Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Bashkia

Hapsirat Publike

Prioritetet kryesore të bashkisë Roskovec kanë qënë në infrastrukturë, arsim, shëndetësi por në asnjë moment nuk janë lënë mënjanë shtimi dhe mirëmbajtja e hapsirave publike dhe zonave të gjelbëruara.
Këtë herë jemi zhvendosur në Vlosh ku ka filluar puna për zgjerimin e hapsirës publike për krijimin e një lulishteje.
Çdo hapsirë publike u përket qytetarëve prandaj kemi detyrim për ta rehabilituar këtë hapsirë dhe t’i japim më shumë frymëmarrje qytetit.
#HapsiratPublike
#MëShumëSipërfaqeTëGjelbëruara
#BashkiaRoskovec

[lsvr_gallery images=”5042,5043,5044,5045,5046,5047″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Qendra e Vidhishtës

Pas rikualifikimit urban i cili po transformon çdo ditë dhe më shumë Kumanin , një tjetër projekt filloi sot në Vidhisht.
Bashkia Roskovec ka filluar nga puna për ndërtimin e qendrës së Vidhishtës. Faza e parë e projektit është zgjerimi i hapsirave publike . Shumë shpejt banorët e kësaj zone do të kenë një mjedis me parametra urban i cili do t’i japi qytetit një pamje dhe dimension tjetër.
#InvestimeNëKomunitet
#RilindjeUrbane
#BashkiaRoskovec

Pranë familjeve në nevojë

Tre fëmijë jetim, dy vëllezër dhe një motër, të vetëm në jetë , por tashmë me mbështetjen e bashkisë Roskovec.
Nismat e marra nga bashkia për kategoritë në nevojë nuk kanë përfunduar.
Sapo ka filluar puna për ndërtimin e shtëpisë për këta tre fëmijë në Vlosh, njësia administrative Kurjan.
Pas kurbanit si traditë, kanë qënë fëmijët të cilët kanë hedhur gurin e parë në themelin e shtëpisë.

#JemiGjithmonëPranëKomunitetit
#PranëFamiljeveNëNevojë
#BashkiaRoskovec
[lsvr_gallery images=”5026,5027,5028,5029,5030,5031,5032,5033″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Përroi i Vidhishtës

Jemi ende në Njësinë Administrative Kuman duke bërë pastrimin e përroit të Vidhishtës. Puna është zhvendosur në brendësi të zonës së banuar. Zgjidhje përfundimtare për këtë problem real dhe emergjent për banorët e kësaj zone.
Ne jemi pranë qytetarëve në zgjidhje të problemeve të tyre .
#PranëBanorëve
#BashkiaRoskovec
[lsvr_gallery images=”5017,5018,5019,5020,5021,5022,5023″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Përmirësimi i Infrastrukturës Rrugore

Rruga e Stanit , rruga Shabanaj dhe rruga e Gogajve në Njësinë Administrative Kurjan, të lëna në harresë për shumë vite. Rrugë të cilat ishin tërësisht të shkatërrura që paralizonin lëvizjen e banorëve dhe automjeteve.
Bashkia Roskovec ka filluar punën për rehabilitimin, sistemimin dhe mbushje me inerte të këtyre segmenteve në mënyrë që t’ja lehtësojë sadopak banorëve jetesën deri në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare.
#PërmirësimInfrastrukturësRrugore#
#BashkiaRoskovec#
[lsvr_gallery images=”4965,4966,4967,4968,4969,4970″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Përgatitjet për sezonin e vaditjes

Vetëm pak ditë më parë këtu jo vetëm nuk mendohej për vaditje, por as shenjë kanali nuk kishte.
Sot, pas shumë vitesh harresë, puntorët e Sektorit të Pastrim Gjelbërimit në kanalin që lidh lagjen Agaçaj Suk 1 me Jagodinën deri të nënstacioni elektrik , kanë mundur të sigurojnë pastrimin e këtij kanali i cili do të mbulojë me vaditje të gjithë sipërfaqen e parcelave bujqësore në atë zonë.
#InvestimeNëKomunitet
#BashkiaRoskovec
[lsvr_gallery images=”4957,4958,4959,4960,4961,4962″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Pritja me Komunitetin

Gjithmonë e më pranë qytetarëve në nevojat që ata kanë.
Si çdo ditë të enjte edhe sot u zhvillua takimi me komunitetin në ambientet e bashkisë Roskovec. Pritja e rradhës u bë nga vetë Kryetarja e bashkisë Znj. Majlinda BUFI së bashku me K/ Administratorin z.Kadri Hyska dhe N/ Kryetarin z. Isa Hoxha të cilët dhanë përgjigjet dhe sqarimet përkatëse për çdo pyetje dhe shqetësim.
#PunojmëÇdoDitë
#SqarojmëÇdoQytetarë
#PranëKomunitetiPërÇdoNevojë
#BashkiaRoskovec

[lsvr_gallery images=”4948,4949,4950,4951,4952,4953,4954″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Rilindje Urbane

Vazhdojmë të punojmë çdo ditë në të gjithë territorin e bashkisë Roskovec, për më shumë investime dhe shërbime në interes të qytetarëve tanë.
Së shpejti banorët e Kurjanit do të kenë një rrugë brenda të gjitha standarteve.
Pas zgjerimit të hapsirave në të gjithë gjatësinë e rrugës ka vazhduar shtrimi me çakull dhe stabilizant. Punohet çdo ditë që sa më shpejt territorit të bashkisë t’i shtohet një tjetër rrugë me parametra urban.
[lsvr_gallery images=”4936,4935,4934,4933,4932,4931,4930″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Pranë Komunitetit

Një premtim i mbajtur për të dy familjet që ju dogj shtëpia në strum , njësia administrative Strum .
Neim dhe Flamur Spahiu , dy vëllezërit që përfituan nga Vendimi i Këshillit të Bashkisë Roskovec dhe Drejtoria e Emergjencave Civile , Ministria e Brendshme , Tiranë.
[lsvr_gallery images=”4915,4916,4917″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Investime në Komunitet

Punëtorët e bashkisë kanë filluar punimet për kanalizimet e ujrave të zeza në lagjen e ashtuquajtur “Ish sektori i Ndërmarrjes Bujqësore” Roskovec.
Një investim kaq shumë i nevojshëm për banorët e kësaj zone.
Gjithmonë pranë qytetarëve.
[lsvr_gallery images=”4907,4908,4909,4910,4911,4912″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook