Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Bashkia

Mbledhja e Këshillit Bashkiak,muaji Qershor

Në mbështetje të ligjit Nr.139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”,të ligjit Nr.107/2016 “Për Prefektin”,📍Ditën e sotme u zhvillua mbledhja e Këshillit të Bashkisë, për muajin Qershor, me rend dite si më poshtë :
1. Miratimi i rendit të ditës së mbledhjes.
2.Për disa shtesa në Vendimin Nr.88 Datë 02.12.2020 “ Për Paketën Fiskale për vitin 2021”.
3. Për dhënien e Ndihmës Ekonomike nga fondi i kushtëzuar deri në 6% për periudhën 1-31 Maj 2021.
4. Për miratimin e Projektit me objekt “Riveshje e rrugës Qëndër Velmish-Drejtim Donofrosës, fshati Velmish (shtesë).
5. Për miratim dhe transferim fondesh në buxhetin e Bashkisë Roskovec për vitin 2021.
6.Për miratimin e dokumentit të Parë për programin buxhetor afatmesëm 2022-2024.
7.Për një ndryshimin në listën e inventarit të pronave të Njësisë Administrative Kuman, miratuar me VKM Nr. 1210, datë 11.12.2009 dhe VKB Nr.50, datë 29.06.2020.
8. Për një ndryshimin në listën e inventarit të pronave të Bashkisë Roskovec, miratuar me VKM, Nr.770, datë 24.09.2010 dhe VKB Nr.48, datë 29.06.2020.
9. Për miratimin e dokumentit të rishikimit të planit të përgjithshëm vendor të Bashkisë Roskovec.
10.Për miratimin e nismës për rishikimin të planit të përgjithshëm vendor, për Bashkinë Roskovec.
11. “Për anullim të VKB Nr. 38 datë 31.05.2021 “Për rishikimin e pjesshëm të dokumentit të planit të përgjithshëm vendor me procedurë të përshpejtuar, për bashkinë Roskovec.
12.Diskutime dhe komente të qytetarëve.
[lsvr_gallery images=”13326,13327,13328,13329″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

kadikoy moto kurye umraniye moto kurye tuzla moto kurye atasehir moto kurye moto kurye moto kurye moto kurye beykoz moto kurye moto kurye uskudar moto kurye sile moto kurye

Mbrëmje festive nën tingujt e muzikës turke

Nën moton “Muzika dhe arti bashkojnë njerëzit” mirëpritëm mbrëmjen e djeshme në sheshin qëndror para Bashkisë grupin nga Turqia “Hayal Trio”.🎵🎶
Nën kujdesin e vecantë të Kryetares së bashkisë Roskovec Znj.Majlinda Bufi dhe deputetit të zonës Z.Baftjar Zeqo, angazhohemi ta kthejmë Roskovecin në destinacionin e aktiviteteve artistike dhe kulturore.[lsvr_gallery images=”13315,13316,13314,13313″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

kadikoy moto kurye umraniye moto kurye tuzla moto kurye atasehir moto kurye moto kurye moto kurye moto kurye beykoz moto kurye moto kurye uskudar moto kurye sile moto kurye

Vaksinimi mbi 18 vjeç

Në datat 29-30 Qershor, që janë edhe ditët e hapura të vaksinimit masiv.
Paraqituni pranë Qendrës Shëndetësore Roskovec.
Vaksinimet do të jenë të hapura nesër dhe pasnesër, nga ora 08:00-20:00👇
[lsvr_gallery images=”13310″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]Aplikoni në e-Albania për t’u vaksinuar nëse jeni +18 vjeç.

Romacted faza e dytë

24 Qershori, Dita Nderkombetare e Ballkano-Egjiptianeve➡️ vendosur nga Asambleja e parë e Egjiptianëve e mbledhur në 1990 në Ohër.
↔️Ditën e djeshme bashkë me Znj.Orsiola Kurti, Z. Adriatik Hasantari, Znj.Xhesika Korra dhe Z.Sead Kazanxhi u prezantua në bashki fillimi i fazës së dytë të ROMACTED Znj.Majlinda Bufi rikonfirmoi angazhimin e Bashkisë Roskovec në përfshirjen sociale të komunitetit Rom në nivel vendor .
Tashmë, Bashkia Roskovec , fal angazhimit të përbashkët ka :
✅Planin Vendor të Integrimit të Pakicave Rome dhe Egjiptiane të Bashkisë Roskovec,
✅Udhëzuesin ROMACTED,
✅Udhëzuesin për Bashkitë për Buxhetimin e Përgjithshëm për Pakicat Rome dhe Egjiptiane dhe ROMACTED në një vështrim për Bashkinë Roskovec.[lsvr_gallery images=”13289,13290,13291,13292″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Investime ne vendosjen e stacionit te pompimit dhe pastrimi i kanaleve ujitëse

Një lajm i shumëpritur për fermerët dhe banorët e lagjes “Drizë” në fshatin Vidhisht.
👉Në saj të investimit në vendosjen e një stacioni pompimi dhe pastrimit të kanaleve ujitëse, për herë të parë do kenë mundësi të vaditin prodhimet e tyre bujqësore.[lsvr_gallery images=”13296,13297,13298,13299″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Mbrëmje festive nën tingujt e muzikës Jazz

Mirmbrema
📍Ditën e djeshme Kisha e “Shën Kollit” në Kurjan, mirëpriti qytetarët nën tingujt e një rryme muzikore bashëkohore sic është Jazzi.🕺💃
Artistët e njohur Italian, Demian Cabaud, Domenico Caliri, Mirco Mariottini, Stefano Tamborrino, 🎷🎺🎻nën kujdesin e vecantë të Kryetares së bashkisë Roskovec, znj.Majlinda Bufi dhe deputetit të zonës së Roskovecit z.Baftjar Zeqo dhuruan disa momente relaksi për të pranishmit.🎶🎵[lsvr_gallery images=”13302,13303,13304,13305″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Njoftim për degjesë publike

NJOFTIM:
Dëgjesë Publike me temë: “Për disa shtesa në Vendimin e Këshillit Bashkiak për vitin 2020,
Nr.88 datë 02.12.2020, Për miratimin e Paketës Fiskale për vitin 2021”[lsvr_gallery images=”13177″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Gëzuar “1 Qershorin”

Një super atmosferë mbushi sot sheshin qendror të qytetit të Roskovecit në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, “1 Qershorit” 🤹‍♂️🎈🎈🎈☺🎈🎈🤹‍♂️
📍Bashkia Roskovec në bashkëpunim me ZVA –në, kopshtet dhe shkollat 9-vjecare të qytetit dhe Njësive Administrative organizuan një sërë aktivitetesh me këngë, valle, recitime e shfaqje artistike.🤹‍♂️💃🕺👯‍♂️🎈
“Le të jetë dashuria dhe mirësia që na dhurojnë çdo ditë fëmijët tanë shtysa, shpresa dhe besimi për të bërë gjithçka që e ardhmja e tyre të jetë më e mirë dhe e gëzuar”…
Në fund të aktivitetit tollumbacet shumëngjyrëshe pushtuan qiellin.🎈🎈🎈🎈🎈🎈🎈🎈🎈🎈[lsvr_gallery images=”13152,13154,13155,13153″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Mbledhja e Këshillit Bashkiak, muaji Maj.

Ditën e sotme në sallën e mbledhjeve të këshillit, U zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak për muajin Maj.
Në rend dite u miratuan vendimet si më poshtë:👇
1. Miratimi i rendit të ditës së mbledhjes.
2. Informacion mbi Vendimet e Këshillit të mbledhjes së muajit Prill 2021.
3. Informacion mbi lançimin e pyetësorit të sondazhit për përcaktimin e prioriteteve të komunitetit për projekt-buxhetin afatmesëm 2022-2024.
4. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar të Këshillit Bashkiak.
5. Për dhënien e Ndihmës Ekonomike nga fondi i kushtëzuar deri në 6% për periudhën 1-30 Prill 2021.
6. Për zëvendësimin e përfaqësuesit të Këshillit të Bashkisë Roskovec në Këshillin e Qarkut Fier.
7. Për ndryshimin e emërtimit të rrugës “Argjinatura” në fshatin Suk 1, Njësia Administrative Strum.
8. Për miratimin e kërkesës së GIZ Albania për ndërtimin e Qendrës së Kompostimit dhe Riciklimit të Mbetjeve Organike,në pasurinë Nr.206/21/A,ZK 2599,në pronësi të Bashkisë Roskovec.
9. Për miratimin e kërkesave për zënien/përdorimin e hapësirave publike në Bashkinë Roskovec.
10. Për fillimin e proçesit gjyqësor për anullimin e Akteve Administrative AMTP miratuar me VKB Nr.21 datë 25.07.2013 dhe VKB Nr.12 datë 21.05.2014”.
11. Për rishikimin e pjesshëm të dokumentit të Planit të Përgjithshëm Vendor me procedurë të përshpejtuar,për Bashkinë Roskovec.
12. Për disa ndryshime mbi projektin “Rehabilitim i Bllokut Nr.1”.
13. Për miratim fondesh shtesë në Buxhetin e Bashkisë Roskovec për vitin 2021.
14. Për miratimin e raportit vjetor të konsoliduar të zbatimit të Buxhetit të vitit 2020.
15. Dërgim i raportit të monitorimit për 4-mujorin e I viti 2021 dhe i raportit vjetor të konsoliduar të zbatimit të buxhetit të vitit 2020.
16. Diskutime dhe komente të qytetarëve.
[lsvr_gallery images=”13149,13148,13147,13146″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]