Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: March 29, 2017

Fjala e Kryetares mbajtur në Kongresin e Autoriteteve Lokale ne Këshillin e Europës , Strasbourg

I nderuar drejtues i seancës ;
Të nderuar kolegë ;
Proçesi i Decentralizimit dhe autonomisë vendore kërkon kohë dhe burimet e duhura financiare dhe njerëzore, ndaj mbetet një nga sfidat e parimeve kryesore të qeverisjes. Viti 1999-2000, shënon hapat e reformave të para të proçesit të decentralizimit të qeverisjes demokratike, bazuara këto në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale dhe Strategjinë Kombëtare të Decentralizimit.
Ndonëse në këto vite është bërë progres në avancimin e reformave, decentralizimi ngelet nje sfidë kryesore. Autonomia fiskale është hallka kryesore e mirëfunksionimit të pushtetit lokal. Reforma administrative-territoriale, në 2014, shënoi një pikë kthese historike në qeverisjen lokale, ku qeveria shqiptare zhvilloi dhe përkrahu një platformë dialogu duke përmbushur standardet të gjithëpërfshirjes dhe transparencës.
Edhe pse më e rëndësishmja për efikasitetin e pushtetit lokal, decentralizimi fiskal kërkon një kuadër të detajuar ligjor dhe aftësi administrative të afta për ta zbatuar këtë legjislacion. Ndaj, për herë te parë mes diskutimeve dhe takimeve të të gjitha palëve në një proçes të hapur dhe gjithëpërfshirës u hartua projektligji: “Për financat e vetëqeverisjes vendore”.
“Fuqizimi i qeverisë lokale dhe integrimi i plotë i proçesit të decentralizimit, duke siguruar një efikasitet të plotë të pushtetit lokal “është motoja e kësaj qeverie e cila mbështet plotësisht parimet dhe standardet në Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale. Decentralizimi do të jetë i suksesshëm vetëm nëse autoritetet lokale mund të nxisin me sukses interesat e tyre duke u angazhuar në nje dialog te hapur politik me qeverinë qendrore dhe ku bashkëpunimi mes tyre të jetë maksimal.
Një përfshirje të plotë e të gjitha NJQV-ve si forca lëvizëse do të jetë thelbësore për suksesin
e këtij procesi. Përmirësimi i kësaj marrëdhënie duhet të bëhet një element konstruktiv bazuar në dialog të hapur dhe institucional midis agjensive qendrore dhe njësive të qeverisjes vendore.
Shoqatat e qeverisjes vendore kanë qenë pjesë e vazhdueshme e tryezave dhe diskutimeve me palët e interesit për të përfaqësuar interesat e qeverisjes lokale mes reformave dhe akteve ligjore në përmirësimin e cilësisë dhe në performancën ekonomike.
Këshilli Konsultativ
Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës me mbështetjen financiare të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, po implementon projektin: “Ndërtimi i një platforme të qëndrueshme, pluraliste dhe të unifikuar të dialogut për qeverisjen vendore në Shqipëri”. Projekti, së pari synon të promovojë e incitivojë dialogun ndërmjet autoriteteve lokale në Shqipëri dhe qeverisë qendrore.
Në kuadër te këtij projekti, u themelua një platformë e përbashkët për dialog dhe u ndërtua një konsensus politik ndërmjet përfaqësuesve të zgjedhur nga të dy aleancat politike dhe të gjitha shoqatat e qeverisjes vendore. Për këtë arsye, themelimi i Këshillit Konsultativ, është një formë/model i ri i konsultimit mes dy pushteteve. Ky model i ri do të shërbejë si një platformë për të institucionalizuar konsultimin dhe dialogun me autoritetet lokale dhe rajonale, duke iu ofruar atyre mundësinë për të rritur fuqinë lobuese të interesave të tyre.
Qeveria e Shqipërisë ka treguar vullnetin e plotë për të zbatuar parimet e Kartës Evropiane e Vetëqeverisjes Lokale në lidhje me konsultimin e autoriteteve lokale, dhe për të përmbushur rekomandimin e Kongresit për Shqipërinë.
Bazuar në objektivat specifike të raportit (raporti: Komunikimet institucionale ndërmjet
Autoriteteve lokale dhe qendrore: Përvoja në Këshillin e Evropës të shteteve anëtare: Përforcimi i strukturave të qeverisjes vendore dhe bashkëpunimi i të zgjedhurve vendorë në Shqipëri) i cili, ka dhënë informacion të saktë Qeverisë së Shqipërisë dhe perfaqësuesve të pushtetit lokal se si dialogu dhe konsultimet me autoritetet lokale janë të organizuara në Këshillin e Evropës dhe shteteve anëtare ; për të ofruar rekomandime për të organizuar një konsultim efikas me njësitë e qeverisjes vendore në Shqipëri. Me vullnetin e palëve dhe mbështetjen e donatorëve Shqiperia ka nje domosdoshmeri te konsultimit institucional me autoritetet lokale dhe qeverinë qendrore, e cila nuk është një praktikë e zakonshme, dhe me siguri ka nevojë për përmirësim të konsiderueshëm.
Ndaj, bazuar në raport dhe në domosdoshmërinë aktuale, Shqipëria po përballet me një formë të re të qeverisjes vendore, efikasitetit të saj, në institucionalizimin së bashku me konsultimin dhe dialogun, që janë procesi i bashkëveprimit mes qeverisjes qendror dhe lokale. Vendi është i bazuar në dispozitat ligjore dhe institucionet efikase si shoqatat lokale, autoritetet, komitetet e përbashkëta dhe së fundmi krijimin e Këshillit.
Si një nga prioritetet më të rëndësishme të qeverisë, mbetet zbatimi i plotë i reformës administrative-territoriale,një procesi gjithëpërfshirës, ku qëllimi kryesor dhe final mbetet përmirësimi i efikasitetit të administratës lokale, cilësisë dhe standardet e shërbimit, ofrimit dhe zhvillimit të drejtë të politikave duke mundësuar burimet më të mëdha njerëzore dhe financiare.
Së bashku me ligjin organik dhe Strategjinë Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore, Shqipëria, si një vend demokratik, me aspirata Europiane, po krijon një model të ri të demokratizimit dhe procesit të decentralizimit për forcimin e parimit e transparencës dhe të përgjegjshmërisë”
[lsvr_gallery images=”4533,4534,4535,4536″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook