Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: August 23, 2017

Mbledhje e Këshillit Bashkiak

Ditën e sotme, më datë 23. 08. 2017 u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak.
Në rendin e ditës ishin këto probleme:
1. Miratimi i ndihmave ekonomike për muajin gusht 2017.
2. Ndryshim në objektin e vendimit të Këshillit Bashkiak nr. 12 datë 20.02.2017 “ Për miratimin për kryerjen e Partneritetit Publik Privat (PPP)”.
3. Miratimi i ndryshimeve në Buxhetin e Bashkisë për vitin 2017.
4. Miratimi i tavanëve përfundimtarë të shpenzimeve për programin buxhetor afat- mesëm 2018- 2020.
5. Ndërtimin e linjës së furnizimit të ujësjellësit, dega Roskovec- Depot Suk 1 dhe Suk 2, blerje materialesh.
6. Projekt- ide mbi vendosjen e sinjalistikës rrugore në rrugët kryesore të qytetit të Roskovecit.
Për këto e disa probleme shtesë të tjera që u trajtuan në mbledhje të Këshillit Bashkiak u dhanë shpjegimet përkatëse nga Kryetarja e bashkisë znj. Majlinda Bufi dhe stafi i bashkisë.
Ju rikujtojmë se mbledhjet e Këshillit janë të hapura.
#Informohuni!
#Mbledhje_Këshillit_Bashkiak

[lsvr_gallery images=”5854,5855,5856,5857,5858,5859,5860,5861″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook