Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Bashkia

Festa e Fëmijëve

Dita e 1 Qershorit edhe në kopshtet dhe shkollat e bashkisë Roskovec solli gaz e hare.🎈🎉🎈
Ishin vogëlushët e kopshtit në Arapaj “Rramen Dashi”, të njësisë administrative Strum, të cilët organizuan një koncert me rastin e festës së tyre.
E pranishme në këtë aktivitet ishte dhe kryetarja e bashkisë Roskovec zj. Majlinda Bufi. Në mesazhin e urimit, Kryetarja uroi fëmijët me rastin e 1 Qershorit duke shprehur edhe dëshirën që jeta e tyre të jetë sa më e lumtur.
Këngë, valle , recitime dhe skena improvizimi u duartrokitën nga kryebashkiakja Bufi, mësues, gjyshër, prindër e fëmijë të shumtë.
Kryetarja e bashkisë shpërndau për të gjithë fëmijët çertifikata. Lumturia dhe emocionet dalloheshin lehtësisht në sytë e vogëlushëve.
Me këto aktivitete bashkia e Roskovecit synon kultivimin e vlerave kulturore, edukimin përmes veprimtarive masive. Duke u rritur me këtë frymë brezat e vogëlushëve, zhvillojnë edhe pasionin e tyre për artin dhe muzikën.

#Festa_e_1_Qershorit
#Fëmijët_e_Bashkisë_Roskovec
[lsvr_gallery images=”5263,5264,5265,5266,5267,5268,5269,5270,5271,5272″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Ripërtëritje e Bujqësisë

Pranë fermerëve për çdo nevojë.
Puntorët e bashkisë janë duke punuar për pastrimin e kanaleve kullues në Jagodinë me gjatësi rreth 3.7 km. Një ndërhyrje e domosdoshme për fermerët e kësaj zone.
Kanale të padukshëm dhe totalisht jashtë funksionit që rikthehen në punë.
#Ripërtëritje_e_Bujqësisë
#Bashkia_Roskovec

[lsvr_gallery images=”5256,5257,5258,5259,5260″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Pastrimi i kanaleve vazhdon…

Bashkia Roskovec ka filluar nga puna për pastrimin e kanalit kullues Jagodinë- Suk 1 (lagjia Metushaj), me gjatësi 4.5 km.
Ndërhyrje e domosdoshme për t’u ardhur në ndihmë fermerëve të kësaj zone dhe prodhimit bujqësor vendas.
#Në_Ndihmë_Të_Fermerëve
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”5250,5251,5252,5253″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Rruga “Pilo Kola”

Vazhdon puna për rikonstruksionin e plotë të rrugës “Pilo Kola”dhe sheshit të gjelbëruar 🌲
Cdo ditë përfundon një proçes pune dhe nis një tjetër.Çdo ditë i afrohemi edhe më shumë rezultatit final.
Edhe pse rrugë lagjeje, standardi nuk ndryshon.
#Rilindje_Urbane
#Bashkia_Roskovec

[lsvr_gallery images=”5171,5172,5173,5174,5175″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Qendra Vidhisht

Aty ku mbaron një investim, fillon një tjetër!
Ka ditë që në njësinë administrative Kuman, fshati Vidhisht, puntorët e bashkisë po punojnë për projektin e qendrës së saj. Jemi akoma në fillim por me këto ritme shume shpejt kjo qendër do të marri pamjen e saj përfundimtare dhe banorëve të këtij fshati do t’i shtohet një ambient i gjelbëruar dhe relaksues.
#Rilindje_Urbane
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”5180,5181,5182,5183,5184,5185″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Investime në Komunitet

Puntorët e Sektorit të Kanalizimeve dhe Ujrave të Zeza kanë filluar punën në lagjen Çobenj, njësia administrative Strum. Investim ky kaq i nevojshëm për banorët e kësaj zone nga të ardhurat e bashkisë.
Sot këtu, nesër një tjetër investim…
[lsvr_gallery images=”5230,5231,5232,5233,5234,5235″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Infrastruktura Rrugore

Një tjetër investim ka filluar në njësinë administrative Kurjan, fshati Ngjeqar. ☑️
Ka nisur rikonstruksioni i rrugës së Ngjeqarit, një investim me të ardhurat e bashkisë Roskovec. Jemi ende ne fazën e parë dhe larg qëllimit përfundimtar, por jo për shumë kohë.
Transformim rrënjësor në infrastrukturë me standarte urbane
#Infrastruktura_Rrugore
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”5198,5199,5200,5201,5202″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Suk 1- Arapaj- Samaticë

Një investim i shumëpritur!
Ishte një nga objektivat kryesorë në programin e Kryetares së bashkisë zj. Majlinda Bufi.
Premtimi u mbajt!
Filloi sot rikonstruksioni i plotë i rrugës lidhëse Suk 1- Arapaj – Samaticë, që u shërben dy bashkive , dy qarqeve dhe dy zonave bujqësore👏🏼
Një rrugë tërësisht e shkatërruar që paralizonte lëvizjen e banorëve në këtë drejtim , tashmë jo më😀
Zgjidhje përfundimtare për çdo problem👍

#RilindjeUrbane#
#BashkiaRoskovec#
[lsvr_gallery images=”5212,5213,5214,5215,5216,5217″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Hapsira të gjelbëuara

Që nga dita e fillimit të punës tonë si Bashki e Madhe, nuk është larguar asnjëherë vëmendja për shtimin e hapsirave të gjelbëruara dhe shplodhëse. 🌳🌷🌳
Puntorët e bashkisë janë duke punuar për lulishten më të re në Roskovec pranë Spitalit.✔️
Për një ambient relaksues dhe të gjelbëruar.🌳🌻

[lsvr_gallery images=”5162,5163,5164,5165″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rruga Mbërs

Rruga Mbërs nga sot nuk do të jetë më problem për banorët përkundrazi do të jetë zgjidhje e shumë problemeve jetike të cilat kanë ekzistuar për shumë vite.
Nisi asfaltimi i rrugës edhe këtu.
Transporti, komunikimi dhe bujqësia marrin jetë me këtë investim.
Shumë shpejt, në Arapaj!

#RilindjeUrbane
#BashkiaRoskovec
[lsvr_gallery images=”5222,5223,5224,5225,5226,5227″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Facebook
Facebook