Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: March 23, 2017

Analiza Vjetore në Qendrën Shëndetësore Kuman

Sot në Njësinë Administrative Kuman u zhvillua analiza vjetore e vitit 2016 e Qendrës Shëndetësore Kuman me drejtoreshë znj. Blerina Buzi. Të pranishëm në këtë takim ishin Kryetarja e Bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi, N/ Kryetarët e bashkisë, Drejtoresha e Shëndetit Publik Fier znj. Nevila Shuke , z. Ilir Xhindi nëndrejtor i Fondit Fier, përfaqësues të HAP-it, drejtorët e Qendrave Shëndetësore dhe të shkollave të Bashkisë Roskovec dhe pjesëmarrje nga komuniteti. Qellimi i këtij takimi ishte pasqyrimi i detajuar i veprimtarisë së kësaj qendre shëndetësore dhe objektivat që kjo qendër kishte përcaktuar për vitin 2017. Gjatë analizës u përmendën nevojat dhe problematikat që stafi has gjatë përditshmërisë së punës së tyre. Kryetarja e e bashkisë shprehu gatishmërinë e saj për çdo nevojë dhe problem të kujdesit shëndetësor të bashkisë Roskovec.
Në fund Drejtoresha e qendrës Shëndetësore Kuman shprehu: “Sfida jonë në këtë qendër shëndetësore është dhe do të jetë rikthimi I besimit të humbur të pacientëve te shërbimi shëndetësor, t’ju japim atyre mbrojtjen e merituar përmes një sistemi shëndetësor me mbulim gjithpërfshirës për të shërbyer me përkushtim cilësi dhe humanizëm”.

[lsvr_gallery images=”4467,4468,4469,4470,4471,4472,4473″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook