Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

PROJEKTI I SHKOLLES STRUM

Ditën e sotme në ambientet e Pallatit të Kulturës u zhvillua takimi i Kryetares së Bashkisë znj. Majlinda Bufi me drejtuesit e shkollave të Njësive Administrative Strum dhe Roskovec. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe N/ Kryetari i Bashkisë z. Jorgo Begaj, Drejtori i Shërbimeve z. Arben Dukaj, Drejtori i Urbanistikës z. Rakip Hazizaj, Përgjegjëse e Arsimit dhe Shëndetësisë znj. Klarida Baba dhe disa mësues. Në këtë takim u diskutua rreth projektit më të ri të shkollës “7 Dëshmorët” Strum i cili do të realizohet si bashkëpunim i Bashkisë Roskovec dhe Trans Adriatic Pipeline (TAP) dhe gjetjes të një zgjidhje sa më të mirë për zhvillimin e mësimit për nxënësit e kësaj shkolle gjatë kryerjes së punimeve.
[lsvr_gallery images=”4180,4181,4182,4183,4184,4185″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published.