Në kuadër të projektit të financuar nga IADSA , Youth ACT dhe Bashkia Roskovec , ditën e djeshme u organizuan dy takime.
Takimi i parë u zhvillua në shkollën “Adem Vrapi” me temën “Edukimi shëndetësor për të rinjtë”.
Tema e cila mblodhi në një takim diskutimi gratë e Roskovecit ishte “ Mbrojtja e të drejtave të grave në tregun e punës”.
Të tjera takime do të organizohen në ditët në vazhdim në kuadër të këtij projekti.
Sot N/ Kryetari i Bashkisë Roskovec z. Isa Hoxha në takimin e përjavshëm me qytetarët. Komunikimi i drejtëpërdrejtë me komunitetin dhe zgjidhja e problemeve të tyre do vazhdojnë të jenë themel i punës sonë.
#Prioritet_jeni_Ju
#Bashkia_Roskovec
Takimet informuese rreth këndit të BE-së në Roskovec vazhdojnë.🇦🇱
️🇪🇺
Sot ishim me vogëlushët e klasës së tretë të shkollës “Alush Grepcka” me mësuesen Irma Bardhi, në një orë të hapur mësimi, ku përveç informacioneve bazike për BE ata u edukuan për një ushqyerje të shëndetshme.
Falenderojmë në mënyrë të veçantë prindërit të cilët kontribuan me gatimet e tyre në këtë aktivitet.
Tema që mblodhi në një tavolinë diskutimi personelin shëndetësor dhe nxënësit e shkollës “Adem Vrapi” ishte : “Sëmundjet seksualisht të transmetueshme”
Qëllimi i këtij takimi i organizuar nga Inspektoria e Shëndetësisë dhe Arsimit pranë Bashkisë Roskovec znj. Manjola Vrapi, ishte sensibilizimi dhe informimi i të rinjve rreth sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe orientimi i tyre drejt një jete të shëndetshme.
#Edukojmë_brezat_e_rinj
#Bashkia_Roskovec
Nxënës të talentuar dhe të etur për më shumë dije.
Këto cilësi ka vënë re vullnetari i “Peace Corps” z. Robert White, në të gjithë nxënësit e shkollave të Bashkisë Roskovec.
Takimet përmbyllëse të këtij cikli të parë ishin në shkollat “Alush Grepcka” dhe “Adem Vrapi”.
Së shpejti të tjera aktivitete na presin.
Nxënës të talentuar dhe të etur për më shumë dije.📖
📚
Këto cilësi ka vënë re vullnetari i “Peace Corps” z. Robert White, në të gjithë nxënësit e shkollave të Bashkisë Roskovec.
Takimet përmbyllëse të këtij cikli të parë ishin në shkollat “Alush Grepcka” dhe “Adem Vrapi”.
Së shpejti të tjera aktivitete na presin.