“Pjata prej Druri”
Ky ishte aktiviteti hapës për programin “ROMACTED”, program ky i financuar nga Këshilli i Evropës, përfitues i të cilit është edhe Bashkia Roskovec.
Aktiviteti kombinoi elemente të muzikës Rome dhe shfaqje teatrale, të cilat u interpretuan nga aktorë Rom.
Në aktivitet kishim pjesëmarrjen e veçantë të z. Claus Neukirch, Shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë; z. Alessandro Angius, Delegat i Bashkimit Evropian në Shqipëri; z. Bekim Murati, Drejtor i Drejtorisë së Vetëqeverisjes Vendore, znj. Orsiola Kurti , Menaxhere Projekti ; z. Bledi Taho, Drejtor Institutit të Kulturës Rome në Shqipëri dhe z. Sead Kazanxhiu, lehtësues i projektit “ROMACTED”.
Kryebashkiakia znj. Majlinda Bufi gjatë fjalës përshëndetëse shprehu gatishmërinë dhe mbështetjen e saj ndaj gjithë komunitetit Rom në Roskovec dhe ritheksoi se ajo do jetë pranë tyre për t’i zbutur problemet që ata hasin gjatë përditshmërisë së tyre.
Promovimi i rëndësisë së fuqizimit të komunitetit Rom me qellim nxitjen e përfshirjes sociale ishte ajo çka ky aktivitet synonte.
Në përfundim të shfaqjes Kryetarja e Bashkisë në shenjë respekti i dhuroi trupës së aktorëve simbolin e qytetit tonë, statujën “Vajza Myzeqare”.
[lsvr_gallery images=”7581,7582,7583,7584,7585,7586,7587,7588,7589,7590,7591,7592″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]