Aktivitet Sensibilizues

Në kuadër të informimit të skemës së re të ndihmës ekonomike dhe të proçedurave të Komisionimit të Caktimit të Aftësisë për Punë, Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror Qarku Fier në bashkëpunim me Qendrën e Shërbimeve Sociale Italo- Shqiptare të Shqipërisë zhvilloi në Roskovec një aktivitet sensibilizues mbi kuadrin ligjor të ndihmës ekonomike dhe këshilla për shëndetin e personave në nevojë. Në këtë aktivitet pati pjesmarrje të gjerë nga persona të moshës së tretë.

 

Reforma Administrative- Territoriale

Sot u zhvillua takimi me Përfaqësues të Institutit të Kërkimeve Urbane “Projekti Star 2” i financuar nga UNDP me mbështetje të Bashkimit Europian, qeverisë Zviceriane, Italiane, Suedeze si dhe USAID.
Në këtë takim u bë prezantimi i rezultateve te vlerësimit fillestar mbi impaktin e reformës administrative – territoriale në Bashkinë Roskovec.

Fjala e Kryetares mbajtur në Kongresin e Autoriteteve Lokale ne Këshillin e Europës , Strasbourg

I nderuar drejtues i seancës ;
Të nderuar kolegë ;
Proçesi i Decentralizimit dhe autonomisë vendore kërkon kohë dhe burimet e duhura financiare dhe njerëzore, ndaj mbetet një nga sfidat e parimeve kryesore të qeverisjes. Viti 1999-2000, shënon hapat e reformave të para të proçesit të decentralizimit të qeverisjes demokratike, bazuara këto në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale dhe Strategjinë Kombëtare të Decentralizimit.

Ndonëse në këto vite është bërë progres në avancimin e reformave, decentralizimi ngelet nje sfidë kryesore. Autonomia fiskale është hallka kryesore e mirëfunksionimit të pushtetit lokal. Reforma administrative-territoriale, në 2014, shënoi një pikë kthese historike në qeverisjen lokale, ku qeveria shqiptare zhvilloi dhe përkrahu një platformë dialogu duke përmbushur standardet të gjithëpërfshirjes dhe transparencës.

Edhe pse më e rëndësishmja për efikasitetin e pushtetit lokal, decentralizimi fiskal kërkon një kuadër të detajuar ligjor dhe aftësi administrative të afta për ta zbatuar këtë legjislacion. Ndaj, për herë te parë mes diskutimeve dhe takimeve të të gjitha palëve në një proçes të hapur dhe gjithëpërfshirës u hartua projektligji: “Për financat e vetëqeverisjes vendore”.

“Fuqizimi i qeverisë lokale dhe integrimi i plotë i proçesit të decentralizimit, duke siguruar një efikasitet të plotë të pushtetit lokal “është motoja e kësaj qeverie e cila mbështet plotësisht parimet dhe standardet në Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale. Decentralizimi do të jetë i suksesshëm vetëm nëse autoritetet lokale mund të nxisin me sukses interesat e tyre duke u angazhuar në nje dialog te hapur politik me qeverinë qendrore dhe ku bashkëpunimi mes tyre të jetë maksimal.

Një përfshirje të plotë e të gjitha NJQV-ve si forca lëvizëse do të jetë thelbësore për suksesin
e këtij procesi. Përmirësimi i kësaj marrëdhënie duhet të bëhet një element konstruktiv bazuar në dialog të hapur dhe institucional midis agjensive qendrore dhe njësive të qeverisjes vendore.

Shoqatat e qeverisjes vendore kanë qenë pjesë e vazhdueshme e tryezave dhe diskutimeve me palët e interesit për të përfaqësuar interesat e qeverisjes lokale mes reformave dhe akteve ligjore në përmirësimin e cilësisë dhe në performancën ekonomike.
Këshilli Konsultativ

Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës me mbështetjen financiare të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, po implementon projektin: “Ndërtimi i një platforme të qëndrueshme, pluraliste dhe të unifikuar të dialogut për qeverisjen vendore në Shqipëri”. Projekti, së pari synon të promovojë e incitivojë dialogun ndërmjet autoriteteve lokale në Shqipëri dhe qeverisë qendrore.

Në kuadër te këtij projekti, u themelua një platformë e përbashkët për dialog dhe u ndërtua një konsensus politik ndërmjet përfaqësuesve të zgjedhur nga të dy aleancat politike dhe të gjitha shoqatat e qeverisjes vendore. Për këtë arsye, themelimi i Këshillit Konsultativ, është një formë/model i ri i konsultimit mes dy pushteteve. Ky model i ri do të shërbejë si një platformë për të institucionalizuar konsultimin dhe dialogun me autoritetet lokale dhe rajonale, duke iu ofruar atyre mundësinë për të rritur fuqinë lobuese të interesave të tyre.

Qeveria e Shqipërisë ka treguar vullnetin e plotë për të zbatuar parimet e Kartës Evropiane e Vetëqeverisjes Lokale në lidhje me konsultimin e autoriteteve lokale, dhe për të përmbushur rekomandimin e Kongresit për Shqipërinë.

Bazuar në objektivat specifike të raportit (raporti: Komunikimet institucionale ndërmjet
Autoriteteve lokale dhe qendrore: Përvoja në Këshillin e Evropës të shteteve anëtare: Përforcimi i strukturave të qeverisjes vendore dhe bashkëpunimi i të zgjedhurve vendorë në Shqipëri) i cili, ka dhënë informacion të saktë Qeverisë së Shqipërisë dhe perfaqësuesve të pushtetit lokal se si dialogu dhe konsultimet me autoritetet lokale janë të organizuara në Këshillin e Evropës dhe shteteve anëtare ; për të ofruar rekomandime për të organizuar një konsultim efikas me njësitë e qeverisjes vendore në Shqipëri. Me vullnetin e palëve dhe mbështetjen e donatorëve Shqiperia ka nje domosdoshmeri te konsultimit institucional me autoritetet lokale dhe qeverinë qendrore, e cila nuk është një praktikë e zakonshme, dhe me siguri ka nevojë për përmirësim të konsiderueshëm.
Ndaj, bazuar në raport dhe në domosdoshmërinë aktuale, Shqipëria po përballet me një formë të re të qeverisjes vendore, efikasitetit të saj, në institucionalizimin së bashku me konsultimin dhe dialogun, që janë procesi i bashkëveprimit mes qeverisjes qendror dhe lokale. Vendi është i bazuar në dispozitat ligjore dhe institucionet efikase si shoqatat lokale, autoritetet, komitetet e përbashkëta dhe së fundmi krijimin e Këshillit.

Si një nga prioritetet më të rëndësishme të qeverisë, mbetet zbatimi i plotë i reformës administrative-territoriale,një procesi gjithëpërfshirës, ku qëllimi kryesor dhe final mbetet përmirësimi i efikasitetit të administratës lokale, cilësisë dhe standardet e shërbimit, ofrimit dhe zhvillimit të drejtë të politikave duke mundësuar burimet më të mëdha njerëzore dhe financiare.

Së bashku me ligjin organik dhe Strategjinë Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore, Shqipëria, si një vend demokratik, me aspirata Europiane, po krijon një model të ri të demokratizimit dhe procesit të decentralizimit për forcimin e parimit e transparencës dhe të përgjegjshmërisë”

Mbledhja e Këshillit Bashkiak

Sot më datë 24.03.2017 u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak. Në rendin e ditës ishin këto probleme:
• Miratimi i Ndihmave Ekonomike për muajin Mars 2017
• Shtesë kontrate për objektin në ndërtim KUZ Kuman,zona II
• Ndërtimi i zyrave të Bordit të Kullimit, Bashkia Roskovec
• Miratimin e tarifave të parkimit abone
• Shfuqizimin e Vendimit Nr.13 datë 20.02.2017 “Për dhënien e ndihmës financiare pronarëve të objekteve të dëmtuara, për shkaqe natyrore, në njësinë administrative Kuman”.
• Dhënien e ndihmës financiare pronarëve të objekteve të dëmtuara, për shkaqe natyrore, në njësinë administrative Strum dhe Kurjan
Për këto e disa probleme shtesë të tjera që u trajtuan në mbledhje të Këshillit Bashkiak u dhanë shpjegime nga Kryetarja e bashkisë znj. Majlinda Bufi dhe stafi drejtues i bashkisë. Në fund u morën vendimet përkatëse.

Analiza Vjetore në Qendrën Shëndetësore Kuman

Sot në Njësinë Administrative Kuman u zhvillua analiza vjetore e vitit 2016 e Qendrës Shëndetësore Kuman me drejtoreshë znj. Blerina Buzi. Të pranishëm në këtë takim ishin Kryetarja e Bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi, N/ Kryetarët e bashkisë, Drejtoresha e Shëndetit Publik Fier znj. Nevila Shuke , z. Ilir Xhindi nëndrejtor i Fondit Fier, përfaqësues të HAP-it, drejtorët e Qendrave Shëndetësore dhe të shkollave të Bashkisë Roskovec dhe pjesëmarrje nga komuniteti. Qellimi i këtij takimi ishte pasqyrimi i detajuar i veprimtarisë së kësaj qendre shëndetësore dhe objektivat që kjo qendër kishte përcaktuar për vitin 2017. Gjatë analizës u përmendën nevojat dhe problematikat që stafi has gjatë përditshmërisë së punës së tyre. Kryetarja e e bashkisë shprehu gatishmërinë e saj për çdo nevojë dhe problem të kujdesit shëndetësor të bashkisë Roskovec.
Në fund Drejtoresha e qendrës Shëndetësore Kuman shprehu: “Sfida jonë në këtë qendër shëndetësore është dhe do të jetë rikthimi I besimit të humbur të pacientëve te shërbimi shëndetësor, t’ju japim atyre mbrojtjen e merituar përmes një sistemi shëndetësor me mbulim gjithpërfshirës për të shërbyer me përkushtim cilësi dhe humanizëm”.

LEGALIZIME FALAS

Sot për fshatrat e bashkisë Roskovec u shpërndanë rreth 800 leje legalizimi. Në praninë e deputeti z. Gramoz Ruçi, Kryetares së bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi, deputetit të zonës sonë z. Anduel Xhindi, Prefektit të Qarkut Fierit z. Xhevit Bushi dhe Drejtorit të Aluizmit Fier z. Ervin Bushi u mundësua shpërndarja e çertifikatave të legalizimit. Më në fund iu dha zgjidhje pas kaq shumë vitesh dhe problemit të legalizimit të pronave të këtyre banorëve. Në ditët në vazhdim pritet të bëhet shpërndarja e çertifikatave për Roskovecin.

 

Takim me përfaqësues të Ambasadës Zviceriane

Në ditën e sotme bashkia Roskovec u vizitua nga përfaqësues së Ambasadës Zviceriane në Shqipëri. Vizita e tyre filloi me një takim të shkurtër në zyrën e Kryetares znj.Majlinda Bufi. Të pranishëm në këtë takim ishin Zv. Shefi i Zyrës për Ballkanin Perëndimor z. Andreas Gerrits , z. Alexander Widmer Përgjegjës për Shqipërinë në Bern, znj. Debora Kern përfaqësuese e Ambasadës Zviceriane në Shqipëri , z. Sokol Haxhiu përfaqësues i Ambasadës Zviceriane në Shqipëri dhe znj. Erika Placela Këshilltare për Shqipërinë në Bern. Më pas takimi u zhvillua në ambientet e Pallatit të Kulturës ku të pranishëm ishin edhe N/Kryetarja e bashkisë znj. Hava Begaj, K/ Administratori z. Kadri Hyska, Drejtorët e Qendrave Shëndetësore të bashkisë Roskovec dhe përfaqësues të HAP-it. Gjatë këtij takimi u diskutua rreth problematikave kryesore të Qendrave Shëndetësore dhe investimet e mundshme që mund të realizohen në bashkëpunim me HAP-in.
Qendrat Shëndetësore të Roskovecit dhe Kurjanit u vizituan më nga afër nga këta përfaqësues ku u njohën personalisht me stafin dhe problematikat që ata hasin gjatë përditshmërisë së tyre.