Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: August 12, 2019

Vizitë e vecantë pranë Qendrës Social Komunitare

Ditën e sotme kishim një vizitë të veçantë pranë Qendres Social Komunitare nga vajzat nga Mbretëria e Bashkuar, të cilat janë pjesë e programit GOLD (Guiding Opportunities linked with development).
Qellimi i këtij takimi ishte informimi i të rinjëve, kryesisht vajzave rreth programeve edukuese dhe mundësive për vetë-zhvillim dhe shkëmbime ndërkombëtare me organizatat e Scout/Guide simotra në Evropë dhe më gjërë.
Kjo është vizita e dytë e ekipit të GOLD në Roskovec, të shoqëruar edhe nga Komisionerja Ndërkombëtare e Vajzave Udhëheqëse të Shqiperisë zj. Lusiana Mailaj, për të mbështetur krijimin dhe fuqizimin e një grupi vajzash scout /udhëheqëse në Roskovec në bashkëpunim me Bashkinë Roskovec dhe vullnetaren e Korpusit të Paqes zj. Cheyenne Tardie.
Vajzat Udhëheqëse të Shqipërisë është një organizatë e dedikuar për zhvillimin e vajza në Shqipëri për potencialin e tyre të plotë si liderët dhe qytetarët aktivë.
[lsvr_gallery images=”10477,10478,10479,10480,10481″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Infrastruktura arsimore prioritet

Kryetarja e Bashkisë Roskovec zj.Majlinda Bufi dhe Drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Roskovec zj. Brikena Hajdini kanë inspektuar vazhdimin e punimeve në shkollën “ Zylyftar Veleshnja”, Velmish dhe ” Ajet Toska” Suk 2.
🔛Rikonstruksioni i plotë i këtyre shkollave dhe ndërtimi i ambienteve sportive janë ndër projektet më të rëndësishme në infrastrukturën arsimore që po zhvillohen në Bashkinë e Roskovecit.
Këto investime padyshim do të përmirësojnë cilësinë e arsimit.👏[lsvr_gallery images=”10470,10471,10472,10473,10474″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook