“Njeriu i Vitit 2021”






25 Nëntori shënon celjen e fushatës së aktivizmit kundër dhunës ndaj grave,
#Bashkia Roskovec i bashkohet kësaj fushate me aktivitetin e parë ”Shëno Portokalli, Të ndalim dhunën ndaj grave Tani;
Sport dhe jo dhunë ishte mesazhi që u përcoll përgjatë dy ndeshjeve miqësore në volejboll mes të rinjve të shkollës “Adem Vrapi” dhe qytetarëve nga komuniteti .
Ndeshjet përfunduan me rezultatet 1 me 1 ,
1 fitore për ekipin e vajzave të gjimnazit , dhe 1 fitore nga ekipi i djemëve të komunitetit.
Dje në Pallatin e Kulturës Roskovec u shfaq komedia pikante
“V”3 me një interpretim aq real dhe shumë domethënës për realitetin nga 3 (tre) aktorët Miola Sitaj, Mim Marjanaku, Ina Nallbani dhe me regji brilante të Bruno Shllakut !
Një përpjekje për të sjellë ca momente kënaqësie
Sot ishim kaq po herën e ardhme ?
Ne na takon të bëjmë përpjekjet tona mentaliteti nuk është e lehtë të ndryshojë…
Tetori i mbushur me aktivitete nè Roskovec
”Fjala artistike”
një konkurs që përgjatë 3 ditëve bëri bashkë talente nga 14 shkolla të Roskovecit.
Sektori i Kulturës në bashkinë Roskovec, në bashkëpunim me Zyrën Vendore Arsimore, në kuadër të muajit Tetor, muaji i Letërsisë dhe Arteve, organizoi konkursin e “Fjalës Artistike “.
Një garë artistike, ku u përzgjodhën intepretimet më të mira vlerësuar nga një juri profesioniste.
Përgëzime të gjithë pjesëmarrësve dhe fituesëve .
Sot në, “Ditën Botërore të të Moshuarëve”, Bashkia Roskovec dhe Njësia e Integrimit Evropian zgjodhën një formë ndryshe të urimit dhe ndërgjegjësimit publik.
Në ambientet e “Kafes me Gjyshin” përfaqësues të kësaj grupmoshë , kaluan disa momente të këndshme në shoqërinë e njeri-tjetrit .
Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Znj.Majlinda Bufi,
uroi në këtë ditë të vecantë duke e venë theksin tek mbështetja dhe iniciativat për të ndërtuar një shoqëri ku gjithësecili prej tyre jeton në mënyrën që ndihen dhe jo në vitet që kanë .
Moshim nuk do të thotë paaftësi, #1Tetori i këtij viti të shërbejë për të mundësuar dhe përhapur kontributet e të moshuarve në familje, komunitet dhe në gjithë shoqërinë.
Në përfundim të aktivitetit për të moshuarit u shpëndanë certifikata për pjesëmarrjen dhe angazhimin aktiv të tyre në jetën sociale.
Një tjetër mbrëmje festive e organizuar nga Bashkia Roskovec, me muzikë
të mirë dhe argëtim
kësaj radhe në
#Vidhisht.
[lsvr_gallery images=”13574,13575,13576,13577,13578″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]