Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: December 13, 2016

PROJEKTI ZHVILLIMOR KUMAN

Puna për projektin zhvillimor të qendrës së Kumanit vazhdon. Ditën e djeshme, më datë 12 dhjetor ishte vetë kryetarja e Bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi e cila inspektoi punimet e bëra deri më tani. Shumë shpejt komuniteti i fshatit Kuman do të ketë një mjedis me parametra bashkohorë.
[lsvr_gallery images=”3815,3816,3817,3818″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

DEGJESE PUBLIKE

Ditën e djeshme më datë 12.12.2016 , Bashkia Roskovec zhvilloi dëgjesën publike në Roskovec për prezantimin e planit të investimeve dhe të paketës fiskale për vitin 2017. Të pranishëm në këtë prezantim ishin krye administrator z.Kadri Hyska, nënkryetari i bashkisë z. Isa Hoxha dhe nënkryetarja znj.Bardha Begaj dhe drejtues të fushave të ndryshme. Paneli drejtues pasqyroi investimet dhe shërbimet e realizuara gjatë vitit 2016.
Pjesëmarrës ishin banorë të Roskovecit, biznese të ndryshme të cilët dhanë mendimet për prioritetet që Bashkia Roskovec duhet të ketë gjatë vitit 2017.

 [lsvr_gallery images=”3808,3809,3810,3811″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Facebook
Facebook