Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: February 6, 2017

PROJEKTI I SHKOLLES STRUM

Ditën e sotme në ambientet e Pallatit të Kulturës u zhvillua takimi i Kryetares së Bashkisë znj. Majlinda Bufi me drejtuesit e shkollave të Njësive Administrative Strum dhe Roskovec. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe N/ Kryetari i Bashkisë z. Jorgo Begaj, Drejtori i Shërbimeve z. Arben Dukaj, Drejtori i Urbanistikës z. Rakip Hazizaj, Përgjegjëse e Arsimit dhe Shëndetësisë znj. Klarida Baba dhe disa mësues. Në këtë takim u diskutua rreth projektit më të ri të shkollës “7 Dëshmorët” Strum i cili do të realizohet si bashkëpunim i Bashkisë Roskovec dhe Trans Adriatic Pipeline (TAP) dhe gjetjes të një zgjidhje sa më të mirë për zhvillimin e mësimit për nxënësit e kësaj shkolle gjatë kryerjes së punimeve.
[lsvr_gallery images=”4180,4181,4182,4183,4184,4185″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Transparencë

Si çdo fillim jave dhe sot u zhvillua mbledhja e Kryetares së Bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi me N/ Kryetarët e Bashkisë, K/ Administratorin, Administratorët e Njësive Administrative dhe drejtuesit e Drejtorive. U diskutuan detyrat e përfunduara të caktuara nga java paraardhëse dhe problematikat qe hasen gjatë punëve të përditshme. Gjithashtu iu caktuan gjithësecilit detyrat që duhen zbatuar për këtë javë.
[lsvr_gallery images=”4174,4175,4176,4177″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook