Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: April 2017

Festa e Abetares

Dy klasat e para të shkollës 9- vjeçare “Alush Grepcka” organizuan në Pallatin e Kulturës Roskovec festën e tyre të Abetares. Prindër, nxënës, mësues dhe të ftuar ndoqën me interes përformancën e bukur të klasave të parë që ishin përgatitur nga mësueset e përkushtuara Sonila Sota dhe Mirela Shahini.
Nxënësit e këtyre klasave, të veshur bukur dilnin në skenë të qeshur e të gëzuar. Në program kishte këngë, recitime dhe valle të larmishme. Fëmijët transmetuan dashurinë për dijen,atdheun, prindërit, mësuesit.
Ju urojmë suksese të mëtejshme vogëlushëve.
[lsvr_gallery images=”4803″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Emigrantët

Pallati i Kulturës sot mirëpriti trupën e aktorëve të Teatrit Bylis me shfaqjen e tyre dramë satire nga Slawomir Mrozek “Emigrantët”. Një organizim i cili ishte nën kujdesin e veçantë të Kryetares së bashkisë znj. Majlinda Bufi. Në këtë dramë luanin aktorët e mirënjohur Astrit Hasani, Fatmir Xhelili dhe Eugerta Jasini.
Kjo shfaqje pati një pjesëmarrje të gjerë nga komuniteti.
Emocione të pafundme dhuruan aktorët me interpretimin e tyre. Të tilla organizime do të jenë më të shpeshta në bashkinë tonë.
[lsvr_gallery images=”4820,4819,4818,4817,4816,4815,4814″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Mbledhje Këshillit Bashkiak

Dje më datë 24. 04. 2017 u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak për vitin 2017. Në rendin e ditës ishin këto probleme:
1.Miratimi i Ndihmave Ekonomike për muajin Prill 2017
2. Plan studimor i pjesshëm urbanistik, Jagodinë.
3.Shpronisime të pasurisë pronë private për interes publik, të cilat preken nga zbatimi i projektit “Rehabilitim i rrugës së Kurjanit”
4. Detajimin e shpenezimeve të zërit Materiale të miratuar ne Buxhetin e Bashkisë për vitin 2017.
5.Miratimin e ndryshimeve në Buxhetin e Bashkisë për vitin 2017
6.Miratimin e tavaneve të shpenzimeve për programin Buxhetor Afat- Mesëm 2018-2020.
Për këto e disa probleme shtesë të tjera që u trajtuan në mbledhje të Këshillit Bashkiak u dhanë shpjegime nga Kryetarja znj.Majlinda Bufi dhe stafi drejtues i bashkisë. Në fund u morën vendimet përkatëse.
Ju rikujtojmë se mbledhjet e Këshillit janë të hapur.

[lsvr_gallery images=”4757,4758,4759,4760,4761,4762,4763″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rehabilitim i kanalit ujitës V35

Sot në fshatin Suk 1 , njësia administrative Strum , duke inspektuar punimet e objektit shumë të nevojshëm për fermerët :
” Rehabilitim i kanalit ujitës V35 ” , financuar nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve .
Ujitja , objektivi që po përmbushet jo vetëm në Bashkinë tonë , por në të gjithë vendin .

[lsvr_gallery images=”4766,4767,4768,4769,4770″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Emigrantët

Ka nisur shitja e biletave për shfaqjen “Emigrantët” nga trupa e teatrit Bylis Fier, një shfaqje që do të interpretohet ditën e mërkurë datë 26 Prill ora 18:30.
Biletat i gjeni pranë zyrave të Pallatit të Kulturës.
Mos humbisni rastin për ta shijuar këtë shfaqje.
Biletat janë të kufizuara prandaj nxitoni !
 

Takim me gratë Kryefamiljare

Ditën e sotme nën kujdesin e veçantë të Kryetares së bashkisë zj.Majlinda Bufi , u organizua një takim me gratë kryefamiljare. Asnjëherë më parë nuk ishte organizuar një takim i tillë. Gjatë fjalimit Kryetarja shprehu gatishmërinë e saj për të qënë pranë tyre për çdo problem që ato hasin. Gratë kryefamiljare janë një nga kategoritë më në nevojë të shoqërisë tonë , prandaj Kryebashkiakja zj. Majlinda Bufi premtoi se së bashku me strukturat e bashkisë do jenë mbështetje për to.
Gjatë këtij takimi të pranishmet shprehën shqetësimet dhe problemet më kryesore që ato kishin.
Zj. Bufi premtoi se çdo problem i tyre do të shqyrtohet dhe shumë shpejt do të marrë zgjidhje.

[lsvr_gallery images=”4784,4785,4786,4787,4788,4789,4790″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Investime në Komunitet

Vazhdojnë punimet nga punëtorët e Bordit të Kullimit për pastrimin e përroit Kuman- Vidhisht.
Puna do të vazhdojë deri në rehabilitimin e plotë të tij.
[lsvr_gallery images=”4794,4795,4796,4797,4798,4799″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rehabilitim i rrjetit ujitës

Vazhdon veshja me beton e kanalit vaditës VKM1 Roskovec, në kuadër të projekti “Rehabilitim i rrjetit ujitës ” të financuar nga Banka Botërore mbështetur nga Qeveria Shqiptare.
Për ta përfunduar me sukses , me ritme të shpejta po punohet çdo ditë, për arritjen e rezultateve të dëshiruara përpara sezonit të ujitjes.
Gjithmonë pranë fermerëve, në mbështetje të tyre!
[lsvr_gallery images=”4741,4742,4743,4744,4745,4746″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Transformim urban

Një punë që vazhdon, zgjatet në kohë , por asnjëherë s’ndalet.
Vazhdojnë punimet për trotuarin Roskovec- Kuman, për një hapësirë të gjelbëruar dhe shlodhëse .
Për një infrastrukturë rrugore me parametra urbanë.
[lsvr_gallery images=”4735,4736,4737,4738″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook