Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Author: bashkiaroskovec

Degjesa publike në Ngjeqar

Ashtu siç ishte lajmëruar, ditën e sotme bashkia Roskovec filloi proçesin e buxhetimit me pjesëmarrje për vitin 2018. Sot u zhvillua dëgjesa publike në fshatin Ngjeqar, Njësia Administrative Kurjan. Të pranishëm në këtë dëgjesë publike ishin Kryetarja e bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi, Krye Administratori z. Kadri Hyska, N/ Kryetari i bashkisë z. Isa Hoxha, drejtorët e drejtorive të bashkisë, dy këshilltarët z. Kudret Kuka dhe z. Fredi Feleqi , kryplaku i fshatit si dhe s’mund të mungonin përfaqësues nga komuniteti dhe biznesi.
Gjatë kësaj dëgjese qytetarët diskutuan dhe përzgjodhën projektet prioritare më të rëndësishme për zonën ku ata jetojnë. Të gjitha shqetësimet e shprehura nga qytetarët u mbajtën shënim dhe do të shqyrtohen me kujdes të veçantë nga Kryebashkiakia dhe stafi i Saj.
Ditët në vazhdim do të zhvillohen dëgjesat sipas axhendës së publikuar.
Ju ftojmë të bëheni pjesë.

[lsvr_gallery images=”6214,6215,6216,6217,6218,6219″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Social Qendër Komunitare

Punimet për zbatimin e projektit për ndërtimin e “Social Qendër Komunitare” vazhdojnë me ritëm të lartë. Një investim shumë i nevojshëm dhe për herë të parë në llojin e vetë si bashkëpunim i bashkisë Roskovec, Youth Act dhe financim të IADSA. Së shpejti të rinjtë e Roskovecit do të kenë një qendër ku të shtojnë horizontin, të shpalosin idetë dhe të zhvillojnë talentet e tyre.
[lsvr_gallery images=”6161,6162,6163,6164,6165″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Kopshti “Lulet e Jetës”

Jo vetëm kopsht me kushtet më të mira infrastrukturore dhe higjeno- sanitare! 
Tashmë kopshti “Lulet e Jetës” ka filluar të funksionoj me drekë.
Puna jonë nuk përfundon këtu. Do të vazhdojmë të kontribuojmë maksimalisht për të përsosur gjithnjë e më shumë kushtet, duke synuar arsimin cilësor.
[lsvr_gallery images=”6168,6169,6170,6171,6172,6173″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Ambiente Publike

Në rrugën “Qazim Hoxha”, ku po punohet për rregullimin e lulishtes. Punë në vazhdimësi dhe shumë të tjera na presin.
[lsvr_gallery images=”6176,6177,6178,6179,6180″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Takime me të rinjtë

Ashtu siç dhe ishte lajmëruar, sot u zhvillua takimi i organizuar nga Youth Act dhe bashkia Roskovec, në kuadër të projektit “ SociAL Qendër Komunitare”. Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues dhe trajnues të Youth Act, N/ Kryetari i bashkisë z. Isa Hoxha dhe të rinj dhe të reja të cilët shfaqën interes të madh mbi çka u diskutua në këtë takim. Temat e trajtuar në takim ishin:
1. Demokracia dhe qeverisja e mirë
2. Të drejtat e njeriut
3. Mosdiskriminimi
4. Shërbimet dhe shtresat në nevojë.
Duke qënë së muaji Tetor është cilësuar “ Muaji i luftës kundër trafikimit të personave”, N/ Kryetari z. Hoxha i kushtoi një rëndësi të veçantë kësaj teme gjatë këtij takimi.

[lsvr_gallery images=”6198,6197,6193,6192,6191″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Njohja me kapacitetet dhe nevoja për trajnime në fusha të ndryshme për stafin e administratës

Ditën e sotme, në ambientet e Pallatit të Kulturës, u zhvillua takimi në kuadër të projektit të financuar nga USAID “ Zhvillimi dhe Bashkëpunimi i Përshpejtuar i Shoqërisë Civile”. Të pranishëm në këtë takim ishin znj. Natasha Mazari Drejtoreshë e projektit, znj. Arjana Haxhiu Këshilltare pranë USAID dhe drejtuesit e drejtorive të bashkisë Roskovec. Qellimi i projektit është të mbështesë dhe të fuqizojë kapacitetet dhe llogaridhënien e institucioneve shtetërore. Tema e takimit të sotëm ishte “ Njohja me kapacitetet dhe nevoja për trajnime në fusha të ndryshme për stafin e administratës”.
[lsvr_gallery images=”6202,6203,6204,6205″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Në ndihmë të familjeve në nevojë

Kemi nisur me ndërtimin e çatisë në shtëpinë e familjes së Bashkim Himes, Njësia Administrative Strum. Nuk e kemi ndalur punën dhe nuk do të ndalemi deri sa t’i ofrojmë kësaj familje një shtëpi të sigurt dhe komode për të jetuar.
[lsvr_gallery images=”6208,6209,6210,6211″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Përfundon rikonstruksioni i shkollës “7 Dëshmorët”

Sot nxënësit e shkollës “ 7 Dëshmorët”, Strum, kanë një shkollë tërësisht të transformuar, me kushte bashkëkohore dhe me një standard europian.
Transformimin e vërtetë të kësaj shkolle do e ndiejnë fëmijët, të cilët nuk do të kenë më problemin e lagështirës, mungesën e kushteve higjeno – sanitare, apo problemet e tjera të mbartura ndër vite.
Falenderojmë Trans Adriatic Pipeline (TAP) për mbështetjen financiare të dhënë për rikonstruksionin e kësaj shkolle. Bashkia Roskovec do të vazhdojë të jetë pranë gjithmonë për të standardizuar infrastrukturën, duke bërë të mundur sigurimin e kushteve të nevojshme për mbarëvajtjen e proçesit mësimor.
Dhe nuk do të ndalemi këtu… 

#Rikonstruksioni_shkollës #7Dëshmorët
[lsvr_gallery images=”6091,6092,6093,6094,6095,6096,6097,6098,6099,6100,6101,6102″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

SociAL Qendër Komunitare

Në bashkinë Roskovec çdo ditë punohet.
Sot puntorët vazhdojnë punimet për “SociAL Qendër Komunitare”. Një qendër kjo multifunksionare, bashkëpunim i bashkisë Roskovec me Youth Act dhe financim të IADSA.
Kjo qendër do të mirëpresë të gjthë ata që duan të shfrytëzojnë kohën e tyre të lirë në mënyrë frytdhënëse, duke zhvilluar talentet dhe njëkohësisht duke rritur shkallën e dijeve të tyre.
[lsvr_gallery images=”6107,6108,6109,6110,6111″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Në ndihmë të familjeve në nevojë

Ditën e sotme, Kryetarja e bashkisë znj. Majlinda Bufi, zhvilloi një vizitë pranë Spitalit Rajonal Fier, ku u njoh nga afër me situatën e znj. Liljana Hatillari, rast i bërë i njohur dhe publik nga mediat. Kryetarja i siguroi mbështetje zonjës dhe fëmijëve të saj dhe e garantoi se shumë shpejt do t’i mundësoi punësim një prej fëmijëve të saj. Në kuadër të projektit “Për ngritjen e Mekanizmit të bashkërendimit të Punës për Referimin e Rasteve të Dhunës në Marrëdhëniet Familjare dhe Mënyrën e Proçedimit të tij”, një bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, PNUD , znj. Hatillari do t’i ofrohet shërbim psikologjik dhe ligjor falas.

Mbështetja e Kryebashkiakes nuk ka për t’i munguar në asnjë moment kësaj familje. Znj. Bufi ka qënë dhe vazhdon të jetë pranë familjeve në nevojë duke i ofruar ndihmën e saj për t’ia lehtësuar sadopak jetësën këtyre familjeve. Raste të njohura të cilat kanë përfituar ndihmën dhe mbështetjen e bashkisë janë : familja Fisheku në Njësinë Administrative Kuman , së fundmi fëmijët Myftaraj në Njësinë Administrative Kurjan dhe familja Hime në Njësinë Administrative Strum.
[lsvr_gallery images=”6114,6115,6116″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]