Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Komuniteti

Vizitë studimore në Kosovë

Kryetarja e bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi mori pjesë në një vizitë studimore tri- ditore në Kosovë, me mbështetjen e Projektit Shëndet për të Gjithë.
Qëllimi i vizitës studimore ishte promovimi i një mundësie për Kryetarët e bashkive dhe përfaqësuesve të mjekësisë familjare për të parë nga afër strukturat dhe funksionet e sistemit të decentralizuar të kujdesit shëndetësor parësor në Kosovë. Të pranishëm në këtë vizitë studimore ishin edhe Kryetarja e bashkisë Patos znj. Rajmonda Balili dhe drejtues të qendrave shëndetësore në qarqet Dibër dhe Fier.
[lsvr_gallery images=”6920,6921,6922,6923,6924″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Mbledhja e Këshillit Bashkiak

Ditën e djeshme, më datë 22 dhjetor u zhvillua mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak për vitin 2017.
E pranishme në këtë mbledhje të fundit ishte Kryetarja e bashkisë znj. Majlinda Bufi e cila dhe sqarimet përkatëse për çdo problem të ngritur gjatë takimit.
Në rendin e ditës u trajtuan këto çështje:
1. Miratimi i ndihmave ekonomike për muajin dhjetor 2017
2. Miratimi i buxhetit dhe numrit maksimal të punonjësve të Bashkisë për vitin 2018.
3. Vlerësimi i demëve të shkaktuara nga veprimtaria njerëzore për shkak të investimeve të bashkisë në tokat bujqësore të pronarëve legjitim, në territorin nën juridiksionin e bashkisë Roskovec.

[lsvr_gallery images=”6927,6928,6929,6930,6931,6932″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Krenarë për nxënësit tanë!

Sot në Pallatin e Kulturës, bashkia Roskovec organizoi sot një aktivitet festiv për nxënësit me rezultate të shkëlqyera. Si asnjëherë më parë u krijua një atmosferë vërtet festive. Fëmijët e shkollave 9- vjeçare dhe të mesme të bashkisë Roskovec ishin protagonistët e një koncerti me këngë, recitime dhe mesazhe të ngrohta e të sinqerta urimi për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.
Me iniciativën e Kryetares së bashkisë znj. Majlinda Bufi dhe organizimin e Përgjegjësit të Pallatit të Kulturës z. Thoma Goga , Përgjegjësit të Arsimit z. Ervin Agaçi, nxënësve të dalluar të shkollave të bashkisë i’u shpërndanë dhurata për përkushtimin e tyre në mësime.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe Drejtori i Drejtorisë Arsimore Rajonale Fier z. Shkelqim Allkaj.
Kryebashkiakia falenderoi më mirënjohje të thellë këta nxënës të cilët na nderojnë me rezultatet dhe sjelljet e tyre.
Znj. Bufi shprehu se të ndodhesh mes fëmijëve është mrekulli nga më sublimet.
Çfarëdo t’iu dhurosh nuk ka të krahasuar me atë ç’ka merr nga ata……buzëqeshje dhe dashuri.

[lsvr_gallery images=”6944,6945,6946,6947,6948,6949,6950,6951″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Erdhi Babagjyshi në kopsht!

Sot më shumë se çdo ditë tjetër, vogëlushët e kopshteve ndjen atmosferën e festave të fundvitit.
Me iniciativën e veçantë të Kryetares së bashkisë znj. Majlinda Bufi dhe me financim të fondacionit “Fjala e Jetës” u shpërndanë 460 pakopër të gjithë fëmijët e kopshteve nën juridiksionin e bashkisë Roskovec.
N/ Kryetari i bashkisë z. Isa Hoxha, Përgjegjësi i Arsimit dhe Shëndetësisë z. Ervin Agaçi dhe përfaqësuesi i fondacionit “Fjala e Jetës” , asistuan gjatë shpërndarjes së dhuratave dhe ishin ata të cilët ndjen në mënyrë të drejtëpërdrejtë gëzimin dhe lumturinë e fëmijëve.
Një falenderim i veçantë i shkon Kryebashkiakes znj. Bufi e cila është gjithmonë e gatshme për gjetjen e donatorëve dhe gjithmonë e pranishme për ti lumturuar ditët e këtyre vogëlushëve të cilët janë e ardhmja jonë. 
Mirënjohje fondacionit “Fjala e Jetës” për donacionin e realizuar.

[lsvr_gallery images=”6954,6955,6956,6957″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Mbledhja e Komisioneve të Këshillit Bashkiak

Ditën e djeshme, më datë 20 dhjetor, në sallën e mbledhjeve të Këshillit u mblodh Komisioni Ekonomik i Buxhetit dhe Komisioni për Zhvillimin e Urbanistikës dhe Ndërtimet.
Në këtë takim u diskutua rreth rendit të ditës të mbledhjes së fundit të Këshillit Bashkiak për e cila do të zhvillohet ditën e premte, ora 15:00.
Pikat më kryesore të cilat u diskutuan ishin:
– Projekt buxheti i bashkisë Roskovec për vitin 2018
– Numri maksimal i punonjësve në bashki.
[lsvr_gallery images=”6960,6961,6962,6963″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Pushteti lokal për barazi gjinore

Të gjitha institucionet qëndrore dhe lokale bashkë në një takim të rëndësishëm për çështjet e barazisë gjinore dhe dhunës ndaj grave.
E pranishme në këtë takim ishte Kryebashkiakia znj. Majlinda Bufi e cila mbajti një fjalim me temën: “Sfidat e Pushtetit Lokal në Adresimin e Çështje të Barazisë Gjinore”.
Znj. Bufi prezantoi punën e bërë në përfshirjen e grave dhe vajzave në vendimmarrje për një axhendë lokale gjithpërfshirëse.
Të pranishëm në këtë takim ishin :
Z/ Kryeministria znj. Senida Mesi,
z. Brian Williams Koordinator i Përhershëm i OKB-së , z. Johan Ndisi Ambasadori Suedez në Shqipëri, znj. Ogerta Manastirlliu Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Romina Kuko Z/Ministre e Punëve të Brendshme si dhe drejtues të pushteteve lokale.
Qëllimi i kësaj konference Kombëtare ishte prezantimi dhe diskutimi i punës së bërë nga qeverisja qendrore dhe lokale në çuarjen përpara të axhendës gjinore në përputhjeme angazhimin që ka marr Qeveria Shqipëtare në kuadër të axhendës 2030 dhe konkretisht objektivit 5 :
Arritja e barazisë gjinore dhe fuqizimi i të gjitha grave dhe vajzave.
Kjo luftë nuk është e pafund.
Të gjithë bashkë ne mundemi!

[lsvr_gallery images=”6966,6967,6968,6969,6970,6971″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Njeriu i Vitit 2017

Mbrëmje Gala.
Gala nga vetë rëndësia e kësaj mbrëmjeje, shpallja për 10 profesionistët më të spikatur për vitin 2017.
Tashmë e kthyer në një traditë në bashkinë tonë, një traditë e cila na bën të reflektojmë se sa shumë kapacitete njerëzore ne kemi.
Një aktivitet i organizuar për vitin e dytë rradhazi, nën kujdesin e veçantë të Kryetares së Bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi.
Të ftuar të veçantë të mbrëmjes ishin personalitete me emër nga fusha të ndryshme. 
Të pranishëm ishin përfaqësues të pushtetit qendror dhe vendor: Deputetja e Fierit znj. Antoneta Dhima, Deputeti i zonës z. Anduel Xhindi, Prefekti i qarkut Fier z. Baki Bala, Kryetarja e bashkisë Patos znj. Rajmonda Balilaj, Kryetarja e bashkisë Ura Vajgurore znj. Juljana Memaj, përfaqësues të USAID-it, përfaqësues nga projekti “ Bashkitë për Evropën”, përfaqësues të medias dhe ekspertë të pushtetit vendor.
Përshëndetja e Kryebashkiakes ishte ajo që e hapi mbrëmjen. Në fjalën përshëndetëse Kryetarja shprehu një falenderim shumë të madh dhe mirënjohje për të gjithë të pranishmit, por jo vetëm.
Znj. Bufi pohoi se do të jetë gjithmonë e gatshme për të promovuar qytetin tonë, vlerat, kulturën dhe kapacitetet njerëzore që nuk janë të pakta në Roskovec. Nën tingujt e muzikës filluan të shpërndahen dhe çmimet.
Çmimin e parë, atë të mirënjohjes e dha Kryetarja e bashkisë për
z. Hamad Ben Abdennabi, Drejtuesi i Shoqatës “Gjysmë Hëna e Kuqe”, për kontributin e tij të madh në Roskovec, duke financuar kopshtin me ushqim “Lulet e Jetës”. Gjithashtu çmimi i mirënjohjes i’u dhurua z. Ramiz Sheme, për pëcielljen, promovimin e vlerave dhe traditave ndër vite dhe z. Skënder Zoga për punën e tij të palodhur si mekanizator.
Përfaqësuesit e medias:
znj. Iris Luarasi, znj. Anila Basha, znj. Alma Çupi dhe z. Ilirjan Gjika shpërndanë çmimet për median dhe reportazhet më të mira. Këto çmime i shkuan z. Flamur Çepele, z. Kristaq Dhano dhe znj. Valbona Daci.
Por cila është ajo që presim me kureshtje të madhe të gjithë???
Çmimet për “ Njeriu i Vitit 2017”

“Shkolla më e mirë ” – “Didin Bishani” Kurjan
” Mësuesi/ja më i/e mirë” – Rronjë Mejdani
“Nxënësi/ja më i/e mirë ” – Krisja Kola
“Infemieri/ja më i/e mirë “- Klementina Marku
“Fermeri/ja më i/e mirë ” – Nebi Caushi
“Blegtori/ja më i/e mirë ” –Bledar Metushi
“Sipërmarrësi/ja më i/e mirë”- Pastiçeri “Bleta”
“Kryetari më i mirë i fshatit ” – Dashnor Hazizi
“Punonjësi/ja më i/e mirë e Bashkisë” – Vjollca Zeqo
“Sportisti/ja më i/e mirë ” – Eldison Kapo
Këta ishin profesionistët e zgjedhur nga votimi i komunitetit.
Qytetarët model të vitit 2017 në Bashkinë Roskovec !
#Vlera_më_e_madhe_e_një_qyteti_janë_banorët_e_tij
#Njeriu_i_Vitit_2017
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”6864,6865,6866,6867,6868,6869,6870,6871,6872,6873,6874,6875,6876,6877,6878,6879,6880,6881,6882,6883,6884,6885,6886″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Komisioni për çmimin “Njeriu i Vitit 2017”

Pranë Pallatit të Kulturës, sot u zhvillua takimi i dytë me antarët e komisioneve të ngritura për numërimin e votave për çmimin “ Njeriu i Vitit 2017”.
Gjatë këtij takim u diskutua rreth proçesit të votimit deri më tani dhe atij të numërimit të votave.
Antarët vendosën me konsensus që numërimi i votave të filloj ditën e premte, më datë 15 Dhjetor, ora 13:00.
Ka akoma kohë për të gjitha ata të cilët nuk e kanë shprehur mendimin e tyre.
Mos harroni! Opinioni juaj ka vlerë për ne.
[lsvr_gallery images=”6772,6773,6774,6775,6776,6777″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rikonstruksioni i rrugës “Qazim Hoxha”

Përmirësimi i infrastrukturës rrugore jo vetëm segmentet kryesore por dhe ato dytësore ka qënë dhe mbetet një nga prioritetet kryesore të bashkisë Roskovec.
Sot po punohet në rrugën ” Qazim Hoxha”.
Pas kanalizimeve, ndërtimit të trotuatit dhe krijimit të hapësirave publike për të gjithë banorët e asaj zone, ka filluar shtrimi me çakull, për tu pasuar nga asfalitimi i saj.
Kështu i japim zgjidhje përfundimtare problemeve të banorëve në rrugën “Qazim Hoxha”.
[lsvr_gallery images=”6791,6792,6793,6794″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Votimet për çmimin “Njeriu i Vitit 2017”

Vazhdohet të votohet për 10 profesionistët më të spikatur në 10 fusha të ndryshme.
Jepni propozimin tuaj për çmimin “Njeriu i Vitit 2017” për të bërë një zgjedhje sa më objektive.
Votimi është i hapur deri në datën 15 Dhjetor.
Votoni, votoni, votoni!
[lsvr_gallery images=”6797,6798,6799,6800,6801,6802,6803″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook