Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: March 2017

Aktivitet Festiv

Sot është 7 Marsi, festa e Mësuesit, një festë e cila meriton gjithë respektin tonë. Ditën e sotme nxënësit e shkollave të Bashkisë Roskovec organizuan një koncert festiv në nder të mësuesve të tyre. Pallati i Kulturës u mbush anembanë me zëra të gëzueshëm. Kudo dëgjoheshin urimet e sinqerta të fëmijëve dhe gëzimi që ata ndjenin dallohej në sytë e tyre.
Të nderuar e të respektuar,mesuesit tone,kudo që jetoni e punoni,gëzuar 7- Marsin ditën tuaj!
Në këtë ditë ne ju nderojmë ju për punën e kontributin tuaj te madh që jepni për të ardhmen e fëmijëve tanë.
[lsvr_gallery images=”4345,4346,4347,4348,4349,4350,4351″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Buxheti lokal, të ardhurat dhe shpenzimet

Ditën e sotme u zhvillua trajnimi i fundit me stafin e bashkisë Roskovec nga Fondacioni për Liri Ekonomike. Trajnimi u zhvillua në ambientet e Pallatit të Kulturës. Tema e kësaj seance ishte “Buxheti lokal, të ardhurat dhe shpenzimet”. Gjatë gjithë trajnimit u zhvillua një bashkëbisedim i ndërsjelltë midis të dyja palëve.
[lsvr_gallery images=”4354,4355,4356,4357,4358,4359″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

E drejta për informim dhe për monitorimin e politikbërjes së qeverisjes lokale

Ditën e djeshme më datë 03.03.2017, në ambientet e Pallatit të Kulturës u zhvillua trajnimi nga “ Fondacioni për Liri Ekonomike”. Të pranishëm në këtë trajnim ishin N/ Kryetari i bashkisë Roskovec z. Isa Hoxha dhe një pjesë e stafit të bashkisë. Tema e rradhës ishte ” E drejta për informim dhe për monitorimin e politikbërjes së qeverisjes lokale. Media sociale dhe qeverisja si instrumente të dobishëm për llogaridhënie”. Ky aktivitet është pjesë e projektit të mbështetur financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla i Komisionit për Demokraci i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.
[lsvr_gallery images=”4362,4363,4364,4365,4366,4367″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Statusi i Naftëtarit

Ashtu dhe siç ishte njoftuar sot në ambientin e Pallatit të Kulturës nën kujdesin e veçantë të Kryetares së bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi, u zhvillua takimi informues për përfituesit e “Statusit të Naftëtarit”. Të pranishëm në këtë takim ishin deputeti i Roskovecit z. Anduel Xhindi, Kryetar i Partisë Socialiste Roskovec z. Maksim Goga, Drejtor i Burimeve Njerëzore Albpetrol z. Artan Velçani, Drejtori Rajonal i Sigurimeve Shoqërore Fier z. Andius Olldashi dhe K/ Administratori i bashkisë z. Kadri Hyska. Në bazë të ligjit Nr. 8/ 2017, të pranishmit dhanë shpjegime mbi kriteret dhe përfitimet e këtij statusi. U zhvillua një bashkëbisedim i ndërsjelltë midis të dyja palëve dhe ju dhanë shpjegime për çdo paqartësi që ata kishin.
[lsvr_gallery images=”4377,4376,4375,4374,4373,4372,4371,4370″ items_per_row=”3″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rrjeti i ri KUZ

Në bashkinë Roskovec ka filluar puna për ndërtimin e rrjetit të ri KUZ në lagjen “Kodra e Spitalit” . Një problem ky i mbartur me vite të cilit më në fund po i jepet zgjidhje përfundimtare. Ditën e sotme ishte vetë Kryetarja e bashkisë znj. Majlinda Bufi e cila inspektoi punimet nga afër.
 [lsvr_gallery images=”4301,4302,4303,4304″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Fondacioni për Liri Ekonomike

Vazhdojnë trajnimet e stafit të bashkisë Roskovec nga “Fondacioni për Liri Ekonomike”. Trajnimi u zhvillua në ambientet e Pallatit të Kulturës dhe të pranishëm ishin drejtues dhe një pjesë e stafit të bashkisë. Tema e sotme e trajnimit ishte ” Buxhetimi me Pjesëmarrje, përmbajtja dhe roli i tij”. Ky aktivitet është pjesë e projektit që mbështetet financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla i Komisionit për Demokraci i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.
[lsvr_gallery images=”4296,4295,4294,4293,4292″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook