Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: March 2018

Bashkitë për në Evropë

Vizitë në Këndin e BE-së në Bashkinë Roskovec.
Sot Këndi i BE-së u vizitua nga disa nxënës të shkollës “Adem Vrapi”, për tu informuar më shumë rreth kësaj zyre të re që është hapur në bashkinë tonë.
Të rinjtë u informuan rreth projektit “Bashkitë për në Evropë” dhe se çfarë ata mund të përfitojnë nga ky projekt.
Jeni të mirëpritur për tu informuar rreth çdo teme për Bashkimin Evropian.
[lsvr_gallery images=”7752,7753,7754,7755,7756″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Këndi i BE-së në Roskovec

Vizitë në Këndin e BE-së në Bashkinë Roskovec.
Sot Këndi i BE-së u vizitua nga disa nxënës të shkollës “Adem Vrapi”, për tu informuar më shumë rreth kësaj zyre të re që është hapur në bashkinë tonë.
Të rinjtë u informuan rreth projektit “Bashkitë për në Evropë” dhe se çfarë ata mund të përfitojnë nga ky projekt.
Jeni të mirëpritur për tu informuar rreth çdo teme për Bashkimin Evropian.
[lsvr_gallery images=”7526,7527,7528,7529″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Gëzuar Festën e Novruzit!

Bashkia Roskovec uron: Gëzuar Festën e Novruzit!
Qoftë jeta juaj e mbushur me begati e shëndet!
Bekimet më të mira për të gjithë!
 
 

Dita Ndërkombëtare e Pyjeve

Sot në ditën ndërkombëtare te pyjeve, liqenit të Kurjanit u shtuan më shumë pemë të reja🌳🌳, më shumë oksigjen për shtëpinë tonë të madhe.
Nismës së Bashkisë Roskovec iu bashkuan dhe nxënësit e shkollës “Didin Bishani”, Kurjan.
Bashkohu dhe ti nismës tonë!
[lsvr_gallery images=”7771,7772,7773,7774,7775,7776″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Dita Ndërkombëtare kundër Diskriminimt Racial

Sot është ditë e parë e pranverës, por është edhe dita kur në mbarë botën kremtohet Dita Ndërkombëtare kundër racizmit. Është një datë e shënuar, e përcaktuar nga Kombet e Bashkuara për të kujtuar një nga masakrat e shumta të historisë së njerëzimit që kanë për bazë idenë se qeniet njerëzore nuk janë të gjitha të barabarta.
Bashkia Roskovec në kuadër të kësaj dite organizoi një aktivitet ndërgjegjësues, pranë Pallatit të Kulturës. Të pranishëm ishin drejtues të shkollave të Bashkisë Roskovec, mësues, nxënës dhe komunitet.
Kjo veprimtari kishte për qellim reflektimin dhe për mbrojtjen e të drejtave njerëzore.
Jemi të gjithë të barabartë!
STOP Diskriminimit!
[lsvr_gallery images=”7535,7536,7537,7538,7539,7540,7541,7542,7543″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Dita Ndërkombëtare kundër Racizmit

Sot është ditë e parë e pranverës, por është edhe dita kur në mbarë botën kremtohet Dita Ndërkombëtare kundër racizmit. Është një datë e shënuar, e përcaktuar nga Kombet e Bashkuara për të kujtuar një nga masakrat e shumta të historisë së njerëzimit që kanë për bazë idenë se qeniet njerëzore nuk janë të gjitha të barabarta.
Bashkia Roskovec në kuadër të kësaj dite organizoi një aktivitet ndërgjegjësues, pranë Pallatit të Kulturës. Të pranishëm ishin drejtues të shkollave të Bashkisë Roskovec, mësues, nxënës dhe komunitet.
Kjo veprimtari kishte për qellim reflektimin dhe për mbrojtjen e të drejtave njerëzore.
Jemi të gjithë të barabartë!
STOP Diskriminimit!
[lsvr_gallery images=”7768,7767,7766,7765,7764,7763,7762″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Dita Ndërkombëtare e Pyjeve

Kemi edhe 1 javë kohe për t’ju bashkuar fushatës së gjelbërimit “Mbill dhe Ti pemën tënde!”
Të kujdesesh për gjelbërimin sot, investon për të ardhmen e qytetit dhe shoqërisë nesër.
14.000 pemë të reja pranë liqenit të Kurjanit.
[lsvr_gallery images=”7546,7547,7548,7549,7550″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Fushata e gjelbërimit vazhdon…

Ne jemi duke vazhduar…
Sot ishim në Kurjan për të mbiell pemë të reja pranë digës së liqenit.
Neser do të jemi përsëri aty.
Eja dhe Ti.
Cfare të duhet?
1 pemë dhe shumë dashuri.

[lsvr_gallery images=”7553,7554,7555″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  
 

Mbledhje e Këshillit Bashkiak

Ditën e sotme u zhvillua mbledhja e rradhës e Këshillit Bashkiak.
Në rendin e ditës u diskutuan këto çështje:
1. Miratimi i fondit për pagesën e personave me aftësi të kufizuar dhe invalideve të punës për periudhën 1-31 Mars 2018.
2. Propozim për dhënien e Ndihmave Ekonomike për periudhën 1-31 Mars 2018.
3. Dhënia e Ndihmave Ekonomike nga fondi i kushtëzuar deri në 6% për periudhën 1-28 Shkurt 2018.
4. Miratimi i raportit të vlerësimit dhe parashikimeve afatmesme të të ardhurave për programin buxhetor afatmesëm 2019-2021.
5. Miratimin e tavaneve të shpenzimeve për programin buxhetor afatmesëm 2019-2021.
6. Ndërtim i KUZ Kuman, zona e katërt.

#Informohuni
#Mbledhja_e_Këshillit_Bashkiak
[lsvr_gallery images=”7490,7491,7492,7493,7494″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Facebook
Facebook