Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Komuniteti

Dita Botërore e të Moshuarëve

Sot në, “Ditën Botërore të të Moshuarëve”, Bashkia Roskovec dhe Njësia e Integrimit Evropian zgjodhën një formë ndryshe të urimit dhe ndërgjegjësimit publik.
✅Në ambientet e “Kafes me Gjyshin” përfaqësues të kësaj grupmoshë , kaluan disa momente të këndshme në shoqërinë e njeri-tjetrit .
📌Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Znj.Majlinda Bufi, 🙏uroi në këtë ditë të vecantë duke e venë theksin tek mbështetja dhe iniciativat për të ndërtuar një shoqëri ku gjithësecili prej tyre jeton në mënyrën që ndihen dhe jo në vitet që kanë .
🤗Moshim nuk do të thotë paaftësi, #1Tetori i këtij viti të shërbejë për të mundësuar dhe përhapur kontributet e të moshuarve në familje, komunitet dhe në gjithë shoqërinë.
Në përfundim të aktivitetit për të moshuarit u shpëndanë certifikata për pjesëmarrjen dhe angazhimin aktiv të tyre në jetën sociale.






Dëgjese publike

Në bazë të ligjit Nr.146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, pika 1 dhe 2 neni 5, pika 1,2,3,4 neni 52 “Për njoftim dhe konsultim publik” të rregullores së Këshillit Bashkiak , ligjit Nr 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, bazuar në pikën 2 të nenit 26 të Ligjit Nr.107 datë 31.07.2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”
✅U zhvillua sot
Dëgjesa publike me temë: “Për rishikimin e pjesshëm të dokumentit të Planit të përgjithshëm vendor të bashkisë Roskovec me proçedurë të thjeshtuar”
 Kjo dëgjesë kishte si qellim kryesor konsultimin dhe marrjen e mendimeve nga grupet e interesit, për t’i diskutuar dhe miratuar në vijim në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
 Të hapur për të diskutuar dhe ballafaquar mendimet në funksion të gjetjes së zgjidhjes më të mirë.
[lsvr_gallery images=”13827,13828,13829,13830,13831″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Takimi i parë me grupin Institucional të punës,Romacted ll

Në kuadër të Programit Romacted Faza e II-të , U zhvillua takimi i parë me grupin Institucional të punës.
➡️Me praninë e Nënkryetarit të bashkisë Roskovec Z.Maksim Goga, lehtësuesit të programit ROMACTED Z. Ermelind Malko, përfaqësues të Zyrës Vendore Arsimore, Qendrës Shëndetsore Roskovec dhe përfaqësues të drejtorive të ndryshme pranë bashkisë Roskovec ,
📝Rikonfirmuan edhe njèher angazhimin e tyre në përfshirjen sociale të komunitetit Rom në nivel vendor dhe bashkëpunimin në trajtimin e problemeve që do t’ju adresohen në vijim.🤝
[lsvr_gallery images=”13754,13755,13756,13757,13758″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

78-vjetori i formimit të batalionit partizan “Tefik Lapani”

Dje në fshatin Suk-1 u përkujtua 78-vjetori i formimit të batalionit partizan “Tefik Lapani”.
🙏Me këtë rast pranë lapidarit që i kushtohet kësaj ngjarjeje u zhvillua një ceremoni përkujtimore, në nderim të veprës dhe sakrificës së tyre .🙏🇦🇱
Të pranishëm organizatore të ceremonisë Kryetar i Organizatës së Veteraneveve të rrethit Fier, përfaqësues të pushtetit lokal, përfaqësues të Këshillit zonal Bashkia Roskovec, veterane dhe pasardhës veteranesh dhe familjare dëshmorësh,💐 vendosën kurora me lule pranë lapidarit dhe theksuan se ngjarje të tilla do të jenë në qendër të historisë dhe do të përkujtohen gjithmonë me nderimet e merituara.
[lsvr_gallery images=”13745,13746,13747,13748,13749,13750,13751″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Dëgjese publike

Ditën e Premte , në ambientet e sallës së Këshillit bashkiak, U zhvillua dëgjesa publike me temë :
“Për një ndryshim në Vendimin e Këshillit Bashkiak për vitin 2020, Nr.88 datë 02.12.2020, “Për miratimin e Paketës Fiskale për vitin 2021””
➡️Me pjesëmarrjen e banorëve të komunitetit, grupe të interesit dhe subjektet të cilët që ushtrojnë aktivitetin e tyre ekonomik në juridiksionin e Bashkisë Roskovec.
[lsvr_gallery images=”13600,13602,13603,13604,13605″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Takim sensibilizues midis DVP Fier dhe MKR në bashkinë Roskovec

Ditën e djeshme u organizua një takim sensibilizues nga DVP Fier me pjesëmarrjen e anëtarëve të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje (MKR), në bashkinë Roskovec.
👉Në takim morën pjesë Specialistja për të miturit dhe dhunën në familje në DVP Fier, Koordiatorja Vendore, bashkia Roskovec , Ndihmës Specialistët e Policimit në Komunitet (SPZ), zëdhënësja e DVP Fier, punonjësja për mbrojtjen e fëmijëve(NjMF), Koordinatorja lokale për komunitetin Rom dhe përfaqësues të institucioneve si: Policia Bashkiake, Zyra Rajonale Arsimore, Shërbimi Social Vendor dhe Shërbimi i Kujdesit Shëndetësor.
🙏Në fokus të këtij takimi ishte sensibilizimi mbi parandalimin i dhunës në familje, denoncimin e dhunës në familje, trajtimi me përparësi dhe profesionalizëm i rasteve të dhunës në familje, bashkëpunim sa më afikas me të gjithë anëtarët e MKR, me qëllim ofrim të ndihmës së nevojshme viktimave të dhunës në familje duke u kushtuar vëmëndje të veçantë grave, vajzave, fëmijëve, të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuar.
[lsvr_gallery images=”13594,13595,13596,13597″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Festa e Vidhishtes

Një tjetër mbrëmje festive e organizuar nga Bashkia Roskovec, 👉 me muzikë 🎶🎵të mirë dhe argëtim 👉kësaj radhe në 📌#Vidhisht.
[lsvr_gallery images=”13574,13575,13576,13577,13578″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

“24 Korriku”

Në natën finale të festës sonë ➡️
Për të festuar dhe kujtuar çdo gjë të bukur që na fal krenari dhe kënaqësi për origjinën tonë Roskovecare.
🙏Në nderim të së djeshmes , për të gëzuar të tashmen dhe për ndërtuar të nesërmen.🎊🎉🌼🌸🌼🌷🌺💐
📍Në mbrëmjen e “24 Korrikut”
një moment shumë i rëndësishëm ishte dhënia e titujve “Qytetar nderi” 🎖të Roskovecit, një vlerësim i munguar për figura që i kanë dhënë shumë trevës së Roskovecit.
➡️Po kështu u bënë të njohur dhe u nderuan qytetarë që me kontributin dhe emrin e mirë të tyre , gëzojnë sot emra rrugësh dhe sheshesh publike.
👉Më pas mbrëmja vijoi me koncertin festiv me këngëtarët Redon Makashi, Eranda Libohova dhe nota humoristike nga Cekja i Beratit dhe Mondi .😁
🤗Ta gëzojmë ndër vite festën e qytetit tonë, e cila nuk është thjesht një arsye për të festuar, por shumë më shumë.
[lsvr_gallery images=”13423,13424,13425,13426,13427,13428,13429,13430,13431,13432,13433,13434,13435,13436,13437,13438″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Filluam festimet e “24 korrikut”

Një super atmosfer hapi dje serinë e aktiviteteve dhe koncerteve Festive në kuadër të festës së Qytetit të Roskovecit.
👇Ju mirëpresim sërish sot më të ftuar speciale këngëtaren Irini Qirjako
Mos mungoni.
[lsvr_gallery images=”13398,13399,13400,13401″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Facebook
Facebook