Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Njeriu i Vitit 2017

Mbrëmje Gala.
Gala nga vetë rëndësia e kësaj mbrëmjeje, shpallja për 10 profesionistët më të spikatur për vitin 2017.
Tashmë e kthyer në një traditë në bashkinë tonë, një traditë e cila na bën të reflektojmë se sa shumë kapacitete njerëzore ne kemi.
Një aktivitet i organizuar për vitin e dytë rradhazi, nën kujdesin e veçantë të Kryetares së Bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi.
Të ftuar të veçantë të mbrëmjes ishin personalitete me emër nga fusha të ndryshme. 
Të pranishëm ishin përfaqësues të pushtetit qendror dhe vendor: Deputetja e Fierit znj. Antoneta Dhima, Deputeti i zonës z. Anduel Xhindi, Prefekti i qarkut Fier z. Baki Bala, Kryetarja e bashkisë Patos znj. Rajmonda Balilaj, Kryetarja e bashkisë Ura Vajgurore znj. Juljana Memaj, përfaqësues të USAID-it, përfaqësues nga projekti “ Bashkitë për Evropën”, përfaqësues të medias dhe ekspertë të pushtetit vendor.
Përshëndetja e Kryebashkiakes ishte ajo që e hapi mbrëmjen. Në fjalën përshëndetëse Kryetarja shprehu një falenderim shumë të madh dhe mirënjohje për të gjithë të pranishmit, por jo vetëm.
Znj. Bufi pohoi se do të jetë gjithmonë e gatshme për të promovuar qytetin tonë, vlerat, kulturën dhe kapacitetet njerëzore që nuk janë të pakta në Roskovec. Nën tingujt e muzikës filluan të shpërndahen dhe çmimet.
Çmimin e parë, atë të mirënjohjes e dha Kryetarja e bashkisë për
z. Hamad Ben Abdennabi, Drejtuesi i Shoqatës “Gjysmë Hëna e Kuqe”, për kontributin e tij të madh në Roskovec, duke financuar kopshtin me ushqim “Lulet e Jetës”. Gjithashtu çmimi i mirënjohjes i’u dhurua z. Ramiz Sheme, për pëcielljen, promovimin e vlerave dhe traditave ndër vite dhe z. Skënder Zoga për punën e tij të palodhur si mekanizator.
Përfaqësuesit e medias:
znj. Iris Luarasi, znj. Anila Basha, znj. Alma Çupi dhe z. Ilirjan Gjika shpërndanë çmimet për median dhe reportazhet më të mira. Këto çmime i shkuan z. Flamur Çepele, z. Kristaq Dhano dhe znj. Valbona Daci.
Por cila është ajo që presim me kureshtje të madhe të gjithë???
Çmimet për “ Njeriu i Vitit 2017”

“Shkolla më e mirë ” – “Didin Bishani” Kurjan
” Mësuesi/ja më i/e mirë” – Rronjë Mejdani
“Nxënësi/ja më i/e mirë ” – Krisja Kola
“Infemieri/ja më i/e mirë “- Klementina Marku
“Fermeri/ja më i/e mirë ” – Nebi Caushi
“Blegtori/ja më i/e mirë ” –Bledar Metushi
“Sipërmarrësi/ja më i/e mirë”- Pastiçeri “Bleta”
“Kryetari më i mirë i fshatit ” – Dashnor Hazizi
“Punonjësi/ja më i/e mirë e Bashkisë” – Vjollca Zeqo
“Sportisti/ja më i/e mirë ” – Eldison Kapo
Këta ishin profesionistët e zgjedhur nga votimi i komunitetit.
Qytetarët model të vitit 2017 në Bashkinë Roskovec !
#Vlera_më_e_madhe_e_një_qyteti_janë_banorët_e_tij
#Njeriu_i_Vitit_2017
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”6864,6865,6866,6867,6868,6869,6870,6871,6872,6873,6874,6875,6876,6877,6878,6879,6880,6881,6882,6883,6884,6885,6886″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published.