Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: August 2, 2019

Shkolla verore në Roskovec

[lsvr_gallery images=”10424,10425,10426,10427,10428,10429,10430″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]Dita e sotme shënon fundin e ciklit të dytë të shkollës verore për të rinjtë e Roskovecit.
Një eksperiencë e veçantë dhe e vlefshme për të gjithë të rinjtë të cilët u bënë pjesë e kësaj nisme të ndërmarr nga Kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda Bufi.
Kjo nismë e Bashkisë Roskovec, një shkollë verore cilësore dhe falas, bënë pjesë në përgjegjësinë sociale të institucionit tonë për të investuar për të rinjtë e Roskovecit.
Zv.Kryetari i Bashkisë z. Isa Hoxha uroi të gjithë të rinjtë për përkushtimin e treguar gjatë gjithë ditëve të shkollës verore dhe shpërndau çertifikata në shenjë mirënjohje.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe Sekretarja e Përgjithshme zj. Evisa Mustafaj, Përgjegjëse e Burimeve Njerezore Olta Brahushaj, Kryeinspektore e Arsimit zj. Eralda Duraj si dhe stafi i organizativ i shkollës verore, i cili ka bërë një punë të veçantë në përgatitjen e kësaj hapësire të programit për ta bërë sa më të larmishme, me vlerë argëtuese, por dhe edukative, të kombinuara me lojra të shkurtëra, interactive dhe kreative.
#Riniabënndryshimin
#Investojmëpërtëardhmen
#ShkollaVerore

Rehabilitimi i bllokut nr.2

Roskoveci po ndryshon pamje 😊
Rehabilitimi i bllokut nr.2 në Roskovec tashmë është përqendruar edhe drejt rikonstruksionit të fasadave.
Bashkia Roskovec ka nisur transformimin e kësaj zone duke i dhënë jo vetëm një pamje të re por edhe një impuls ekonomik gjithë kësaj zone.👏👏
#RehabilitimUrban
#BashkiaRoskovec[lsvr_gallery images=”10417,10416,10415,10420,10419,10418″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook