News
Fushata e gjelbërimit vazhdon…
Ne jemi duke vazhduar…
Sot ishim në Kurjan për të mbiell pemë të reja pranë digës së liqenit.![]()
![]()
Neser do të jemi përsëri aty.
Eja dhe Ti.
Cfare të duhet?![]()
1 pemë dhe shumë dashuri.
[lsvr_gallery images=”7553,7554,7555″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Mbledhje e Këshillit Bashkiak
Ditën e sotme u zhvillua mbledhja e rradhës e Këshillit Bashkiak.
Në rendin e ditës u diskutuan këto çështje:
1. Miratimi i fondit për pagesën e personave me aftësi të kufizuar dhe invalideve të punës për periudhën 1-31 Mars 2018.
2. Propozim për dhënien e Ndihmave Ekonomike për periudhën 1-31 Mars 2018.
3. Dhënia e Ndihmave Ekonomike nga fondi i kushtëzuar deri në 6% për periudhën 1-28 Shkurt 2018.
4. Miratimi i raportit të vlerësimit dhe parashikimeve afatmesme të të ardhurave për programin buxhetor afatmesëm 2019-2021.
5. Miratimin e tavaneve të shpenzimeve për programin buxhetor afatmesëm 2019-2021.
6. Ndërtim i KUZ Kuman, zona e katërt.
#Mbledhja_e_Këshillit_Bashkiak
[lsvr_gallery images=”7490,7491,7492,7493,7494″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Mbledhja e Këshillit Bashkiak
Ditën e sotme u zhvillua mbledhja e rradhës e Këshillit Bashkiak.
Në rendin e ditës u diskutuan këto çështje:
1. Miratimi i fondit për pagesën e personave me aftësi të kufizuar dhe invalideve të punës për periudhën 1-31 Mars 2018.
2. Propozim për dhënien e Ndihmave Ekonomike për periudhën 1-31 Mars 2018.
3. Dhënia e Ndihmave Ekonomike nga fondi i kushtëzuar deri në 6% për periudhën 1-28 Shkurt 2018.
4. Miratimi i raportit të vlerësimit dhe parashikimeve afatmesme të të ardhurave për programin buxhetor afatmesëm 2019-2021.
5. Miratimin e tavaneve të shpenzimeve për programin buxhetor afatmesëm 2019-2021.
6. Ndërtim i KUZ Kuman, zona e katërt.
[lsvr_gallery images=”7558,7559,7560,7561″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Lëviz për Barazinë Gjinore
Kjo ishte tema e cila mblodhi pranë Qendrës Komunitare personalitete të ndryshme.
Një takim ky i cili u organizua nga organizata “Lëviz Albania”, në ambientet më të reja të Qendrës Komunitare.
Të pranishëm në këtë takim ishin : znj. Valbona Kuko Drejtore Ekzekutive e Organizatës Lëviz Albania, z. Sokol Haxhiu përfaqësues i Ambasadës Zviceriane, Kryetarja e Bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi, znj. Antoneta Dhima Deputete e Qarkut Fier, znj. Mirela Arqimandriti Drejtore Ekzekutive e organizatës “Aleanca për Barazi Gjinore” , znj. Juljana Hoxha Drejtore Ekzekutive e organizatës “Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim” , znj. Aurela Bozo Qendra për Nisma Ligjore Qytetare, znj. Kleina Kasanai Këshilltare pranë Zyrës së Zëvendës Kryeministres, znj. Iris Luarasi, znj. Ani Ruçi dhe znj. Besjana Hysa.
Tematikat e trajtuara në këtë takim ishin të shumta:
– Sfidat e zbatimit të politikave gjinore në nivel vendor;
– Shërbimet bashkiake me fokus gjinor nga lupa e shoqërisë civile;
– Shëndeti i nënës dhe fëmijës dhe gjendja e qendrave shëndetësore;
– Funksionimi i Sistemit të Referimit kundër dhunës në familje në nivel vendor;
Kryebashkiakia Znj. Majlinda Bufi deklaroi dhe shprehu mbështetjen se Bashkia Roskovec do të ketë gjithmonë prioritet të saj projekte që kanë në fokus barazinë gjinore dhe fuqizimin e rolit të gruas.
[lsvr_gallery images=”7497,7498,7499,7500,7501,7502,7503,7504,7505,7506,7507,7508″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Rehabilitim i rrugës “Xhemal Lamo”
Ka filluar të jetë i dukshëm ndryshimi në rrugën “Xhemal Lamo”, në Njësinë Administrative Kuman.
Puna ka nisur
💪
Koha është ajo që do të jap rezultatin.
#Rikualifikim_urban
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”7423,7424,7425,7426,7427″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
“Ish ndërmarrja bujqësore”
Vazhdon rikualifikimi urban në brendësi të lagjes “Ish ndërmarrja bujqësore”.
Ndërhymë për të bërë të mundur zgjerimin e rrugës dhe shtrimin e trotuarëve. Punimet do të pasojnë me një projekt të plotë me rrugë të asfaltuar, ndriçim e gjelbërim.
#çdo_ditë_për_Roskovecin
[lsvr_gallery images=”7432,7433,7434,7435,7436″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Kujdesu për qytetin!
Të kujdesemi për qytetin, për shtëpinë tonë të përbashkët, nuk është vetëm detyrë e punonjësve të sektorit pastrim- gjelbërim por është obligim i të gjithë komunitetit.
Çdo ditë koleget dhe kolegët tanë kujdesen për pastërtinë e qytetit.
Së bashku mund t’ja dalim të mbrojmë mjedisin.
Bashkimi bën fuqinë.
💪
#Jeto_shëndetshëm
[lsvr_gallery images=”7439,7440,7441,7442,7443″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Skema e mbështetjes në bujqësi
Vazhdojnë takimet me fermerët për t’ju prezantuar skemën kombëtare të mbështetjes për bujqësinë.
Vetëm NIPT fermeri dhe 0 dokumenta.
✔️
Kaq ju duhen për të përfituar nga skema e mbështetjes në bujqësi.
Aplikoni në #Agropika.
Aplikimet janë të hapura deri më 28 Mars 2018.
#Gjithmonë_e_më_pranë_fermerëve
#Për_një_bujqësi_të_zhvilluar
[lsvr_gallery images=”7446,7447,7448,7449,7450,7451″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Bashkohu dhe Ti!
Ne jemi duke vazhduar..
🔛
Bashkohu dhe ti fushatës së gjelbërimit!
Bëje për veten tënde, bëje për të ardhmen tënde!
[lsvr_gallery images=”7454,7455,7456,7457″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]