Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Komuniteti

Suk 1- Arapaj- Samaticë

Një investim i shumëpritur!
Ishte një nga objektivat kryesorë në programin e Kryetares së bashkisë zj. Majlinda Bufi.
Premtimi u mbajt!
Filloi sot rikonstruksioni i plotë i rrugës lidhëse Suk 1- Arapaj – Samaticë, që u shërben dy bashkive , dy qarqeve dhe dy zonave bujqësore👏🏼
Një rrugë tërësisht e shkatërruar që paralizonte lëvizjen e banorëve në këtë drejtim , tashmë jo më😀
Zgjidhje përfundimtare për çdo problem👍

#RilindjeUrbane#
#BashkiaRoskovec#
[lsvr_gallery images=”5212,5213,5214,5215,5216,5217″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Shtëpia e fëmijëve Myftaraj

Vazhdon puna me intesitet të lartë në njësinë administrative Kurjan, Vlosh, për ndërtimin e shtëpisë së fëmijëve Myftaraj. Shumë shpejt vogëlushët do të kenë një shtëpi të tyren të cilës do i japin jetë.
Gjithmonë pranë familjeve në nevojë.
#Gjithmonë_pranë_jush
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”5205,5206,5207,5208,5209″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Hapsira të gjelbëuara

Që nga dita e fillimit të punës tonë si Bashki e Madhe, nuk është larguar asnjëherë vëmendja për shtimin e hapsirave të gjelbëruara dhe shplodhëse. 🌳🌷🌳
Puntorët e bashkisë janë duke punuar për lulishten më të re në Roskovec pranë Spitalit.✔️
Për një ambient relaksues dhe të gjelbëruar.🌳🌻

[lsvr_gallery images=”5162,5163,5164,5165″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

KUZ Marinëz

Kanë filluar punimet për kanalizimet e ujrave të zeza Marinëz , njësia administrative Kuman .
Një tjetër investim kaq shumë i nevojshëm nga të ardhurat e bashkisë.
#PranëQytetarëve
#BashkiaRoskovec
[lsvr_gallery images=”5195,5194,5193,5192,5191,5190″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rruga Mbërs

Rruga Mbërs nga sot nuk do të jetë më problem për banorët përkundrazi do të jetë zgjidhje e shumë problemeve jetike të cilat kanë ekzistuar për shumë vite.
Nisi asfaltimi i rrugës edhe këtu.
Transporti, komunikimi dhe bujqësia marrin jetë me këtë investim.
Shumë shpejt, në Arapaj!

#RilindjeUrbane
#BashkiaRoskovec
[lsvr_gallery images=”5222,5223,5224,5225,5226,5227″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Inagurimi Kopshtit “Lulet e Jetës”

Ditën e sotme u zhvillua inagurimi i kopshtit më të ri në Roskovec “Lulet e Jetës”.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Drejtori i shoqatës “Gjysëm Hëna e Kuqe e Emirateve të Bashkuara Arabe”, Drejtor i Drejtorisë Arsimore Fier z. Shkëlqim Allkaj, Kryetarja e bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi dhe sigurisht prindër dhe fëmijë të cilët prisnin me padurim hapjen e kopshtit.
Një kopsht me standarte europiane i financuar nga shoqata “Gjysëm Hëna e Kuqe e Emirateve të Bashkuara Arabe”.
Ceremonia vazhdoi me një koncert nga vogëlushët e kopshtit. Ëmbëlsia e zërave të tyre dhe lojrat e ndryshme që ata organizuan i dhuruan të pranishmëve emocione të paharrueshme.
Këtu nis e Ardhmja !

#Kopshti #LuleteJetës
#BashkiaRoskovec
[lsvr_gallery images=”5151,5152,5153,5154,5155,5156,5157,5158,5159″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

” Ish Reparti Ushtarak”

Vazhdojmë të punojmë çdo ditë në të gjithë territorin e bashkisë Roskovec, për më shumë investime dhe shërbime në interes të qytetarëve tanë.
Investimi arriti dhe në lagjen e ashtuquajtur “Ish reparti ushatrak”✔️
Sapo ka nisur puna në këtë zonë për t’a kthyer në një model të rikualifikimit urban.
[lsvr_gallery images=”5141,5142,5143,5144,5145,5146″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Përroi i Vidhishtës

Jemi ende në Njësinë Administrative Kuman duke bërë pastrimin e përroit të Vidhishtës. Puna është zhvendosur në brendësi të zonës së banuar. Zgjidhje përfundimtare për këtë problem real dhe emergjent për banorët e kësaj zone.
Ne jemi pranë qytetarëve në zgjidhje të problemeve të tyre .
#PranëBanorëve
#BashkiaRoskovec
[lsvr_gallery images=”5017,5018,5019,5020,5021,5022,5023″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Përmirësimi i Infrastrukturës Rrugore

Rruga e Stanit , rruga Shabanaj dhe rruga e Gogajve në Njësinë Administrative Kurjan, të lëna në harresë për shumë vite. Rrugë të cilat ishin tërësisht të shkatërrura që paralizonin lëvizjen e banorëve dhe automjeteve.
Bashkia Roskovec ka filluar punën për rehabilitimin, sistemimin dhe mbushje me inerte të këtyre segmenteve në mënyrë që t’ja lehtësojë sadopak banorëve jetesën deri në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare.
#PërmirësimInfrastrukturësRrugore#
#BashkiaRoskovec#
[lsvr_gallery images=”4965,4966,4967,4968,4969,4970″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Përgatitjet për sezonin e vaditjes

Vetëm pak ditë më parë këtu jo vetëm nuk mendohej për vaditje, por as shenjë kanali nuk kishte.
Sot, pas shumë vitesh harresë, puntorët e Sektorit të Pastrim Gjelbërimit në kanalin që lidh lagjen Agaçaj Suk 1 me Jagodinën deri të nënstacioni elektrik , kanë mundur të sigurojnë pastrimin e këtij kanali i cili do të mbulojë me vaditje të gjithë sipërfaqen e parcelave bujqësore në atë zonë.
#InvestimeNëKomunitet
#BashkiaRoskovec
[lsvr_gallery images=”4957,4958,4959,4960,4961,4962″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Facebook
Facebook