Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: February 17, 2017

PERROI I VIDHISHTES

Ka ditë që dy eskavatorë po punojnë për pastrimin e përroit të Vidhishtës. Puna s’ka ndalur asnjë ditë që nga fillimi deri më sot. Deri tani janë pastruar 700 ml gjatësi . Shumë shpejt do të zgjidhen dhe problemet e fermerëve për kullimin e parcelave të tyre bujqësore përgjatë këtij përroi.
[lsvr_gallery images=”4248,4249,4250″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

KAMPIONATI VOLEJBOLLIT PER VAJZA

Ditën e sotme u organizua kampionati i volejbollit për vajza midis shkollave të mesme të Bashkisë Roskovec : shkolla e mesme “Adem Vrapi” Roskovec, shkolla e mesme e bashkuar “Didin Bishani” Kurjan dhe shkolla jopublike “Goja e Artë”. Ky eveniment u zhvillua në ambientet e shkollës “Goja e Artë”. Emocione të shumta shoqëruan pjesëmarrësit dhe të ftuarit e pranishëm. Fituese e kësaj veprimtarie rezultoi shkolla “Goja e Artë”. Suksese të mëtejshme jo vetëm shkollës fituese por dhe shkollave pjesëmarrëse.
[lsvr_gallery images=”4241,4242,4243,4244,4245″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook