Roskovec. 
#Transparencëndajkomunitetit[lsvr_gallery items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”][lsvr_gallery images=”10460,10461,10462,10463,10464″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Infrastruktura rrugore në Roskovec

📌Po përmirësojmë çdo ditë e më shumë infrastrukturën rrugore në çdo fshat të Bashkisë Roskovec.
🔛Jemi duke vazhduar punimet për ndërtimin e trotuarit në segmentin rrugor nga rrethrrotullim “Vajza Myzeqare” deri në Marinëz.
Në këtë mënyrë rritet cilësia e jetesës së qytetarëve.
Më shumë punë në dobi të komunitetit.👏
#BashkiaRoskovec[lsvr_gallery images=”10451,10452,10453,10454,10455″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Vijon puna për rikonstruksionin e shkollës “Adem Vrapi”

Mirëmëngjes miq,
Në vijim të punës për përmirësimin e kushteve të mësimit për nxënësit e të gjitha institucioneve arsimore, Bashkia e Roskovecit ka nisur rikonstruksionin e shkollës së mesme “Adem Vrapi”.
Ky rikonstruksion, i cili do të zgjasë për një periudhë kohore deri në 6 muaj, është i domosdoshëm për shkak të nevojës për ndërhyrje në të gjithë strukturën e kësaj shkolle.
#ArsimCilësor
#BashkiaRoskovec
[lsvr_gallery images=”10447,10446,10445,10444,10443″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Festa verore e Vidhishtës

Festa verore e Vidhishtës
Përsëri mbrëmja e djeshme na mblodhi së bashku për të festuar për vitin e tretë festën e Vidhishtës, një festë e organizuar me iniciativën e veçantë të Kryetares së Bashkisë Roskovec zj.Majlinda Bufi.
Fjalën përshëndetëse e mbajti Zv.Kryetari i Bashkisë z. Isa Hoxha, i cili falenderoi të gjithë ata qytetarë që këtë fundjavë vendosën ta kalojnë në Vidhisht dhe e cilësoi këtë festë si një mundësi të mirë për të nxitur dhe zhvilluar jetën sociale në zonat rurale.
Të tjera aktivitete të bukura na presin, pasi roskovecarët meritojnë më shumë.
Të punojmë së bashku për Roskovecin që duam!
[lsvr_gallery images=”10436,10437,10438,10439″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Mos mungoni në Festën e Vidhishtës

Këtë fundjavë mos e humb festën e Vidhishtës!
Festa verore e Vidhishtës, tashmë një festë e kthyer në traditë, për të qënë sërish së bashku. 
Festa e Vidhishtës por dhe festat e tjera të organizuara në fshatrat e Bashkisë Roskovec janë një nismë për të zhvilluar jetën në zonat rurale.
Nesër, më datë 4 Gusht, ora 20.30, mos planifiko asgjë tjetër. 
Eja në Vidhisht.
Merr një mik, shok, familjarë dhe festojmë së bashku.[lsvr_gallery images=”10433″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Shkolla verore në Roskovec

[lsvr_gallery images=”10424,10425,10426,10427,10428,10429,10430″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]Dita e sotme shënon fundin e ciklit të dytë të shkollës verore për të rinjtë e Roskovecit.
Një eksperiencë e veçantë dhe e vlefshme për të gjithë të rinjtë të cilët u bënë pjesë e kësaj nisme të ndërmarr nga Kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda Bufi.
Kjo nismë e Bashkisë Roskovec, një shkollë verore cilësore dhe falas, bënë pjesë në përgjegjësinë sociale të institucionit tonë për të investuar për të rinjtë e Roskovecit.
Zv.Kryetari i Bashkisë z. Isa Hoxha uroi të gjithë të rinjtë për përkushtimin e treguar gjatë gjithë ditëve të shkollës verore dhe shpërndau çertifikata në shenjë mirënjohje.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe Sekretarja e Përgjithshme zj. Evisa Mustafaj, Përgjegjëse e Burimeve Njerezore Olta Brahushaj, Kryeinspektore e Arsimit zj. Eralda Duraj si dhe stafi i organizativ i shkollës verore, i cili ka bërë një punë të veçantë në përgatitjen e kësaj hapësire të programit për ta bërë sa më të larmishme, me vlerë argëtuese, por dhe edukative, të kombinuara me lojra të shkurtëra, interactive dhe kreative.
#Riniabënndryshimin
#Investojmëpërtëardhmen
#ShkollaVerore

Rehabilitimi i bllokut nr.2

Roskoveci po ndryshon pamje 😊
Rehabilitimi i bllokut nr.2 në Roskovec tashmë është përqendruar edhe drejt rikonstruksionit të fasadave.
Bashkia Roskovec ka nisur transformimin e kësaj zone duke i dhënë jo vetëm një pamje të re por edhe një impuls ekonomik gjithë kësaj zone.👏👏
#RehabilitimUrban
#BashkiaRoskovec[lsvr_gallery images=”10417,10416,10415,10420,10419,10418″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook