Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: December 14, 2016

ÇMIM I PARE NE NIVEL KOMBETAR

Sot Bashkia Roskovec ka fituar vendin e parë në nivel kombëtar në fushën e zhvillimit ekonomik. Ka qënë projekti i promovimit të vlerave të agroturizmit dhe jehona që mori “Festa e Ullirit” në Kurjan më 28 Tetor 2016 që i ka dhënë këtë vlerësim të çmuar bashkisë sonë.
DLDP – Decentralization Local Development Program është Programi i Decentralizimit financuar nga qeveria zvicerane , në bashkëpunim me ministrinë e pushtetit vendor . Ky çmim është dhënë sot pas konkursit të zhvilluar për praktikat më të mira të pushtetit vendor në nivel rajonal dhe kombëtar.
Kryetarja e bashkisë znj. Majlinda Bufi asistoi gjatë gjithë konkursit dhe sigurisht iu përgjigj çdo pyetje rreth projektit. Projekti u prezantua në mënyrë dinjitoze nga specialistja në drejtorinë e Urbanistikës znj.Kejsi Voli. Të pranishëm në këtë konkurs ishin edhe nënkryetarja e bashkisë znj. Bardha Begaj, drejtori i Artit dhe Kulturës z. Thoma Goga dhe drejtoresha e urbanistikës znj. Ejona Tyto.
Ky çmim është meritë i një viti të mbushur me punë.

 
[lsvr_gallery images=”3830,3831,3832,3833,3834,3835,3836″ items_per_row=”3″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

DEGJESE PUBLIKE KUMAN

Projekt Buxheti i Bashkisë Roskovec për vitin 2017 është prezantuar sot në Njësinë Adminsitrative Kuman, ku është diskutuar gjerësisht me banorët e kësaj njësie.Krye administratori z.Kadri Hyska, administratori i njësisë z. Dritan Shahu dhe drejtori i financës z. Selman Çepele kanë prezantuar planin e investimeve dhe të paketës fiskale për vitin 2017 dhe kanë diskutuar me banorët dhe bizneset mbi investimet e realizuar në vitin 2016 dhe për buxhetin e vitit 2017. Ky proçes është shumë i efektshëm pasi janë vetë banorët të cilët përcaktojnë përparësitë e tyre.
[lsvr_gallery images=”3822,3823,3824,3825,3826,3827″ items_per_row=”3″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook