Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: March 7, 2017

Festa e Mësuesit

Me rastin e Festës së Mësuesit, Kryetarja e bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi organizoi një aktivitet me mësuesit e shkollave dhe kopshteve të bashkisë. Ky aktivitet u organizua në nder të mësuesve tanë dhe punës së tyre të palodhur. Të ftuar në festë ishin Deputeti i zonës z. Anduel Xhindi dhe Drejtori i DAR-it Fier z.Shkëlqim Allkaj.
Kryetarja e bashkisë uroi në këtë ditë të veçantë mësuesit dhe shpërndau nga një lule për gjithësecilin prej tyre.
[lsvr_gallery images=”4333,4334,4335,4336,4337,4338,4339″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Aktivitet Festiv

Sot është 7 Marsi, festa e Mësuesit, një festë e cila meriton gjithë respektin tonë. Ditën e sotme nxënësit e shkollave të Bashkisë Roskovec organizuan një koncert festiv në nder të mësuesve të tyre. Pallati i Kulturës u mbush anembanë me zëra të gëzueshëm. Kudo dëgjoheshin urimet e sinqerta të fëmijëve dhe gëzimi që ata ndjenin dallohej në sytë e tyre.
Të nderuar e të respektuar,mesuesit tone,kudo që jetoni e punoni,gëzuar 7- Marsin ditën tuaj!
Në këtë ditë ne ju nderojmë ju për punën e kontributin tuaj te madh që jepni për të ardhmen e fëmijëve tanë.
[lsvr_gallery images=”4345,4346,4347,4348,4349,4350,4351″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook