Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Statusi i Naftëtarit

Ashtu dhe siç ishte njoftuar sot në ambientin e Pallatit të Kulturës nën kujdesin e veçantë të Kryetares së bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi, u zhvillua takimi informues për përfituesit e “Statusit të Naftëtarit”. Të pranishëm në këtë takim ishin deputeti i Roskovecit z. Anduel Xhindi, Kryetar i Partisë Socialiste Roskovec z. Maksim Goga, Drejtor i Burimeve Njerëzore Albpetrol z. Artan Velçani, Drejtori Rajonal i Sigurimeve Shoqërore Fier z. Andius Olldashi dhe K/ Administratori i bashkisë z. Kadri Hyska. Në bazë të ligjit Nr. 8/ 2017, të pranishmit dhanë shpjegime mbi kriteret dhe përfitimet e këtij statusi. U zhvillua një bashkëbisedim i ndërsjelltë midis të dyja palëve dhe ju dhanë shpjegime për çdo paqartësi që ata kishin.
[lsvr_gallery images=”4377,4376,4375,4374,4373,4372,4371,4370″ items_per_row=”3″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published.