Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Komuniteti

Në ndihmë të familjeve në nevojë

Kemi nisur me ndërtimin e çatisë në shtëpinë e fëmijëve Myftaraj, Vlosh. Nuk e kemi ndalur punën dhe nuk do të ndalemi deri sa t’i ofrojmë këtyre fëmijëve një shtëpi të sigurt dhe komode për të jetuar.
 
[lsvr_gallery images=”5998,5999,6000″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Pranë fermerëve

Bashkia Roskovec po punon për t’i ardhur në ndihmë fermerëve lidhur me pastrimin e kanaleve vaditës dhe kullues në të gjithë territorin e saj.
Sot jemi në Suk, duke punuar për pastrimin dhe veshjen me beton të kanalit vaditës V 39, punë kjo që po bëhet nga të ardhurat e bashkisë.
#Pranë_fermerëve
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”6004,6005,6006,6007,6008,6009,6010,6011″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Lajm i mirë për banorët e Marinzës

Një lajm i mirë për banorët e Marinzës 
Pas analizave të thelluara nga ISHP-ja Tiranë , uji i pusit më të ri në Marinëz ( Çipllakë), është i përshtatshëm për konsum publik 
Dhe tani vjen menjëherë financimi nga Qeveria Shqiptare për zbatimin e projektit të furnizmit me ujë të pijshëm Marinëz, si një zgjidhje përfundimtare 
#PranëKomunitetit
#BashkiaRoskovec

Inagurimi i qendrës Vidhishtë

Një mbremje ndryshe nga të tjerat në Vidhisht. Ashtu siç dhe ishte lajmëruar, ditën e djeshme nën perëndimin e diellit u bë inagurimi i qendrës së Vidhishtës. Një atmosferë plot me ngjyra ku jo vetëm Vidhishtarët por dhe banorët e fshatrave përreth kaluan çaste të bukura deri në mesnatë. 
Fjalën hyrëse e mbajti Kryetarja e bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi. Kryetarja përshëndeti dhe uroi të gjitha banorët dhe theksoi se projekte të tilla të cilat përmirësojnë jetën dhe cilësinë e jetës së banorëve do të jenë gjithmonë në vëmendje të saj. Një falenderim të vaçantë i bëri të gjithë antarëve të Këshillit Bashkiak Roskovec sepse pa mbështetje e tyre s’do të bëheshin të gjitha këto investime që janë bërë deri më tani.
Qendra e re, muzika, dekori , njerëzit e kthyen këtë mbremje në një mbremje të veçantë.
Ta gëzojmë të gjithë qendrën e re, këtë ambient relaksues, shplodhës dhe të gjelbëruar. 
Ashtu siç ndryshoi pamje Kumani , Vidhishta ashtu do të ndryshojnë pamje të gjitha fshatrat e bashkisë Roskovec.

#Inagrurimi_Qendrës_Vidhishtë
#Inagurim_Argëtim_Kulturë
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”5781,5782,5783,5784,5785,5786,5787,5788,5789,5790,5791,5792,5793,5794″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Në ndihmë të komunitetit

Fëmijët Myftaraj në Vlosh, njësia administrative Kurjan, tashmë nuk janë më vetëm. Shumë shpejt këta fëmijë do të kenë shtëpinë e tyre, me financim të bashkisë Roskovec.
[lsvr_gallery images=”5766,5767,5768,5769″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Rehabilitimi i rrugës së Ngjeqarit

Duke punuar për rehabilitimin e çdo rruge të qytetit.
Në rrugën e Ngjeqarit , pas ndërtimit të trotuarit dhe kompletimit në të gjithë gjatësinë e tij me ndriçim.
Urbanizimi është më pranë se kurrë.
[lsvr_gallery images=”5759,5760,5761,5762,5763″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Në ndihmë të komunitetit

Të jemi pranë komunitetit është prioriteti jonë. Nismat humanitare për të mbështetur familjet në nevojë nuk kanë përfunduar.
Vazhdon ndërtimi i shtëpisë për familjen e Bashkim Himës në njësinë administrative Strum, Suk 2. 
[lsvr_gallery images=”5739,5740,5741,5742,5743,5744″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Projekti “Star 2”

Është zhvilluar takimi me drejtues të Agjensisë për Zbatimin e Reformës Administrative –Territoriale, projekti “Star 2”.
Të pranishëm në këtë takim ishin
N/Kryetari i bashkisë Roskovec z. Isa Hoxha, Administratori z. Kadri Hyska dhe drejtuesit e drejtorive përkatëse. Tema e këtij takimi ishte vlerësimi i performancës së bashkive pas zbatimi të kësaj reforme.
[lsvr_gallery images=”5747,5748,5749,5750,5751″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rikonstruksioni i rrugës së Ngjeqarit

Një tjetër rrugë i është nënshtruar rehabilitimit. Rruga e Ngjeqarit, një projekt i plotë me asfaltim, trotuare dhe ndriçim. Kemi filluar me zgjerimin e rrugës, ndërtimin e trotuarëve dhe vendosjen e ndriçimit.
Problematikat janë të shumta por ne s’do të ndalemi.
Pasi të përfundohen të gjitha këto akse do të vijohet edhe me rrugët e brendshme të fshatrave.
#Rilindje_Urbane
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”5617,5616,5615,5614,5613″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Kujdesu për qytetin !

Në këtë qytet kemi më shumë nevojë për gjelbërim, lule, bukuri. Prandaj një nga prioritetet tona ka qënë shtimi i hapsirave të gjelbëruara. Puntorët e Sektorit të Pastrim Gjelbërimit kanë filluar aksionin për mbjelljen e pemëve në lulishten më të re në Roskovec.
Le të kontribojmë të gjithë për mbajtjen pastër të qytetit tonë.
#Mbaj_pastër_qytetin
#Hapsira_të_gjelbëruara
[lsvr_gallery images=”5577,5578,5579,5580,5581″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook