Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: February 2017

ANALIZA VJETORE 2016

Ditën e sotme në Pallatin e Kulturës u zhvillua analiza 1-vjeçare e punës në kuadër të transparencës. Në këtë analizë morën pjesë kryetarja e Bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi, K/Administratori, N/ Kryetarët e Bashkisë dhe Drejtuesit e Drejtorive të cilët prezantuan punën e tyre gjatë vitit 2016.
Gjithashtu të pranishëm ishin dhe punonjësit e Bashkisë. Në çdo prezantim u paraqitën punët e realizuara , investimet e kryera gjatë këtij viti dhe po ashtu u prezantuan dhe objektivat e çdo drejtorie për vitin 2017. Në fund të prezantimeve pati pyetje dhe sygjerime të cilat u dëgjuan me vëmendje të veçantë nga secili në mënyrë që ky vit i ri të jetë me sa më shumë efektivitet.
[lsvr_gallery images=”4203,4204,4205,4206,4207,4208,4209″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

REHABILITIMI I QENDRES SUK 2

Bashkia Roskovec ka filluar nga puna për rehabilitimin e qendrës në Suk 2, Njësia Administrative Strum.
Fillimisht po punohet për rregullimin e ujrave të bardha. Më pas do të vazhdohet me fazat e tjera të projektit deri sa të arrihet nja ambient bashkohorë dhe të shëndetshëm.
[lsvr_gallery images=”4189,4190,4191,4192″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

PROJEKTI I SHKOLLES STRUM

Ditën e sotme në ambientet e Pallatit të Kulturës u zhvillua takimi i Kryetares së Bashkisë znj. Majlinda Bufi me drejtuesit e shkollave të Njësive Administrative Strum dhe Roskovec. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe N/ Kryetari i Bashkisë z. Jorgo Begaj, Drejtori i Shërbimeve z. Arben Dukaj, Drejtori i Urbanistikës z. Rakip Hazizaj, Përgjegjëse e Arsimit dhe Shëndetësisë znj. Klarida Baba dhe disa mësues. Në këtë takim u diskutua rreth projektit më të ri të shkollës “7 Dëshmorët” Strum i cili do të realizohet si bashkëpunim i Bashkisë Roskovec dhe Trans Adriatic Pipeline (TAP) dhe gjetjes të një zgjidhje sa më të mirë për zhvillimin e mësimit për nxënësit e kësaj shkolle gjatë kryerjes së punimeve.
[lsvr_gallery images=”4180,4181,4182,4183,4184,4185″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Transparencë

Si çdo fillim jave dhe sot u zhvillua mbledhja e Kryetares së Bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi me N/ Kryetarët e Bashkisë, K/ Administratorin, Administratorët e Njësive Administrative dhe drejtuesit e Drejtorive. U diskutuan detyrat e përfunduara të caktuara nga java paraardhëse dhe problematikat qe hasen gjatë punëve të përditshme. Gjithashtu iu caktuan gjithësecilit detyrat që duhen zbatuar për këtë javë.
[lsvr_gallery images=”4174,4175,4176,4177″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

TROTUARI NE VELMISH

Kanë përfunduar punimet për trotuarin në Velmish. Prej shumë kohësh nuk ishte vënë dorë në këtë segment rrugor dhe kalimi në të ishte bërë pothuajse i pamundur. Gjatësia e këtij segmenti është 1272 metër linear.
Kishte ardhur koha për t’i risjellë jetën dhe gjallërinë edhe kësaj pjese dikur të harruar të Bashkisë Roskovec.
[lsvr_gallery images=”4169,4170,4171″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

TAKIM INFORMUES

Ditën e sotme, më datë 1 shkurt 2017, në ambientet e Pallatit të Kulturës u zhvillua një takim me përfaqësues të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Fier. Takimi kishte karakter informues mbi sistemin e ri të dixhitalizuar , ngritjen e regjistrit elektronik pranë çdo njësie administrative, përcaktimin e kritereve dhe detajeve të formulës së unifikuar të pikëzimit për përfitimin e ndihmës ekonomike. Të pranishëm ishin z. Flamur Bufi dhe z. Endrit Dizdari përfaqësues të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtëtëror, Administratori i Njësisë Administrative Strum z. Ysenj Agaçi, Përgjegjësja e Shërbimit Social znj. Elfrida Goga, familje përfituese të skemës ekonomike si dhe qytetarë të tjerë të interesuar mbi këtë çështje.
[lsvr_gallery images=”4164,4165,4166″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook