Një mbremje ndryshe nga të tjerat në Vidhisht. Ashtu siç dhe ishte lajmëruar, ditën e djeshme nën perëndimin e diellit u bë inagurimi i qendrës së Vidhishtës. Një atmosferë plot me ngjyra ku jo vetëm Vidhishtarët por dhe banorët e fshatrave përreth kaluan çaste të bukura deri në mesnatë.
Fjalën hyrëse e mbajti Kryetarja e bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi. Kryetarja përshëndeti dhe uroi të gjitha banorët dhe theksoi se projekte të tilla të cilat përmirësojnë jetën dhe cilësinë e jetës së banorëve do të jenë gjithmonë në vëmendje të saj. Një falenderim të vaçantë i bëri të gjithë antarëve të Këshillit Bashkiak Roskovec sepse pa mbështetje e tyre s’do të bëheshin të gjitha këto investime që janë bërë deri më tani.
Qendra e re, muzika, dekori , njerëzit e kthyen këtë mbremje në një mbremje të veçantë.
Ta gëzojmë të gjithë qendrën e re, këtë ambient relaksues, shplodhës dhe të gjelbëruar.
Ashtu siç ndryshoi pamje Kumani , Vidhishta ashtu do të ndryshojnë pamje të gjitha fshatrat e bashkisë Roskovec.
#Inagrurimi_Qendrës_Vidhishtë
#Inagurim_Argëtim_Kulturë
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”5781,5782,5783,5784,5785,5786,5787,5788,5789,5790,5791,5792,5793,5794″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]