Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Komuniteti

Pritja me Komunitetin

Gjithmonë e më pranë qytetarëve në nevojat që ata kanë.
Si çdo ditë të enjte edhe sot u zhvillua takimi me komunitetin në ambientet e bashkisë Roskovec. Pritja e rradhës u bë nga vetë Kryetarja e bashkisë Znj. Majlinda BUFI së bashku me K/ Administratorin z.Kadri Hyska dhe N/ Kryetarin z. Isa Hoxha të cilët dhanë përgjigjet dhe sqarimet përkatëse për çdo pyetje dhe shqetësim.
#PunojmëÇdoDitë
#SqarojmëÇdoQytetarë
#PranëKomunitetiPërÇdoNevojë
#BashkiaRoskovec

[lsvr_gallery images=”4948,4949,4950,4951,4952,4953,4954″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Dhuna në familje, thyej heshtjen, thuaj JO dhunës ndaj gruas

“Dhuna në familje, thyej heshtjen, thuaj JO dhunës ndaj gruas”
Kjo ishte tema e takimit sensibilizues të organizuar ditën e djeshme nën kujdesin e Drejtoreshës së Qendrës Shëndetësore Kuman znj. Blerina Buzi. Qellimi i takimit ishte rritja e ndërgjegjësimit në nivel lokal se dhuna e bazuar tek gjinia është shkelje e të drejtave të njeriut.
Të pranishëm në këtë takimi ishin Administratori i Njësisë Administrative Kuman z. Dritan Shahu dhe pjestarë nga komuniteti.
Askush nuk mund t’iu bëjë të ndiheni inferior pa lejen tuaj!
Dhuna në familje shkatërron jetën tënde!
[lsvr_gallery images=”4940,4941,4942,4943,4944,4945″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Pranë Komunitetit

Një premtim i mbajtur për të dy familjet që ju dogj shtëpia në strum , njësia administrative Strum .
Neim dhe Flamur Spahiu , dy vëllezërit që përfituan nga Vendimi i Këshillit të Bashkisë Roskovec dhe Drejtoria e Emergjencave Civile , Ministria e Brendshme , Tiranë.
[lsvr_gallery images=”4915,4916,4917″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Investime në Komunitet

Punëtorët e bashkisë kanë filluar punimet për kanalizimet e ujrave të zeza në lagjen e ashtuquajtur “Ish sektori i Ndërmarrjes Bujqësore” Roskovec.
Një investim kaq shumë i nevojshëm për banorët e kësaj zone.
Gjithmonë pranë qytetarëve.
[lsvr_gallery images=”4907,4908,4909,4910,4911,4912″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Përroi Vidhishtës

Një tjetër premtim i mbajtur !
Përroit të Vidhishtës, këtij shqetësimit të mbartur me vite për banorët e kësaj zone , më në fund po i jepet zgjidhje.
Puna për pastrimin e këtij përroit është zhvendosur në zonën e banuar.
Shumë shpejt do të arrijmë rezultatet e dëshiruara.
[lsvr_gallery images=”4920,4921,4922,4923,4924,4925,4926,4927″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Investime në Komunitet

Sapo kanë filluar punimet për kanalizimet e ujrave të zeza në lagjen Rukanjarë nē fshatin Suk 2 , njësia administrative Strum .  Një tjetër investim kaq shumë i nevojshëm nga të ardhurat e bashkisë.
[lsvr_gallery images=”4853,4854,4855,4856″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rivitalizimi I Liqenit Të Kurjanit

Së bashku me punëtorët e Sektorit të Gjelbërimit duke mbjellë pemë për një qytet të gjelbëruar. Pemët e reja do të hijeshojnë në kodrën e liqenit të Kurjanit.
Çdo ditë një zonë e zbukuruar, çdo ditë e më shumë oksigjen. 🌴 🌴 🌴 🌴
[lsvr_gallery images=”4844,4845,4846,4847,4848,4849,4850″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

1 Majit-Festa e Punëtorëve

Bashkia Roskovec organizoi një tjetër festë madhështore.
Ishin të shumtë banorët të cilët iu bashkuan festës së 1 Majit pranë liqenit të Kurjanit. Natyra e mbrekullueshme e liqenit ndërthurur me larmi aktivitetesh artistike, argëtuese dhe nën shoqërinë e shërbimeve të kateringut krijuan këtë 1 Maj, një panoramë dhe atmosferë të papërsëritshme.
Pas kaq shumë vitesh e lënë në harresë u ripërtëri kjo traditë kaq e bukur.
Gjatë festës nuk munguan lojra zbavitëse si volejboll, tërheqje litari, animator për vogëlushët dhe një panair i vogël me prodhime agro- blektorale dhe artizanale.
Orë të paharrueshme kaluan të pranishmit në ajrin e pastër, ambientin e gjelbëruar dhe nën tingujt e muzikës.

[lsvr_gallery images=”4825,4826,4827,4828,4829,4830,4831,4832,4833,4834,4835,4836″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Festa e Abetares

Dy klasat e para të shkollës 9- vjeçare “Alush Grepcka” organizuan në Pallatin e Kulturës Roskovec festën e tyre të Abetares. Prindër, nxënës, mësues dhe të ftuar ndoqën me interes përformancën e bukur të klasave të parë që ishin përgatitur nga mësueset e përkushtuara Sonila Sota dhe Mirela Shahini.
Nxënësit e këtyre klasave, të veshur bukur dilnin në skenë të qeshur e të gëzuar. Në program kishte këngë, recitime dhe valle të larmishme. Fëmijët transmetuan dashurinë për dijen,atdheun, prindërit, mësuesit.
Ju urojmë suksese të mëtejshme vogëlushëve.
[lsvr_gallery images=”4803″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Emigrantët

Pallati i Kulturës sot mirëpriti trupën e aktorëve të Teatrit Bylis me shfaqjen e tyre dramë satire nga Slawomir Mrozek “Emigrantët”. Një organizim i cili ishte nën kujdesin e veçantë të Kryetares së bashkisë znj. Majlinda Bufi. Në këtë dramë luanin aktorët e mirënjohur Astrit Hasani, Fatmir Xhelili dhe Eugerta Jasini.
Kjo shfaqje pati një pjesëmarrje të gjerë nga komuniteti.
Emocione të pafundme dhuruan aktorët me interpretimin e tyre. Të tilla organizime do të jenë më të shpeshta në bashkinë tonë.
[lsvr_gallery images=”4820,4819,4818,4817,4816,4815,4814″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook