Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Komuniteti

Përmirësojmë shërbimet!

Një takim përmbyllës i një studimi me gjetje reale dhe rekomandime konkrete për përmirësime të shërbimeve mjedisore 
Institucionet qëndrore , pushtet lokal , organizata të shoqërisë civile ;
të gjithë së bashku si pjesë e shoqërisë , por edhe individualisht , të japim sadopak për mjedisin ku jetojmë të gjithë 
Faleminderit organizatorëve dhe donatorëve
#PermiresojmeSherbimet

[lsvr_gallery images=”7410,7411,7412,7413″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

FSHATI LUAR PËRFITUES NË PROGRAMIN E INVESTIMIT!

MIRËMËNGJES me një lajm të mirë.
FSHATI LUAR PËRFITUES NË PROGRAMIN E INVESTIMIT!
Luar-i është fshati i përzgjedhur nga bashkia Roskovec në Programin e Investimit të zhvillimit rural të100 fshatrave.
Ky fshat u përzgjodh nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural pas propozimit dhe argumentimit të Bashkisë Roskovec.

Ky program ka si qëllim:
a) Investime në përmirësim të infrastrukturës publike (mbështetja për infrastrukturë rrugore, rivitalizime hapësirash publike/urbane, infrastrukturë komunitare, shërbime publike, infrastruktura mjedisore, turistike, monumente të trashëgimisë kultutrore, qendra multifunksionale komunitare, peizazhi mjedisor etj).
b) Zhvillim ekonomik nëpërmjet diversifikimit të aktiviteteve ekonomike( përmirësimi i potencialit turistik në hapësirat rurale, agroturizëm dhe turizëm rural, investime në përmirësimin e shërbimeve tregtare, investime në prodhimin e produkteve tradicionale dhe shërbime të tjera ekonomiko-financiare etj.
 

Investojmë pë të rinjtë

Një aktivitet ndryshe në shkollën 9- vjeçare “Rexhep Kothere”, Kuman, aktivitet i organizuar nga përfaqësuesi i “Peace Corps” z. Robert White dhe Koordinatori i “Social Qendër Komunitare” z. Endri Goga në bashkëpunim me Drejtorin e shkollës z. Margarit Dhima.
Z. White iu foli nxënësve për rolin e tij si vullnetar i “Peace Corpus” dhe ndau me ta eksperiencat dhe impresionet e tij nga vendet ku ai kishte jetuar e punuar.
Etja e madhe e nxënësve për të mësuar më shumë për “Peace Corps” dallohej në pyetjet e shumta që ata I bënin z. White.
Ky është vetëm fillimi…
Aktivitetet të tjera na presin.

[lsvr_gallery images=”7102,7103,7104,7105,7106,7107,7108″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Takime në shkolla

Një aktivitet ndryshe në shkollën 9- vjeçare “Rexhep Kothere”, Kuman, aktivitet i organizuar nga përfaqësuesi i “Peace Corps” z. Robert White dhe Koordinatori i “Social Qendër Komunitare” z. Endri Goga në bashkëpunim me Drejtorin e shkollës z. Margarit Dhima.
Z. White iu foli nxënësve për rolin e tij si vullnetar i “Peace Corpus” dhe ndau me ta eksperiencat dhe impresionet e tij nga vendet ku ai kishte jetuar e punuar.
Etja e madhe e nxënësve për të mësuar më shumë për “Peace Corps” dallohej në pyetjet e shumta që ata I bënin z. White.
Ky është vetëm fillimi…
Aktivitetet të tjera na presin.

[lsvr_gallery images=”7404,7403,7402,7401″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Mbledhja e Këshillit Bashkiak

Mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak për vitin 2018 u zhvillua ditën e djeshme, më datë 19 Janar.
Në rendin e ditës u diskutuan këto çështje:
1. Miratimi i fondit për pagesën e personave me aftësi të kufizuar dhe invalideve të punës për periudhën 1-31 Janar 2018.
2. Propozim për dhënien e Ndihmave Ekonomike për periudhën 1-31 Janar 2018. (Skema e re)
3. Mbledhja e Taksave dhe Tarifave familjare nëpërmjet një agjenti.
4. Krijimi i Inspektoriatit Vendor të Bashkisë Roskovec.
5. Krijimi i “Grupeve Lokale të Veprimit”(GLV) / “Local Action Groups”(LAG) për fermerët të cilët operojnë në Bashkinë Roskovec.
6. Miratimi i Memorandumit të Mirëkuptimit midis Zyrës së Këshillit të Europës Tiranë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Bashkisë Roskovec, për projektin ROMACTED : “Promovimi i qeverisjes së mirë dhe fuqizimit të komunitetit rom në nivel vendor”.
7. Informacion drejtuar Këshillit.
#Informohuni
#Mbledhja_e_Këshillit_Bashkiak

[lsvr_gallery images=”7113,7114,7115,7116,7117,7118,7119,7120,7121,7122″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rilindje e Bujqësisë

Kur themi #Rilindje_të_Bujqësisë kuptojmë rehabilitimin dhe rikthimin e funksioneve të kanaleve kulluese dhe vaditëse.
Sot jemi duke punuar në kanalin kullues K8, me gjatësi 1.1 km, në lagjen Drizë.
Rikthejmë në normalitet sistemin e kullimit duke larguar çdo rrezik të mundshëm.
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”7125,7126,7127,7128″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Arsim Cilësor

Në një takim të zhvilluar me Kryetaren e bashkisë znj. Majlinda Bufi, nxënësit e senatit të shkollës “Adem Vrapi” shprehën të gjitha kërkesat e tyre.
Një nga kërkesat ishte ngritja e një laboratori bio- kimik në mënyrë që të gjitha informacionet teorike të marra gjatë orëve mësimore, t’i praktikojnë.
Kryebashkiakia premtoi se do të jetë prioritet i punës së saj plotësimi i të gjitha kushteve të nevojshme për mbarëvajtjen e proçesit mësimor.
Si një premtim i mbajtur i Kryetares znj. Bufi , ju sjellim foto të realizuara gjatë një ore mësimore në lëndën e kimisë, në laboratorin e sapo ndërtuar në shkollën “Adem Vrapi”.
[lsvr_gallery images=”7092,7093,7094,7095,7096,7097,7098,7099″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Fëmijët, e ardhmja jonë!

Ditën e punës sot Kryetarja e bashkisë znj. Majlinda Bufi e filloi me dy kërkesa të ardhura nga vogëlushët e shkollës “Alush Grepcka”.😊
Letra të shkruara me shumë ndjenjë dhe kërkesa të drejta dhe motivuese për punën tonë të përditshme.
Ndihemi krenarë për këtë brez që po rritet të cilët do të na përfaqësojnë në të adhmen.👏
#Fëmijët_e_ardhmja_jonë
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”7056,7057,7058″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Takime me komunitetin

Ditën e sotme pritja me komunitetin u zhvillua nga N/Kryetari i bashkisë Roskovec z. Isa Hoxha.
Të gjithë qytetarët u pritën dhe u sqaruan për çdo shqetësim dhe problem që kishin.
Prioriteti ynë jeni JU.
Të jemi afër jush dhe t’i japim zgjidhje problemeve tuaja është një nga prioritetet kryesore për mbarëvajtjen e punës sonë.
[lsvr_gallery images=”7063,7064,7065,7066,7067″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Kujtojmë të shkuarën

Data 10 Janar, përvjetori i “Çetës së Jagodinës”.
Aktiviteti i sotshëm u zhvillua në përkujtim të kësaj ngjarje. Të pranishëm ishin Kryetari i Veteranëve të qarkut Fier z. Vasillaq Toska, përfaqësues nga bashkia Roskovec z. Dritan Shahu, z. Thoma Goga, z. Ervin Agaçi, pjesëtarë të famijeve të veteranëve dhe të dëshmorëve, intelektualë, banorë të zonës etj. Të gjithë përfaqësuesit folën me radhë për rolin dhe kontributin e çetës.
Në kuadër të kësaj përkujtimore i’u dha dëshmia e veteranit z. Ramadan Pirra dhe z. Hysen Xhindi.
#Kujtojmë_të_shkuarën
[lsvr_gallery images=”7071,7072,7073,7074,7075,7076,7077″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook